Skënderbeu i Korces është në epërsi ndaj Dinamos së Zagrebit me rezultat minimal 1-0 Korçarët shkuan në pushim më të qetë, falë golit të kapitenit Blendi Shkëmbi i cili realizoi nga goditja e dënimit në minutën e 37.
Në të vërtetë, pjesa e parë ka kaluar me një dominim të lehtë të miqve, të cilët kanë pasur disa raste shumë të mira, por nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e golit.
Kampionët e nisën ndeshjen duke ushtruar presing, por pasiguria në mbrojtje bëri që kroatët të depërtonin shumë lehtë në zonë dhe të rrezikonin Shehin.
Në minutën e 7, Soudani i Dinamos gjuan fuqishëm nga jashtë zone, por topi u devijua në goditje këndi. Në të 28-n, sërish rast i mirë për Dinamon, por për fatin e mirë të Skënderbeu Hodziç nuk ishte i saktë.
Soudani rrezikon sërish, kësaj radhe me kokë por preku lehtë traversën dhe del jashtë.
Në minutën e 26, një aksion i shpejtë i Skënderbeut me Radas që lë pozicionin e tij për t’i dhënë një ndihmë sulmit. Mbrojtësi gjen shkodranin, i cili ia jep topin Latifit, i cili pengohet pranë zonës.
Pikërisht këtu, Shkëmbi nuk mund të gabonte dhe shënon për 1-0. Pas shënimit të golit, Skënderbeu kthehet mbrapa, por fati i ka shpëtuar edhe njëherë.
Në minutën e fundit të pjesës së parë, Shehi bën një pritje spektakolare për të shpëtuar të tijtë dhe për t’i çuar në pushim me një gol epërsi.
https://youtu.be/gtnQRHD0UZ8