Gjermania bën publike kërkesat për azil: Siria e para, Shqipëria e dyta

0

Krahasuar me të dhënat e korrikut 2014, kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil në Gjermani janë rritur me 93.2%. Të dhënat bëhen publike nga Ministria e Brendshme e Gjermanisë. Numrin më të madh të kërkesave e përbëjnë azilantët nga Siria me plot 9 413 kërkesa, ndërsa Shqipëria vjen e dyta me 7 633 kërkesa.

Po ashtu janë 14 832 kërkesa për aplikim nga vendet e rajonit Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Ndërsa në total sipas Zyrës Federale për Migracion dhe Refugjatë, nga të gjitha vendet janë 37 531 aplikime për azil në muajin korrik.

Pas Sirisë lista vijon me shtetas nga Serbia, Afganistani dhe Iraku. Sa i përket Maqedonisë, renditet e gjashta me 1 961 kërkesa në muajin korrik, ndërkohë që Kosova është në vendin e shtatë me 1 395 kërkesa. Bosnja ka vetëm 786 kërkesa,shkruan Lapsi.al
Ditët e fundit autoritetet gjermane kanë nisur kthimin masiv të azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani. Vendi ynë së fundmi është klasifikuar si vend i sigurt origjine.

United e do Manen

0

Gjiganti anglez, Manchester United nuk e ka ndërmend të heq dorë nga përforcimet e tjera për skuadrën.
Sipas Telegraph, klubi nga Old Trafford është i vendosur të nënshkruajë me anësorin e Southampton, Sadio Mane.

23-vjeçari shihet si alternativë e sulmuesit të Barcelonës, Pedro Rodriguez, i cili u kërkua shumë nga United, mirëpo së shpejti do të zyrtarizohet si lojtar i Chelseat.

Mane ka shënuar 10 gola në sezonin e kaluar, duke përfshirë edhe hat-trickun më të shpejtë në Premier Ligë.

Tropojë, asgjësohen 120 bimë narkotike

0

Në kuadër të operacionit të koduar “Përroi i lagjes Qereq-Mulaj”, policia e Tropojës ka zbuluar një parcelë me 120 rrënjë bimë narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të “Planit të masave për kontrollin e territorit”, efektivat e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me shërbimet e FNSH, kanë ushtuar kontroll të imtësishëm, në disa zona të thella malore të rrethit Tropojë.

Nga kontrollet e ushtruar në vendin e quajtur “Përroi i lagjes Qereq-Mulaj”, Lekbibaj në Tropojë, kanë gjetur dhe asgjësuar rreth 120 rrënjë bimë narkotike të kultivuara në një parcelë, të hapura rishtas.

Ndërkohë, policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Gjithashtu, materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Sulm ndaj personit zyrtar në Prizren

0

Dy persona në Prizren ka sulmuar fizikisht një polic ku ky i fundit ka pësuar lëndime trupore.Dy personat ishin ndaluar nga policia ngase ishin zënë duke bartur dru në mënyrë ilegale.Ja komunikata e plotë e policisë.

Rreth orës 21:25 minuta, një patrullë e policisë kufitare ka kërkuar ndihmë nga kolegët e tyre në Prizren ngase një polic i tyre ishte sulmuar fizikisht dhe kishte pësuar lëndime trupore nga dy të dyshuar me mbiemër Pirkuqi. Ngjarja ka ndodhur para Drejtorisë së Pylltarisë në Prizren, në kohën kur policët po u jepnin asistencë pylltarëve të cilët i kishin ndaluar të dyshuarit ngase ishin zënë duke bartur dru në mënyrë ilegale. Polici i lënduar ka marrë ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit Rajonal në Prizren ndërsa të dyshuarit më urdhër të prokurorit janë ndaluar dhe po mbahen në objektet e policisë.

Egjipt, nga temperaturat e larta vdesin 109 persona

0

Nga vala e të nxehtit që në javët e fundit ka përfshirë Egjiptin, deri më tani kanë vdekur së paku 109 persona.

Ministria e Shëndetësisë së Egjiptit ka konfirmuar se për shkak të të nxehtit të madh që përfshiu vendin në 48 orët e fundit kanë vdekur edhe 11 persona.
Gjithashtu theksohet se në mbarë vendin që nga fillimi i javës së kaluar, kanë vdekur gjithsej 109 persona, dhe për shkak të problemeve shëndetësore të shkaktuara nga temperaturat e larta në spital janë paraqitur 805 persona.

Zyra Meteorologjike Shtetërore ka raportuar se temperaturat e larta në Egjipt do jenë të pranishme deri në fund të muajit.

Listat finale të veteranëve priten në Gusht

0

Brenda muajit gusht pritet të përfundojë procesi i shqyrtimit të rreth 20 mijë ankesave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo është bërë e ditur nga zyrtarët e Komisionit për verifikimin e veteranëve. Në anën tjetër veteranët kanë paralajmëruar protesta të reja në muajin shtator, nëse nuk përfundon tërë procesi gjatë muajit gusht, pasi që kërkojnë që sa më parë të fillojë dhënia e beneficioneve për veteranët./21Media

Nesër OKB mban seancë për Kosovën

0

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë nesër në një seancë të paradites raportin mbi zhvillimet tremujore në Kosovë të Sekretarit të përgjithshëm. Ban Ki-moon, pasi shpreh shqetësimin për vonesën e krijimit të Gjykatës Speciale, thotë se kjo ‘minon imazhin e Kosovës për të vendosur një shembull drejtësie dhe llogaridhënie’. Nesër Kosova dhe Serbia do të përfaqësohen në nivel të ministrave të Jashtëm, ndërsa seancën dhe Këshillin për këtë muaj e kryeson Nigeria./21Media

Miratohet kësti i parë për Greqinë

0

Ministrat e financave të eurozonës kanë miratuar këstin e parë prej 86 miliardë eurosh për Greqinë, pasi kanë marrë mbështetje nga parlamentet e vendeve anëtare. Greqia thuhet se do të marrë 23 miliardë euro, që do t’i lejojnë asaj të bëjë pagesën e kredisë prej 3.4 miliardë dollarësh Bankës Qendrore Evropiane./21Media

Ndarja pas 11 vjetësh

0

Megan Fox dhe Brian Austin Green janë ndarë pas 11 vitesh bashkë. Disa burime pranë çiftit kanë thënë për USWeekly se çifti është ndarë prej gjashtë muajsh.

Aktorja 29-vjeçare dhe ish adoleshenti i Beverly Hills, kanë dy fëmijë, Noah, 3 vjeç dhe Bodhi, 18 muajsh. Ata janë parë bashkë për herë të fundit në qershor, por nuk ka ende komente prej tyre për lajmin.

Cila do të jetë Kleopatra e ardhshme?

0

E bukur, e fuqishme, e pasur, e famshme dhe shumë e dëshiruar nga të gjithë. Kjo ishte Kleopatra origjinale.

Së fundmi, kanë nisur kërkimet për një aktore të re për të luajtur mbretëreshën egjiptiane, për disa seri televizive.

Sipas “Deadline”, ky serial do të jetë një rikrijim i jetës së faraonëve. Përflitet se Kleopatra do të jetë më e pasur, më inteligjente, një administratore e mirë dhe një femër që vendos rregullat më shumë se burrat në kohën e saj.

Gjithashtu, është dikush që e kupton rëndësinë e mitit dhe përpiqet vazhdimisht të kërkojë më shumë nga vetja për t’u bërë e para.