Thirrja e opozitës për të dalë në protesta për të kundërshtuar themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, nga ana e analistëve politikë në vend po shihet si një veprim nga i cili paraprakisht duhet të kuptohet se për çfarë asociacioni po bëhet fjalë, dhe me çfarë kompetencash.
Megjithatë, ata kanë dyshime se ky asociacion do të jetë përtej asaj që lejon Kushtetuta e Kosovës. Kurse, qytetarët mendojnë se duhet protestohet kundër asociacionit.
Jetmir Bakija nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI ) në një prononcim për KosovaPress tha se dyshimet e opozitës se ky asociacion do të ketë kompetenca ekzekutive kanë bazë, ani pse komunat veriore, sipas tij, tashmë kanë kompetenca përtej një asociacioni që lejohet me Kushtetutën e Kosovës.
“Së pari edhe kur të ngrihen këto dyshime të opozitës që ka mjaftë bazë për dyshime, duhet të shihet se apo kufizohen në se çfarë asociacioni do të themelohet. Pra nëse themelohet një asociacion i komunave që nuk e krijon një nivel të tretë, që nuk jep kompetenca shtesë dhe ekskluzive vetëm për këtë asociacion që do të ishte jashtë kushtetuese, atëherë nuk kemi pse të frikohemi, mirëpo nëse ndalemi te rasti konkrete dhe çfarë po ndodh tani, ka mjaft dyshime se mund të negociohet një asociacion që mund të dalë jashtë rendit kushtetues, dhe kjo për shkak të rrethanave që ka Kosova. Pra, mund të jetë e rrezikshme dhe është shumë e drejtë kjo që po ngrihet se a po shkojmë drejtë një kantonizimi apo një bosnjëzimi”, tha Bakija.
Sipas tij, vet fakti që në raundin e radhës do të flitet për Kodin Telefonik, për Parkun e ashtuquajtur të “Paqes”, si dhe për Asociacionin e Komunave Serbe (AKS), lë të kuptohet se koncesionet edhe mund të ndodhin nga ana e dy qeverive, pasi që për dy të parat palës kosovare i konvenon që të marrin një zgjidhje dhe për këtë mund të “mbyllin” sytë lidhur me asociacionin dhe kompetencat që ai mund të ketë.
“Në këtë raund i kemi tri tema që dy prej tyre janë në fa vor të Kosovës, se Kosova ka interes të zgjidhen, është kodi telefonik dhe të hiqet parku i paqes, kurse, e treta është asociacioni dhe një asociacion si po e kërkon Serbia nuk është në interes të Kosovës … Ngrihen dyshime se mund të ketë koncesione nga negociatorët e Kosovës që asociacioni të jetë më i përafërt me atë që kërkon Serbia dhe pastaj mund të dalim pakënaqësi qytetare që për një etnitet që edhe mund ta bllokoj vendin”, tha Bakija.
Sipas tij, protestat nuk janë mënyra e vetme për të kundërshtuar vendimin që mund të marrë qeveria për themelin e këtij asociacioni, pasi që partitë opozitare kanë mundësi që brenda kuvendit të kundërshtojnë këtë vendim, dhe kjo vetëm në rast se ky asociacion do të formohet jashtë rendit kushtetuese për çka edhe duhen të bëhen ndryshime kushtetuese, sikurse që ndodhin me 3 gusht të këtij viti, me themelimin e Gjykatës Speciale.
Ndë rsa, analisti politik Behlul Beqaj, lidhur me AKS tha për KosovaPress përmes telefonit se vet fakti që ky asociacion ka një trajtim tjetër dhe se për të duhen ndryshime kushtetuese, si dhe fakti se atë mund ta shuajnë vetëm ata që e themelojnë, serbet e jo institucionet e Kosovës, dëshmon se ky asociacion do të ketë kompetenca apo status të veçantë.
“Me vet faktin që asociacioni ka një trajtim tjetër dhe ka nevojën e ndryshimit Kushtetues sikurse edhe fakti tjetër se atë mund ta shuajnë vetëm ata që e krijojnë pra serbet dhe asnjë institucion i Kosovës dhe që për të po vendoset në Bruksel dhe jo në Prishtinë, tregon se ai do të ketë kompetenca apo status sui generis, se sikurse do të ishte i ngjashëm me asociacion e komunave të Kosovës nuk do t’i kishte këto tri elemente që i përmenda”, tha Beqaj.
Mirëpo e tërë kjo situatë, sipas Beqajt nuk është arsye pà «r thirrjen e protestave dhe veprimeve radikale nga ana e opozitës, përkatësisht Lëvizjes Vetëvendosje, pasi qësipas tij, mënyra se si po qeveriset Kosova tregon për një destabilizim të vendit dhe një veprim i tillë veç sa do ta drejtonte shtetin e Kosovës në rrugën e dështimit të plotë e që kjo sipas Beqajt, mund të jetë edhe synim i Serbisë.
Në anën tjetër, qytetarët janë të gatshëm t’i përgjigjen kërkesës së opozitës për të marrë pjesë në protesta, për ta kundërshtuar themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, në rast se një gjë e tillë kërkohet prej tyre.
Sipas tyre, themelimi i këtij asociacioni është i dëmshëm për Kosovën.
Dhjetë kryetarët e Komunave serbe në Kosovë në emër të qytetarëve serbë u kanë kërkuar qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë që gjatë takimit të ardhshëm në kuadër të dialogut politik në Bruksel, të arrijnë marrëveshjen për formimin e Bashkësis ë së Komunave Serbe, që do të lejojë zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit dhe hapi rrugën për një normalizim të mirëfilltë të marrëdhënieve në Kosovë.