500 mln paund për furnizimin e makinave elektrike në rrugë

TË FUNDIT

Qeveria britanike do të investojë 500 milionë paundë për të ndërtuar rrugë që do të furnizojnë me energji makinat elektrike ndërkohë që janë duke ecur.

Ndërtimi i rrugëve do të nisë vitin e ardhshëm dhe do të zgjasë për pesë vjet. Kompania ka kërkuar ndihmën e kompanive të ndryshme britanike për ta ndihmuar në zhvillimin e kësaj teknologjie.

Një sistem i tillë do të shmangë radhët e gjata në stacionet e furnizimit me energji të makinave elektrike.

Për herë të parë një teknologji e tillë është përdorur në Korenë e Jugut, ku është ndërtuar një rrugë 12 km e gjatë, e cila përdoret për të furnizuar me energji autobusët ndërkohë që janë duke ecur.