Gjuriq nuk u lejua të hynte në Kosovë

TË FUNDIT

Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i është ndaluar të mërkuren hyrja në Kosovë ka bërë të ditur, zëvendësi i tij në Graçanicë, Dushan Kozarev.

Siç shkruajnë mediat serbe, Kozarev ka thënë se nuk ka ekzistuar asnjë arsye racionale që Djuric t’i ndalohet hyrja dhe që në Kosovë të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të ndihmës për bujqit.

“Nuk ka asnjë arsye që Djuric të mos jetë në Kosovë, por dikujt sikur i është dashur që ai të mos jetë me popullin tonë”, ka thënë Kozarev.

Ai ka shtuar se ata që kanë vendosur do ta kuptojnë se me këtë veprim nuk dëshmojnë fuqinë, por pafuqinë dhe frikën. Pavarësisht se i ishte ndaluar hyrja në pikëkalimin kufitar, që Beogradi vazhdon ta quaj pikëkalim administrativ, ai ka insistuar që sot të bëhet shpërndarja e ndihmave për bujqit në Kosovë, citojnë mediet e Beogradit Kozarevin, transmeton Koha.net.

Kozarev ka shpërndarë sot në Graçanicë pako ndihma për bujqit, të kthyerit në Pejë, Istog, Klinë, Ferizaj e Gorë (komuna e Dragashit). Pakot e ndihmës, në formë mekanizmash bujqësore, të siguruara nga Zyra për Kosovën me vlerë rreth 10 milionë dinarë (një euro rreth 120 euro) përbëjnë bashkëfinancim të projektit “IPA 2012” që kap vlerën e 2,4 milionë eurove.

Bëhet fjalë për 25 multikultivatorë me rimorkio, 5 multikultivatorë me freza, 5 mbledhëse të barit me motomihës, 10 motosharra dhe 15 kazanë për raki.