Tropojë, asgjësohen 120 bimë narkotike

TË FUNDIT

Në kuadër të operacionit të koduar “Përroi i lagjes Qereq-Mulaj”, policia e Tropojës ka zbuluar një parcelë me 120 rrënjë bimë narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të “Planit të masave për kontrollin e territorit”, efektivat e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me shërbimet e FNSH, kanë ushtuar kontroll të imtësishëm, në disa zona të thella malore të rrethit Tropojë.

Nga kontrollet e ushtruar në vendin e quajtur “Përroi i lagjes Qereq-Mulaj”, Lekbibaj në Tropojë, kanë gjetur dhe asgjësuar rreth 120 rrënjë bimë narkotike të kultivuara në një parcelë, të hapura rishtas.

Ndërkohë, policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Gjithashtu, materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”.