Përkrahja amerikane do të vazhdojë edhe në të ardhmen(Foto)

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, së bashku me anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, ka pritur sot në një takim një grup kongresmenësh amerikanë, të kryesuar nga Vern Buchanan, të cilët janë anëtarë të Komisionit të Kongresit për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë. Me këtë rast, u bisedua për partneritetin e deritashëm ndërmjet Kongresit Amerikan dhe Kuvendit të Kosovës, si dhe për përkrahjen e madhe që mekanizmat e Kongresit i kanë dhënë Kuvendit të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve të tij legjislative dhe politike.

Buchanan u shpreh se përkrahja amerikane do të vazhdojë edhe në të ardhmen, si pjesë e mbështetjes së gjithanshme të SHBA-së për Kosovën.

Kryetari Veseli falënderoi delegacionin e Kongresit Amerikan për këtë mbështetje, duke theksuar se ecja përpara e Kosovës dhe kapërcimi i sfidave me të cilat ballafaqohet aktualisht vendi ynë, varen nga partneriteti me SHBA-në dhe botën perëndimore në përgjithësi.

Veseli dhe Buchanan vlerësuan gjithashtu se forcimi i institucioneve demokratike në Kosovë, kërkon mes tjerash, një përqendrim më të madh në fushën e ekonomisë, sepse zhvillimi ekonomik është njëri ndër faktorët më të rëndësishëm në forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.​

kadri-usa

Sulmon babën,motrës ia thyen dritaren e shtëpisë

0

Një person është arrestuar në Gjilan, pasi ai ditë më parë kishte sulmuar fizikisht babain e tij, si dhe në shtëpinë e motrës së tij, qëllimisht kishte thyer një dritare të shtëpisë.

Policia nuk ka dhënë detaje për këtë rast, por ka thënë se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Bosnja nën frikën e sulmeve terroriste

0

Militantët islamik kanë kërcënuar përsëri Bosnje dhe Hercegovinën, këtë herë përmes portalit të ashtuquajtur “Shpata e së vërtetës”, i cili në fillim të javës është bllokuar, për shkak të përmbajtjes së ngjashme.

Ata thonë se Bosnja “nuk është e vetëdijshme se çfarë e pret”.

Tash për tash, nuk është e qartë se kush qëndron prapa kërcënimeve, por ato vijnë paralelisht me publikimin e një DVD-je propaganduese, e cila thuhet se është bërë me regjinë e militantëve të Shtetit Islamik dhe përmban udhëzime dhe kërkesa të ndryshme për myslimanët në Bosnje, Kroaci, Serbi dhe Mal të Zi.

Të gjitha këto vijnë pak muaj pas publikimit të një incizimi, në të cilin luftëtarë nga hapësirat e Ballkanit bëjnë thirrje për vrasje dhe sulme terroriste.

“Nëse mundeni, vendosni eksplozivë nën makina, në shtëpitë e tyre… Hidhni helme në pije, në ushqime”, është thënë në video-mesazh.

Thirrjet e këtij lloji, me ligjet aktuale të Bosnjës, janë të dënueshme dhe, për këtë arsye, në Gjykatën e Bosnjës po gjykohet Husein Bilal Bosniq.

Ai akuzohet për propagandë dhe përhapje të radikalizmit si në Bosnje, ashtu edhe në rajon, si dhe për nxitje publike për t’u bashkuar me organizatat e njohura ndërkombëtarisht si terroriste. Bosniq është arrestuar vitin e kaluar në operacionin e quajtur “Damask”, ndërsa gjykimi i tij ka nisur këtë vit.

Me fjalime ndezëse, ai ka kërkuar mbështetje për grupin militant të Shtetit Islamik dhe pjesëmarrje në fushëbetejat e huaja.

“Nuk ka njeri që nuk ka dëgjuar për muxhahedinët. Është për keqardhje që ne nuk jemi me ta. Lusim Allahun që të na bëjë shehidë”, ka thënë Bosniq.

Është zbuluar po ashtu se Bosniq ka marrë fonde të konsiderueshme nga vendet arabe, ndërsa Prokuroria e Bosnjës beson se paratë kanë pasur për qëllim financimin e rekrutimit të të rinjve nga Bosnja, për të luftuar në anën e Shtetit Islamik.

Organizata joqeveritare në Sarajevë “Iniciativa Atlantike” ka gjetur se rreth 120 shtetas të Bosnjës marrin pjesë në luftërat në Siri dhe Irak.

Prej tyre, 50 janë kthyer, por edhe ata konsiderohen si kërcënim potencial për sigurinë në Bosnje. Sipas autorit të kësaj analize, Vllado Azinoviq, disa nga luftëtarët e Bosnjës marrin pozita të larta brenda Shtetit Islamik.

“Kemi dëgjuar deklaratat e disa njerëzve që janë kthyer nga fushëbetejat. Nga këto deklarata është e qartë se së paku dy deri në tre njerëz kanë pasur role shumë të rëndësishme – disa në çështjet ushtarake-operative, disa në ato administrative”, thotë Azinoviq.

Masat e sigurisë në Bosnje janë rritur ndjeshëm qysh pas sulmit në një stacion policor, në muajin prill, në Zvornik të Republika Sërpskës,transmeton Rel.

Një polic është vrarë në këtë sulm, ashtu si edhe sulmuesi i identifikuar si Nerdin Ibriq.

Në atë kohë, ministri i Sigurisë në Bosnje, Dragan Mektiq, ka konfirmuar se ekzistojnë indikacione për sulme të reja.

“Gjëja më e rëndësishme, sipas mendimit tim, është që të pranojmë se kemi problem me terrorizmin. Nëse e pranojmë, jam i bindur se do të gjejmë masat e duhura”, ka thënë Mektiq.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse kërcënimet për terrorizëm të mundshëm ndaj Bosnjës janë të lidhura me angazhimin e këtij vendi për të luftuar terrorizmin.

GSJP: Asociacioni mos të shndërrohet në mjet të ndarjes etnike

0

​Grupi për Studime Juridike dhe Politike i kërkon Qeverisë së Kosovës që të jetë e kujdesshme në procesin e dialogut në lidhje me Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë. Po ashtu, GSJP ka shprehur brengën për mungesën e transparencës, informimit dhe mbylljen e plotë të Qeverisë në raport me kornizën mbi të cilën kjo e fundit po e planifikon themelimin e Asociacionit.

Në të njëjtën kohë, duke ditur rrezikun që bartë themelimi i Asociacionit ndaj funksionimit kushtetues, shtet-ndërtimit të mëtejshëm të Republikës së Kosovës dhe konceptit tëKosovës si shtet të qytetarëve të saj, GSJP, nëpërmjet një komunikate ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i përmbahet kufijve kushtetues dhe parimeve të cilat do të garantojnë që Asociacioni të mos shndërrohet në mjet të ndarjes etnike të Kosovës.
Ja cka kërkon Grupi për Studime Juridike dhe Politike nga Qeveria e Kosovës, lidhur me asociacionin serb:

I. Sa i takon rrezikut të imponimit të sovranitetit të dyfishtë nga Serbia përmes Asociacionit:

a) Duhet tërhequr vëmendjen e Qeverisë së Kosovës mbi kërkesën e vazhdueshme të Qeverisë sëSerbisë që të imponoj një model të sovranitetit të dyfishtë mbi Kosovën përmes Asociacionit. Në këtë linjë, Qeveria e Serbisë kërkon që Asociacionin ta shndërroj në institucion të Qeverisë së Serbisë në Kosovë sipas përcaktimit paralel në sistemin e saj kushtetues. Përmes kësaj formule, Serbia dëshiron që të imponoj karakterin e dyfishtë të Asociacionit, pra, që themelimi, statusi dhe kompetencat e Asociacionit të bazohet në dy regjime të ndryshme juridike, atë të Kosovës, dhe në të njëjtën kohë, atë të Serbisë. Praktikat e ndjekura deri më sot nga Qeveria Serbe që pas zgjedhjeve t’i emëroj disa kryetarë komunash serbe në Kosovë njëkohësisht si kryetar paralel me vendimet e saj, përbën një shembull të këtij modeli.

b) Prandaj është e domosdoshme që Qeveria e Kosovës të garantoj që Asociacioni themelohet vetëm pasi që Serbia të ketë marrë detyrimin ndaj BE-së që të mos i krijoj bazë ligjore apo kushtetuese të njëjtit në sistemin e saj juridik. Pa këtë lloj të garancionit, themelimi i Asociacionit, pavarësisht statusit dhe kompetencave të tij, do të shndërrohet në një organ të Qeverisë Serbe në Kosovës. Kjo zgjidhje seriozisht e dëmton modelin e bashkëjetesës të ndërtuar në Kosovë në këto vite.

c) Në bashkëngjitje të këtij detyrimi, Qeveria e Kosovës duhet të garantoj që asnjë anëtar dhe punonjës i Asociacionit të mos bartë pozitë emërimi nga Republika e Serbisë, apo edhe të pranoj pagë prej saj.

II. Sa i takon statusit juridik të Asociacionit:

a) Një Asociacion i Komunave Serbe, që ka për qëllim përfaqësimin dhe promovimin e interesave të komunitetit serb në Kosovë, nuk mund të ndërtohet në dëm të, dhe të anashkaloj, garancionet kushtetuese për sistemin vetëqeverisës të përcaktuar me Kushtetutën e Kosovës dhe parimet e përfaqësimit funksional të komunitetit serb (dhe komuniteteve tjera) në institucionet qendrore të Kosovës.

b) Pranimi që Asociacionit të Komunave Serbe t’i njihet statusi i një organi publik që përfaqëson interes in e komunitetit serb, në formatin paralel, e shkatërron sistemin e vetëqeverisjes lokale, përfaqësimin politik të Serbëve përmes pjesëmarrjes në institucionet qendrore të qeverisjes, dhe përfaqësimin e serbëve në institucionet tjera kushtetuese të projektuara për përfaqësimin e interesit serb në Kosovë.

c) Themelimi i një organi paralel publik për përfaqësimin e interesave të komunitetit serb, në formën e Asociacionit, mohon të drejtën e ushtrimit të mandatit kushtetues të komunitetit serb në tërë strukturën institucionale që Kushtetuta e Kosovës ka vendosur për pjesëmarrjen e garantuar të këtij komuniteti. Kosova nuk mund të rrezikoj demokracinë e vetëqeverisjes lokale të komunave serbe(dhe komunave tjera multietnike) dhe përfaqësimin e tyre në institucionet qendrore duke e nominuar Asociacionin si zëdhënës të interesit politik të atyre komunave.

d) Qeveria e Kosovës duhet të jetë e vetëdijshme mbi faktin që shndërrimi i Asociacionit në një organ publik, gjithashtu, shkatërron përfaqësimin legjitim të komunitetit Serb në Kosovë, meqë themelon një qark të ri përfaqësues i cili nuk bartë mandat të drejtpërdrejtë popullor për ta ushtruar një funksion të tillë përfaqësues. Një funksion të tillë përfaqësues për komunitetin serb në Kosovë e bartin ekzluzivisht deputetët serb në Kuvendin e Kosovës, kryetarët e komunave serbe, dhe përfaqësuesit serb në kuvendet komunale të Kosovës. Themelimi i Asociacionit si një organ publik që përfaqëson interesin serb në Kosovë në mënyrë direkte mohon sistemin e përfaqësimit të drejtpërdrejtë të komunitetit serb në Kosovë të garantuar me kushtetutën e vendit, dhe modelin integrues të parashikuar me kushtetutën e vendit. Prandaj, Asociacioni nuk duhet të pranohet të dal jashtë karakterit të një organi jo-publik.

III. Sa i takon kompetencave të Asociacionit:

a) Në lidhje me çfarëdo kompetence publike të Asociacionit në Kosovë, duhet sqaruar që sistemi kushtetues i Kosovës përcakton një model të decentralizuar të vetëqeverisjes lokale, ku komunat serbe gëzojnë autonomi të zgjeruar të vetëqeverisjes.

b) Përveç kësaj, përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të Serbëve është i garantuar në nivelin qendror përmes mekanizmave të shumtë. Bartja e çfarëdo kompetence prej grupit të kompetencave që u takojnë ekskluzivisht komunave serbe por edhe institucioneve qendrore tek Asociacioni është i ndaluar absolutisht me kushtetutën e vendit.

c) Për më tepër, nominimi i Asociacionit me një kompetencë të natyrës komunale shkel edhe parimet e garantuara me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, meqë u mohon komunave serbe kompetenca që u janë garantuar tanimë në kuptimin e së drejtës së tyre për vetëqeverisje lokale dhe parimit të subsidiaritetit (Neni 4, paragrafi 3 dhe 4 i KEVL).

c) Në këtë linjë, duhet rikujtuar Qeverisë së Kosovës që asnjë kompetencë që i takon ekskluzivisht organeve komunale (p.sh. financimin e nevojave të komunave), përfshirë komunat serbe, nuk mund të bëhet objekt i vendimmarrjes së një organi të tretë sikur Asociacionit. Dhënia dhe transferimi/delegimi i çfarëdo kompetence publike për vendimmarrje në çfarëdo çështje tek Asociacioni, nënkupton ri-aranzhim të strukturës së kompetencave të parashikuara me kushtetutë dhe legjislacionit sistemor (vital) të Kosovës. Prandaj, njohja e çfarëdo kompetence Asociacionit implikon çështje të natyrës kushtetuese dhe ndryshim të modelit kushtetues të vetëqeverisjes lokale dhe përfaqësimit e interesave të komuniteteve në Kosovë (përshirë edhe komunitetin serb), dhe si e tillë nuk duhet pranuar.

IV. Sa i takon kohëzgjatjes së Asociacionit:

a) Një Kosovë multietnike, që garanton një sistem të integruar të qeverisjes, nuk mund të pranoj ekzistimin e përhershëm të organeve monoetnike sikur që është Asociacioni. Në këtë kuptim, dhe në linjën e vendimit Sejdic të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, themelimi i një mekanizmi monoetnik është i pranueshëm vetëm si mjet i përkohshëm derisa komuniteti serb i veriut të integrohet plotësisht në jetën publike të Kosovës. Në një dimension tjetër, duhet rikujtuar Qeverisë së Kosovës seimazhi i Kosovës demokratike është i ndërtuar mbi parimit e multietnicitetit, kurse ndërtimi i mekanizmave njëetnik, e kthen Kosovën hapa mbrapa në imazhin e saj.

b) Prandaj, Qeveria e Kosovës nuk duhet të pranoj që Asociacioni të jetë një mekanizëm i përhershëm, por një instrument i tillë të themelohet për një afat të caktuar kohor, p.sh. jo më shumë se 5 vite. Qeveria duhet të garantoj që, pas kalimit të një afati të tillë, tërë komunat t’i bashkohen Asociacionit të Komunave të Kosovës si mënyra e vetm e për ta mbajtur kursin multietnik të përfaqësimit të interesave të çdo komuniteti, një model tashmë i pranuar nga të gjitha komunat serbe të jugut të Kosovës.

V. Sa i takon strukturës vendimmarrëse të Asociacionit:

a) Përveç çështjes së kompetencave dhe statusit juridik të saj, struktura e brendshme e Asociacionit është e rëndësisë së veçantë gjithashtu. Struktura e brendshme e Asociacionit nuk duhet të prodhoj hamendësime mbi funksionin dhe qëllimet e Asociacionit. Pretendimi për t’i dhënë Asociacionit një strukturë me një kryetar, një mekanizëm legjislativ dhe një këshill ekzekutiv, jep percepcionin e një organi vendimmarrës me kompetenca shtetërore autonome, dhe si i tillë nuk duhet pranuar.

b) Vendimmarrja në Asociacion, gjithashtu, nuk duhet lejuar të bëhet mbi premisa të institucioneve publike që qeverisen me legjislacionin e organeve administrative. Njëjtë, sikur që statusi i punëtorëve të Asociaci onit nuk mund të jetë i nëpunësit civil apo nëpunësit publik, për faktin e thjeshtë që një gjë e tillë paragjykon seriozisht vet kompetencën dhe qëllimin e Asociacionit.

c) Veprimtaria, të hyrat, shpenzimet dhe mënyra e vendimmarrjes, duhet t’i nënshtrohen kontrollit administrativ të Ministrisë së Administratës Publike, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, dhe çdo institucioni tjetër në Kosovë që ushtron kontroll të rregullsisë administrative të funksionimit të institucioneve jo-publike.

Prandaj, Grupi për Studime Juridike dhe Politike i kërkon Qeverisë së Kosovës që të tregoj vendosshmëri dhe respekt për parimet kushtetuese në procesin dialogues me Serbinë, si dhe të garantoj që Asociacioni i Komunave Serbe të mos dal jashtë kornizave kushtetuese dhe konceptit të Kosovës si shtet i barabartë për të gjithë qytetarët e saj.

Kosova, si një vend me vizion Evropian, nuk mund të pranoj që të them eloj institucione mbi baza të ndarjes etnike

410 milionë për Brezovicën! (VIDEO)

0

Investimi më i madh që nga pas lufta konsiderohet të jetë ai në Projektin Zhvillimor të Qendrës Turistike të Brezovicës. Ky projekt pritet të fillojë së zbatuari në fund të këtij viti, në të cilin janë planifikuar të investohen 410 milionë euron si dhe të hapen mbi 3 mijë vende pune./21 Media

Farid Zarif: Mirënjohje për institucionet dhe popullin e Kosovës

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti Kryeministri Isa Mustafa priti përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të KB-ve në Kosovë, Farid Zarif
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (KB), shef i deritashëm i UNMIK-ut në Kosovë, Farid Zarif.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa foli për progresin e gjithanshëm në Republikën e Kosovës.

Kryeministri Mustafa po ashtu vlerësoi përkrahjen që agjenci dhe trupa të ndryshëm të Kombeve të Bashkuara po japin për Kosovën.

Kryeministri Isa Mustafa e falënderoi z. Zarif për punën dhe kontributin e tij në Kosovë, duke i uruar suksese në angazhimet e tij të mëtejshme.

Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, shef i deritashëm i UNMIK-ut në Kosovë, Farid Zarif, e falënderoi kryeministrin Mustafa për pritjen, duke vlerësuar progresin në Kosovë si dhe shprehu mirënjohje për institucionet dhe popullin e Kosovës. përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (KB), shef i deritashëm i UNMIK-ut në Kosovë, Farid Zarif.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa foli për progresin e gjithanshëm në Republikën e Kosovës.

Kryeministri Mustafa po ashtu vlerësoi përkrahjen që agjenci dhe trupa të ndryshëm të Kombeve të Bashkuara po japin për Kosovën

Kryeministri Isa Mustafa e falënderoi z. Zarif për punën dhe kontributin e tij në Kosovë, duke i uruar suksese në angazhimet e tij të mëtejshme.

Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, shef i deritashëm i UNMIK-ut në Kosovë, Farid Zarif, e falënderoi kryeministrin Mustafa për pritjen, duke vlerësuar progresin në Kosovë si dhe shprehu mirënjohje për institucionet dhe popullin e Kosovës.

Halimi: Vazhdojnë manipulimet me shqiptarët e Luginës

0

Kryetari i Partisë së Veprimit Demokratik dhe deputet në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi, me rastin e 25-vjetorit të themelimit të PVD-së, ka bërë një koment ku pasqyron historikun e saj, si dhe pozitën e shqiptarëve dhe gjendjen aktuale politike në Luginë dhe më gjerë.

Halimi, mes tjerash, thotë se të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës vazhdojnë të shkelen, ashtu siç vazhdojnë edhe manipulimet me ta nga anë të ndryshme.

Ja komenti i plotë i Riza Halimit.

Para 25 viteve, më 19 gusht 1990 u formua Partia për Veprim Demokratik si parti e parë politike që i tuboi në veprim të përbashkët politik shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Natyrisht ishte fryma e re politike e shkaktuar me rënien e murit të Berlinit që imponoi ndryshimet ligjore që mundësuan pluralizmin politik dhe sistemin shumpartiak edhe në ish Jugosllavi. Mirëpo, njëkohësisht ishte dhuna dhe diskriminimi i rëndë i regjimit të Millosheviqit që imponuan domosdoshmërinë e kundërpërgjigjes legale të shqiptarëve me organizimin e pavarur politik me anë të LDK – së në Kosovë, me PPD në Maqedoni, me PVD në Luginë të Preshevës dhe LD të shqiptarëve në Mal të Zi.

Në këto rrethana shoqërore e politike orientimet themelore politike të PVD – së ishin të orientuara në luftën politike kundër diskriminimit të rëndë që arrinte edhe përmasat e apartheidit dhe në angazhimin për realizimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave kolektive të parapara me Konventa ndërkombëtare.

Natyrisht se PVD që në fillim, në bazë të orientimeve programore mori pjesë në të gjitha zgjedhjet lokale dhe në të gjitha zgjedhjet paralamentare, në të cilat mund të konkuronin listat zgjedhore të shqiptarëve si të pavarura. PVD ishte për formimin e Këshillit Nacional të shqiptarëve qysh në vitin 2002 kur u aprovua ligji për mbrojtjen e pakicave nacionale ashtu si vepruan edhe hungarezët, boshnjakët dhe pakicat tjera nacionale.

Në periudhën e deritanishme të një çerek shekulli paralel me këtë politikë transparente të pjesëmarrjes aktive në jetën politike dhe institucionale të Republikës së Serbisë, u zhvillua edhe politika e bojkoteve manipulative, që në vazhdimësi i shkaktuan dëme serioze shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Në zgjedhjet e para parlamentare të vitit 1990 kur PVD kishte siguruar përfaqësuesin e parë legjitimi në Parlamentin qendrorë për të aktualizuar dhe sensibilizuar çështjen e shqiptarëve në Serbi, PDSH kishte bojkotuar sikur që kishte bojkotuar edhe zgjedhjet e para lokale në majin e vitit 1992. Duke i parë këto dështime fillestare PDSH më vonë kishte marrë pjesë edhe në zgjedhje lokale edhe në ato parlamentare.

Të njejtin fat të përçarjeve të panevojshme e pësuan shqiptarët në Luginë të Preshevës edhe në rastin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve. Pas tetë viteve të humbura PVD dhe UDSH e formuan KNSH – në në vitin 2010 duke u akuzuar për tradhti kombëtare nga pjesa tjetër e spektrit politik shqiptar.

Pas katër viteve pikërisht ata që bojkotuan dhe akuzuan morrë n pjesë në zgjedhjet e fundit dhe në bazë të një epërsie të vogël votash kanë marrë përgjegjësinë për KNSH – në duke e eliminuar opozitën edhe nga trupat punuese të tij!

Është shumë e qartë se praktika e deritanishme bojkotuese nuk kishte të bënte me strategji eventuale të padëgjueshmërisë qytetare por në rradhë të parë ishte taktikë manipuluese që përdorte demagogjinë nacional – folkloriste për të përfituar poena të lirë politik, të nevojshme për të siguruar monopol uzurpues në pushtetet lokale.

Në vazhdën e manipulimeve demagogjike si për punën e KNSH në katër vitet e para ashtu edhe për angazhimin e deputetëve në Parlamentin qendror janë paraqitur shpesh akuza bajate që janë të ndërlidhura me gjendjen e vështirë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Në këto raste shpesh harrohen pasojat e rënda të shkatërrimeve gjatë shpartallimit të dhunshëm dhe me luftëra të njëpasnjëshme të ish Jugosllavisë në periudhën 1991 – 1999, si dhe pasojat e rënda të militarizimit të Luginës së Preshevës pas Marrëveshjes së Kumanovës, kur për shkak të dhunës shtetërore shqiptarët u detyruan edhe me armë në dorë të mbrohen. Gjithashtu nuk është duke u trajtuar seriozisht nga asnjë faktorë relevant edhe fakti se Lugina e Preshevës po vazhdon të jetë e bllokuar shumë rëndë për shkak të raporteve jonormale në mes të Serbisë dhe Kosovës.

Me siguri që kulminacioni i manipulimeve demagogjike është arritur në raport me Trupin Koordinues të Qeverisë serbe për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që në mënyrë arbitrare iu imponua Luginës së Preshevës që nga gjendja e krizës në dhjetorin e vitit 2000. Me qëllim të reformimit të këtij organi qeveritar në të cilin dominojnë kuadrot serbe nga Beogradi, shpesh oficer ushtarak e policorë të penzionuar, me propozim të OSBE – së dhe ambasadave të SHBA dhe Britanisë s ë Madhe ishte paraparë rikontruimi i tij, që parashihte integrimin efektiv të përfaqësuesve legjitim shqiptarë. Atëherë në prill të vitit 2009 për ta penguar realizimin e kësaj marrëveshje kryesia e PDSH – së e shkatërroi koalicionin qeverisës me PVD – në në komunë të Preshevës me arsyetim se nuk e njeh Trupin Koordinues. Mirëpo pas një kohe të shkurtër kryetari i PDSH – së dhe kryetari i komunës së Preshevës filloi rregullisht të marrë pjesë në mbledhjet e pakëta të kryesisë së Trupit Koordinues edhe atë si nënkryetar i Trupit Koordinues që për faj të tij ka ngelë i pareformuar dhe me rol imponues dhe arbitrar të kryetarit të Trupit Koordinues.

Jo rastësisht edhe në pritjen e kryetarit të qeverisë serbe gjatë vizitës së tij në Kuvendin Komunal të Preshevës delegacionin e nikoqirëve e kryesonte jo kryetari i komunës por kryetari i Trupit Koordinues.

Sa i përket vizitës së kryeministrit Vuçiq në push tetin lokal të Preshevës, duhet të theksohet se ishte koha e fundit që ajo të realizohet posaçërisht pas vizitave të shumta të udhëheqësve të shtetit serb në kazermat e forcave militare në Zonën e Sigurisë Tokësore në territorin e komunave të Preshevës e Bujanocit.

Mirëpo kështu si u realizua kjo vizitë nuk ka asnjë indikacion se do ta përmirësojë qasjen e deritanishme diskriminuese të qeverisë serbe ndaj Preshevës dhe në përgjithësi ndaj Luginës së Preshevës.

Hapja e maternitetit jashtëspitalorë në Preshevë plot 27 vite pas mbylljes së “përkohshme” në vitn e largët 1988, dy vjet pasi ishin kryer të gjitha punimet në rikonstruimin e objektit të praksës së përgjithshme dhe një vit e gjysëm pasi Unioni Europian kishte siguruar pajisjet e nevojshme, nuk ishte ky ndonjë moment i veçantë për ta lavdëruar qeverinë apo pushtetin lokal. Fshati serb Pasjan i Gjilanit në Kosovë në vitin e kaluar kishte arsye shumë më të madhe për të festuar kur i njejti kryeministër shkoi për ta promovuar maternitetin spitalorë me sallë të operacionit, që brenda një viti e kishte ndërtuar dhe përgaditur qeveria e tij. Andaj tingëllon krejtësisht demagogjike dhe joserioze deklarata e kryeministrit Vuçiq se materniteti jashtëspitalorë i Preshevës pa sallë të operacionit është më moderrn dhe më i pajisur se materniteti në Vranjë e Leskovc!

Nuk meriton ndonjë koment të veçantë paraqitja krejtësisht inferiore e kryetarit të komunës së Preshevës në konferencën e përbashkët për mediat, i cili fare nuk e komentoi deklaratën e kryeministrit sipas të cilit me sukses qenka kryer procesi i vlerësimit të numrit të banorëve në Preshevë. Ndërsa në specialen e TV Presheva të njejtën ditë në monologun e tij monoton i njejti hodhi dru e gur lidhur me të njejtën temë, duke e kontestuar me vonesë të pariparueshme rezulatin e vlerësimit të numrit të shqiptarëve të Preshevës, proces për të cilin nuk siguroi me kohë shenime precize të organeve përkatëse të pushtetit lokal, por në formë joserioze u mundua të promovohet personalisht me një punim autorial krejtësisht joprofesional.

Njëkohësisht, kryetari i komunës me këtë rast deklaroi se me kryeministrin kishte biseduar për sigurimin e teksteve mësimore nga Shqipëria, duke heshtur krejtësisht mundësinë e sigurimit të teksteve nga Kosova, që aq zhurmshëm e kishte paraqitur në fushatën e zgjedhjeve për KNSH si dhe gjatë vizitës në Preshevë e Bujanoc të ministrit të arsimit të Kosovës.

Kur dihet se kryeministri i Serbisë në Bujanoc u takua me përfaqësues politik serb për t’i dëgjuar problemet e tyre e në Preshevë e takoi vetëm kryetarin e komunës, i cili i ndau edhe mirënjohje, është i qartë mesazhi i tij spektakular se shqiptarët në Luginë të Preshevës nuk kanë probleme tjera pos problemit me respektimin e Kushtetutës d he ligjeve të Serbisë.

Mirëpo, kur dihet realiteti i vrazhdë në Luginë të Preshevës i përcjellur edhe me pastrimin etnik, që pos Medvegjës po i rrezikon edhe shqiptarët në Preshevë e Bujanoc, PVD do të inicojë fillimisht seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Preshevës për t’i shqyrtuar efektet e vizitës së kryeministrit, mirënjohjes që iu nda me këtë rast si dhe çështjen aktualisht shumë të ndieshme të manipulimit me numrin e banorëve të Preshevës dhe të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, por edhe problemet e rënda me të cilat do të ballafaqohen shkollat shqipe në fillim të vitit të ri shkollorë.

PVD gjithashtu insiston në përgaditjen sa më të shpejtë të Kuvendit të këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës për ta shqyrtuar fatin e Programit të masave urgjente për zgjidhjen e problemeve jetësore të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që qeveria serbe e kishte pranuar në qershor t ë vitit 2013, mirëpo siç shihet edhe nga vizita e kryeministrit Vuçiq, realizimi i këtij programi po injorohet në formën më drastike

Ledri në shoqërinë e motrës së Rita Orës(Foto)

0

Reperi kosovar Ledri Vula ka publikuar së fundmi një foto në llogarinë e tij në Instagram në shoqërinë e motrës së këngëtares së njohur, Rita Ora. Gjatë një shëtitjeje me varkë në Ulqin, ylli i “Shumë pis” ka qenë duke shijuar relaksin me Elenën dhe Amantinën, vajzën e tezes së këngëtares së “Body on me”.

Ndjekësitë e shumtë të këngëtarit kanë uruar që kjo shoqëri e mirë të jetë një mundësi për ndonjë bashkëpunim të ardhshëm mes reperit dhe Rita Orës.11911405_891480620926248_1547126202_n

Turqia mbështetëse e fuqishme e Kosovës

0

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, zonjën Kivilcim Kiliç, e cila i dorëzoi letrat kredenciale.
Presidentja Jahjaga i vlerësoi lart marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe theksoi rëndësinë e zgjerimit të këtij bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Ajo e çmoi lart mbështetjen që Turqia i ka dhënë institucioneve të Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen për procesin e konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në institucionet ndërkombëtare.
Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë, zonja Kivilcim Kiliç shprehu përkushtimin e vendit të saj për bashkëpunimin me Republikën e Kosovës. Ajo tha se Turqia do të vazhdojë të jetë përkrahëse e fuqishme e anëtarësimit të Kosovës në institucionet rajonale dhe ato ndërkombëtare, në fushën e rendit dhe ligjit, zhvillimit ekonomik dhe respektimin e të drejtave të njeriut, me theks në të drejtat e grave dhe të fëmijëve.
Ambasadorja Kiliç tha se Turqia është e angazhuar për zgjerimin e bashkëpunimit me Kosovën në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Inspektorati Shëndetësor mbyll 9 klinika private në Komunën e Deçanit

0

Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë ka kryer gjatë ditës së mërkurë 16 inspektime të institucioneve private shëndetësore, me qëllim të verifikimit të zbatimit të ligjshmërisë në to dhe mënyrës së funksionimit.

Pas përfundimit të inspektimeve, Inspektorati Shëndetësor ka mbyllur 9 prej institucioneve të inspektuara, disa për shkak të mungesës së licencës, por edhe për shkak të parregullsive të tjera.

Institucionet e mbyllura, në kundërshtim me ligjet e shëndetësisë kanë ofruar shërbime shëndetësore nga fusha e stomatologjisë, shërbime laboratorike, të mjekësisë familjare, otorinolaringologjisë, etj.

Përveç mbylljes nga ana e Inspektoratit Shëndetësor, këto institucione do t’u nënshtrohen edhe gjobave të tjera të parapara me ligjet në fuqi, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.