Moti: Me diell e vranësira

TË FUNDIT

Masat relativisht të freskëta të ajrit të ardhura nga verilindja dhe veriperendimi i Kontinentit do të jenë të qëndrueshme për ditët vijuese të javës. Në këtë gjendje sinoptike, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale kohore me diell. Vranësirat gjatë ditës vbende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.
Një gjendje e ndryshueshme e motit do të mbajë deri ditën e shtune. Nga dita e diele e tutje do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat maksimale do të pësojnë ngritje të lehta. Shtypja atmosferike do ti ruaj vlerat e normales me
tendencë të ngritjes gjatë gjithë javës. Do të fryjë erë nga verilindja dhe
veriperendimi me shpejtësi 1-8m/s.

Temperaturat maksimale përgjatë vijës bregdetare do të lëvizin nga 31 gradë në Shkodër deri 32 gradë në Sarandë.