Hyseni: 46 kosovarë të vrarë në luftërat jashtë vendit(Video)

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni në kuadër të vizitave që po i bënë komunave të Kosovës, sot ka vizituar komunën e Prishtinës dhe Graçanicës.
Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, e njoftoi ministrin Hyseni se niveli i sigurisë në Prishtinë është i kënaqshëm, derisa ka përmendur disa projekte të realizuara nga komuna që kanë ndikuar në zvogëlimin e aksidenteve.
“Nga janari 2014 deri në korrik 2015 janë vendosur kamera, është shtuar numri i policëve në trafik, janë vendosur pengesa në rrugë që kanë ndikuar edhe në zvogëlimin e aksidenteve në trafik”, tha Ahmeti. 

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, theksoi se Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi konsiderohen si mekanizma të pazëvendësueshëm në rrafshin e sigurisë dhe në kontributin që mund të japin në nivelet nga më sociale.
“Kosova me kaq numër të vogël të banorëve që ka, ka dhënë një numër të madh të qytetarëve të cilët kanë marrë pjesë në luftërat e huaja. Për kokë banori, ne renditemi Ministria e Punëve të Brendshme-Ministarstvo unutrasnjih poslova-Ministry of Internal Affairs në krye të rang listave të shteteve me më së shumti qytetarë të cilët kanë marrë pjesë në luftërat e huaja në Siri dhe Irak, ndërsa janë 46 prej tyre janë deklaruar të vdekur në këto luftëra”, theksoi ministri Skender Hyseni.
Ministri Hyseni vlerësoi se anëtarët e KKSB-ve, janë zërat më të mirë për të dërguar mesazhin e vetëdijesimit për paqe dhe tolerancë që të punohet shumë në parandalimin e kësaj dukurie, që ka përshirë edhe qytetarët e Republikës së Kosovës.
Ndërsa pas Prishtinës, ministri Hyseni ka qëndruar për vizitë në Komunën e Graçanicës, ku ka takuar kryetarin e Komunës, z. Vladeta Kostic dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.
Kryetari i Komunës së Graçanicës, z. Vladeta Kostic, vlerësoi se situata e sigurisë në këtë komunë është shumë e mirë, ndërsa tha se duhet të punuar edhe më shumë.
Ministri Hyseni, theksoi se është mirë që po dëgjon edhe në këtë komunë me specifika të ndryshme, ku jetojnë komunitete të përziera, se ka një trend të rënies së veprave kriminale, siç është raportuat edhe në të gjitha komunat e Kosovës.