Nesër Jahjaga pret ambasadorin e ri amerikan

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, i cili do të dorëzojë letrat kredenciale.
Është paraparë që pas takimit, Presidentja Jahjaga dhe Ambasadori Delawie do të japin nga një deklaratë për media.
Amnasadori ka zëvendësuar ambasdoren e deritanishme të SHBA-ve në Kosovë, zonjen Tracey Ann Jacobson.

Blerës “kënaquni” me mashtrimet 

0

Ditëve të fundit ka një trend të rritjes së mashtrimeve nga ana e marketeve të mëdha në Republikën e Kosovës. Shumë qytetar kanë mbushur rrjetet sociale me dëshmi faktike të mashtrimeve nga ana e marketeve dhe kompanive kosovare. Mirëpo institucionet përgjegjëse janë duke heshtur, duhet dy javë e më shumë që inspektoriati të dalë në inspektim edhe atë duke lajmëruar kompanit se “ Mos mendoni se sot do të ju vizitojmë”.

Mashtrimet e bëra nga marketet e mëdha si Etc, Super Viva, Emona etj, janë shkelje e të drejtave të klientëve dhe pabesi ndaj lojalitetit të tyre, mos harroni humbja e një klienti ka kosto jashtëzakonisht të rëndë ju menaxher të ketyre marketeve.

Sipas një analize të thjeshtë nëse një konsumator blen këto produkte të paktën dhjetë herë në muaj, kjo do të thotë se ai konsumator për periudhën e mashtrimit do të humbas rreth 100 euro në vit.

Shumë kompani në të gjihtë globin kanë tendenca që të krijojnë e mbajnë lidhje më të fuqishme me konsumatorët e tyre, e që në mënyrë të kujdesshme të menaxhohen të gjitha “pikat e ndjeshme ” në raport me konsumatorët me qëllim të maksimizimit të bësnikërisë së tyre. Marketet kosovare të kenë parasysh se konsumatorët e sotshëm është vështirë të kënaqen, janë më të mençur, më të vetëdijshëm për cilësinë, çmimin, kërokjnë më shumë, harrojnë më vështirë dhe i ofrohen shumë alternativa nga konkurentë tjerë me oferta të njëjta apo edhe më të mira.
Sipas disa ekonomistëve nuk është vështirë të fitohen konsumatorë të kënaqur, disa kompani mund ta bëjnë këtë. Por sfida është të prodhohen konsumatorë besnikë dhe të mahnitur.

Kompanitë duhet bërë kalkulimin e kostos së konsumatorëve të humbur.

Nuk mjafton të jesh i aftë në tërheqjen e konsumatorëve të rinj: kompania duhet t’i mbajë ata dhe vazhdimisht të bëjë përpjekje për të rritur biznesin. Shumë kompani edhe në Kosovë vuajnë nga
dezertimi i lartë i konsumatorëve. Është njësoj si të hedhësh para në thesin pa fund.
Kompania duhet të dallojë arsyet e humbjes së konsumatorve të saj dhe të identifikojë ata që mund t’i menagjojë në mënyrë sa më efikase. Korporata FORUM ka bërë një hulumtim dhe ka analizuar konsumatorët e humbur të disa kompanive më të mëdha dhe ka ardhur në përfundim se:

a) 15% e konsumatorëve kanë kaluar diku tjetër për shkak se kanë gjetur produkte më të mira.

b) 15%_shi tjetër kanë gjetur produkte më të lira.

c) 70% e konsumatorëve kanë ikur për shkak të vetëdijes së dobët ose për shkak të mos-vetëdijes
së shitësit.

Nuk ka asgjë më të mirë se sa të dëgjohen konsumatorët, një kompani do të ishte jashtëzakonisht e mençur nëse i kushton një vëmendje të veçantë konsumatorëve, sepse çelësi i përkujdesjes së
konsumatorëve është kënaqësia e tyre.

Një konsumator i kënaqur mbetet besnik më gjatë, blenë më shumë, flet mirë për kompaninë dhe produktet e saja, i kushton më pak rëndësi konkurencës dhe është më pak i ndjeshëm në çmim, ofron ide për produkte ose shërbime te kompania, dhe kushton me pak për tu shërbyer sesa konsumatori i ri.

Mirëpo ne mendojmë që t’i këshillojmë kompanitë tona kosovare sepse disa kompani mendojnë se janë duke marrur një sens të kënaqjes së konsumatorëve duke grupuar ankesat e tyre. Mirëpo sipas disa hulumtimeve del se 96% e konsumatorëve nuk ankohen fare, një pjesë nga ta thjesht nuk blejnë më , 54% deri 70% do të bëjnë biznes me kompaninë nese ankesat e tyre merren parasysh shpejtë. Konsumatorët e trajtuar mirë pas ankesës u tregojnë mesatarisht 5 personave për trajtimin e mirë që e kanë marrur nga kompania.

Reklama ka për qëllim shitjen masive dhe të krijojë mundësinë për komunikim masiv me tregun e caktuar. Reklama mund të shikohet nga audienca milionëshe në TV dhe përfaqëson çdo formë të sinjalit të paguar që ndërton një segment të caktuar konsumatorësh për të rritur direkt ose indirekt shitjet.

Për të arritur suksesin e synuar, personat përgjegjës për marketing duhet të jenë kreativë, duke
hulumtuar metoda dhe mënyra të ndryshme të reklamimit, që përkojnë me realitetin dhe traditën
e vendit, pasi ka shumë reklama që mund të sjellin edhe ciklin e degjenerimit të produktit të
kompanisë.

Pra me reklamim duhet të synohet veprimtaria e ndërmarrjes, e cila ka si qëllim reklamimin e produkteve dhe shërbimeve të veta, me qëllimin kryesor – shitjen e tyre. Ekonomistët, reklamën e kanë definuar si “Një formë e ndikimit të qëllimshëm dhe të vetëdijshëm, por të padetyrueshëm”, një proces komunikativ ndikues me ndihmën e mjeteve të ndryshme të komunikimit.

E mos na mashtroni…

Mr. Lulzim A. Beqiri

Momentet magjike kur fëmijët fshihen…

0

Fëmijëria është periudha më e bukur që gdhendet në memorien e secilit nga ne. Lojërat e asaj periudhe janë të pafundme dhe një ndër to është dhe ajo e fshehjes, por duke qenë fëmijë nuk e kemi një koncept të plotë për këtë.

Në foto janë dhënë disa nga momentet më magjike kur fëmijët përpiqen të fshihen.

5

13

19

20

21

22

4

15

2

10

200473

Kosova është një faktor i stabilitetit dhe i fqinjësisë së mirë (Foto)

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim delegacionin e kongresistëve të Kongresit të SHBA-së, zotëri Vern Buchanan, zotëri David Price, zotëri Adrian Smith, zonjën Dina Titus dhe zonjën Susan Davis, me të cilët bashkëbisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë si dhe për mundësitë e zhvillimit ekonomik të vendit.

Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e partneritetit të Kosovës me SHBA-në dhe angazhimin amerikan për stabilitetin dhe paqen jo vetëm në Kosovë por edhe në gjithë rajonin e Evropës Juglindore. Ajo tha se vazhdimi i pranisë amerikane, përmes angazhimit në forcën paqeruajtëse të NATO-s, ka një domethënie të madhe për sigurinë dhe paqen në gjithë rajonin dhe është një garantuese e stabilitetit. Ajo theksoi se Kosova sot ka nevojë për forcimin e mëtejmë të partneritetit me SHBA-në për të garantuar suksesin në proceset demokratike në të cilat aktualisht ndodhet.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova ka arritur të konsolidohet në skenën ndërkombëtare dhe po kërkon vendin e saj në organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe OKB-në dhe BE-në. Ajo tha se Kosova është një faktor i stabilitetit dhe i fqinjësisë së mirë dhe ka treguar edhe përkushtimin e saj për të jetuar ne paqe me të gjithë fqinjët e saj përfshirë edhe Serbinë, me të cilën aktualisht ndodhet në një proces të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e mbajtjes hapur të perspektivës evropiane të Kosovës dhe të gjithë rajonit, që do të ndihmonte të gjitha vendet e Evropës Juglindore përfundimin e reformave në shoqëri, ruajtjen e momentit të krijuar të marrëdhënieve të mira dhe do të pengonte ndikimet nga një palë e tretë.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova është duke forcuar sundimin e ligjit dhe të rendit dhe po bëhet një kontribuuese e fuqishme në fushën e sigurisë globale, si një partnere e rëndësishme ndërkombëtare në luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizmit dhe se vendi asnjëherë nuk do të bëhet strehë e sigurt për ekstremistët. Presidentja Jahjaga foli edhe për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës dhe përpjekjet, pas 15 vjet të përfundimit të luftës, për të rehabilituar dhe re integruar në shoqëri viktimat e kësaj dhune.

Anëtarët e delegacionit të kongresistëve të Kongresit të SHBA-së vlerësuan të arriturat e mëdha të Kosovës dhe theksuan mbështetjen e SHBA-së për proceset në të cilat ndodhet vendi. Ata thanë se gjatë vizitës kanë parë kapacitet të mëdha njerëzore dhe resurse natyrore për një zhvillim ekonomik të vendit që do të mundësojë hapjen e vendeve të punës për të rinjtë e Kosovës. Anëtarët e delegacionit theksuan rëndësinë e forcimit të partneritetit të SHBA-së me Kosovën dhe kërkimin e mënyrave të bashkëpunimit më të ngushtë ekonomik, me mundësi të investimeve.
jahjaga1

Seminari i gjuhës, debat për “Shqiptarët në shekullin XX”

0

Në vazhdën e kumtesave dhe referimeve të shumta dhe të rëndësishme, në ditën e katërt të Seminarit Ndërkombëtarë për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare, u fol për “Shqiptarët në shekullin XX”. Studiuesit paraqiten jetën familjare mes dy luftërave botërore dhe risitë që kanë ndodh në atë periudhe në kryeqytetin shqiptarë./ 21 Media

"The Eaters" vazhdon rrugëtimin në festivale ndërkombëtare

0

Ugzmajli së fundmi ka përfunduar një skenar për film të shkurtër që do ta realizojë këtë vjeshtë, dhe gjithashtu është duke punuar në një skenar për metrazh të gjatë.

Filmi “The Eaters” i Ugzmajlit do të shfaqet ne edicionin e 12 të të Naoussa International Film Festival ne Greqi si dhe në edicionin e 27 të Golden Diana Awards në Austri.
The Eaters do të shfaqet për të dhjetën herë në një festival ndërkombëtar, nga trembëdhjetë festivale ndërkombëtare në të cilët është seleksionuar deri më tani.
Regjisori Ugzmajli ka bërë të ditur se edhe një numër i konsiderueshëm festivalesh pritet ta seleksionojnë filmin, pasi që janë bërë kërkesa për ta dërguar filmin në seleksionime të ndryshme në rrethe të ngushta festivalesh.

20150820105201949

Filmi është realizuar në mars të këtij viti, me aktorët Labinot Lajçi dhe Orgesa Mehmeti, muzika nga Memli Kelmendi, kamera dhe montazhi nga vetë regjisori.
Premiera botërore e filmit ka qenë në Manchester, në festivalin IndieFlicks International Short Film Screening 2015 për të vazhduar pastaj në disa shtete tjera si USA, Portugali, Kroaci, Shqipëri, Kolumbi, Francë, Indi etj.
Ugzmajli së fundmi ka përfunduar një skenar për film të shkurtër që do ta realizojë këtë vjeshtë, dhe gjithashtu është duke punuar në një skenar për metrazh të gjatë.

Aksident me fatalitet, një i vdekur dhe dy të lënduar

0

Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e një personi dhe dy të tjerëve të lënduar në aksidentin që ndodhi sot në mëngjes në rrugën magjistrale Pejë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Rigjevë të Klinës.

Sipas Policisë në këtë aksident ishin të përfshirë një kamion ‘Merecedes’ me targa të shtetit Shqipërisë, drejtuar nga i dyshimti R.K.(1976) dhe një kamionet ‘Mercedes’ me targa vendore të komunës së Ferizajt, drejtuar nga viktima J.S.(1948).
“Njësitë policore të NjRKRR-së si dhe ato të Stacionit policor Klinë kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka marrë pjesë prokurorja e Krimeve të Përgjithshme në Pejë ku së bashku me hetuesit kanë përfunduar me këqyrjen e vendit të ngjarjes , intenzivisht do të zhvillojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Nga të dhënat e hetuesve mësohet se, si pasojë e aksidentit në Spitalin Rajonal në Pejë janë duke u kuruar dy persona të lënduar,njeri nga ta i dyshuari R.K., shtetas i Shqipërisë dhe D.H.(1985) nga Ferizaj.Sipas ekipit mjekësor jeta e të lënduarve nuk është në rrezik, ndërsa viktima (drejtues i kamionetes) shtetas i Kosovës J.S.(1948) nga fsh. Greme –Ferizaj, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe trupi i pa jetë me vendim te prokurorit është dërguar për autopsi”, thuhet në një komunikatë të Policisë Rajonale të Pejës.

Rasti do të procedohet në Prokurori për të ndërmarrë veprimet e mëtejme procedurale.

Si mund të jetë makina pa shofer që po krijon Apple?

0

Kohët e fundit, zërat se gjiganti i teknologjisë, Apple, ka si projekt të radhës një makinë që ecën vetë, kanë nxitur fantazinë e dizajnerave. Foto të versioneve hipotetike se si mund të jetë një makinë e krijuar nga Apple kanë filluar të qarkullojnë në internet. Por përtej hamendësimeve, ajo që dihet është se kompania është në kërkim të një zone ku mund të testojë mjete, me të cilat pritet të rivalizojë konkurrentët.

Në maj, inxhinierët e Apple kanë zhvilluar një takim në San Francisko, me qëllim gjetjen e një vendi të tillë të përshtatshëm dhe tepër të sigurt. Është fjala për një zonë rreth 2100 akra, e cila më parë ka qenë një bazë detare. Deri tani kompania nuk ka konfirmuar asgjë. Megjithatë, modelet hipotetike që qarkullojnë në internet mund të mos jenë shumë larg mjetit që Apple mund të jetë duke përgatitur, duke parë thjeshtësinë dhe perfeksionin që i karakterizon, një veçori kjo e krijuesit të Apple, Steve Jobs.

apple-2_1439756066-9390527

apple-3_1439756070-7070413

Ferizaj: Rrahje për toka – pesë të lënduar

0

Tre persona janë arrestuar në Ferizaj pasi që të njëjtit si pasojë e një kontesti pronësor kanë sulmuar fizikisht pesë viktima.

Viktimat kanë pranuar trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Në Ferizaj është arrestuar edhe një i dyshuari pasi që i njëjti ka kanosur me armë zjarri dy viktima. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48-orë.

Hyseni: 46 kosovarë të vrarë në luftërat jashtë vendit(Video)

0

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni në kuadër të vizitave që po i bënë komunave të Kosovës, sot ka vizituar komunën e Prishtinës dhe Graçanicës.
Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, e njoftoi ministrin Hyseni se niveli i sigurisë në Prishtinë është i kënaqshëm, derisa ka përmendur disa projekte të realizuara nga komuna që kanë ndikuar në zvogëlimin e aksidenteve.
“Nga janari 2014 deri në korrik 2015 janë vendosur kamera, është shtuar numri i policëve në trafik, janë vendosur pengesa në rrugë që kanë ndikuar edhe në zvogëlimin e aksidenteve në trafik”, tha Ahmeti. 

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, theksoi se Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi konsiderohen si mekanizma të pazëvendësueshëm në rrafshin e sigurisë dhe në kontributin që mund të japin në nivelet nga më sociale.
“Kosova me kaq numër të vogël të banorëve që ka, ka dhënë një numër të madh të qytetarëve të cilët kanë marrë pjesë në luftërat e huaja. Për kokë banori, ne renditemi Ministria e Punëve të Brendshme-Ministarstvo unutrasnjih poslova-Ministry of Internal Affairs në krye të rang listave të shteteve me më së shumti qytetarë të cilët kanë marrë pjesë në luftërat e huaja në Siri dhe Irak, ndërsa janë 46 prej tyre janë deklaruar të vdekur në këto luftëra”, theksoi ministri Skender Hyseni.
Ministri Hyseni vlerësoi se anëtarët e KKSB-ve, janë zërat më të mirë për të dërguar mesazhin e vetëdijesimit për paqe dhe tolerancë që të punohet shumë në parandalimin e kësaj dukurie, që ka përshirë edhe qytetarët e Republikës së Kosovës.
Ndërsa pas Prishtinës, ministri Hyseni ka qëndruar për vizitë në Komunën e Graçanicës, ku ka takuar kryetarin e Komunës, z. Vladeta Kostic dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.
Kryetari i Komunës së Graçanicës, z. Vladeta Kostic, vlerësoi se situata e sigurisë në këtë komunë është shumë e mirë, ndërsa tha se duhet të punuar edhe më shumë.
Ministri Hyseni, theksoi se është mirë që po dëgjon edhe në këtë komunë me specifika të ndryshme, ku jetojnë komunitete të përziera, se ka një trend të rënies së veprave kriminale, siç është raportuat edhe në të gjitha komunat e Kosovës.