Qeveria ka aprovuar Raportin e Agjencisë së Statistikave për vitin 2014

0

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 12 gusht 2015, ka aprovuar Raportin Vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2014, njoftoi sot ASK, duke bërë të ditur edhe se është lëshuar edhe Vendimi lidhur me këtë.

“Ligji për Statistikat Zyrtare, si dhe të gjitha aktet nënligjore që janë aprovuar nga kryeministri dhe Qeveria e Republikës së Kosovës janë zbatuar me përpikëri nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Raporti Vjetor i ASK-së për vitin 2014 përshkruan në detaje gjithë performancën e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, duke u nisur nga respektimi i legjislacionit në fuqi, metodologjia, shpërndarja dhe teknologjia informative, riorganizimi dhe ngritja e kapaciteteve të ASK-së, analizat e prioriteteve, buxheti e deri te sfidat, me të cilat përballet ky institucion.

Në të gjitha prodhimet statistikore është aplikuar metodologjia sipas standardeve evropiane, konkretisht është aplikuar metodologjia e Eurostatit. Respektimi i këtyre standardeve është e specifikuar shumë qartë edhe në Ligjin për Statistika Zyrtare, por edhe në angazhimin e vendit tonë për të qenë pjesë e Evropës , si dhe për t’i respektuar të gjitha zotimet e institucioneve të vendit në procesin e integrimeve evropiane.

Kështu, ASK-ja gjatë vitit 2014 ka realizuar Regjistrimin e Bujqësisë, si dhe janë publikuar të dhëna të rëndësishme socio-ekonomike për vendin, me theks të veçantë publikimi i Bruto Produktit Vendor (BPV) në baza tremujore, mbështetur nga njësitë mbështetëse të ASK-së.

Bazuar në Nenin 33, të Ligjit për Statistikat Zyrtare, ASK-ja ka prodhuar statistika zyrtare, sipas përpunimit të veçantë të tyre. Në këtë drejtim, janë aplikuar standardet ndërkombëtare, janë rritur kapacitetet e ASK-së dhe është rritur gama e prodhimeve statistikore.

Me ndihmën e donatorëve, stafi i ASK-së është trajnuar në fusha të rëndësishme statistikore. Gjithashtu, edhe buxheti i ASK-së është shfrytëzuar sipas planifikimeve”, thuhet në komunikatën e ASK-së me rastin e aprovimit të raportit të saj vjetor nga ana e Qeverisë.

Kush e shkakton Astmën

0

Studiuesit nga Universiteti Cardiff kanë nisur studimin për të gjetur shkaktarët e astmës, duke pohuar se mund të gjendet një kurë brenda 5 vitesh

Sipas eksperimentit të zhvilluar mbi kavje është nxjerrë përfundimi se receptori i perceptimit të kalciumit (CaSR) është shkak i sëmundjes. Në pacientët me astmë, ky receptor është tepër aktiv dhe shkakton ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes. Prandaj edhe simptomat e astmës janë: kollitje,ngushtim në kraharor, vështirësi në frymëmarrje.

Pas zbulimit të qelizave që e shkaktojnë këtë sëmundje mendohet se tashmë është e lehtë që të çaktivizojnë këto qeliza dhe të ndërpresin simptomat.

Astma është një problematikë e cila prek rreth 25 milion njerëz vetëm në SHBA dhe 5 % prej tyre nuk u bëjnë efekt trajtimet aktuale të astmës si sëmundje e mushkërive.

Nëse ky studim do të jetë i suksesshëm atëherë do të jetë më e lehtë që ti gjendet një shërim këtij problem

Sali Mekaj edhe 2 muaj në arrest shtëpiak

0

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda përmes një kumtese për opinion, ka njoftuar se “me rastin e vendosjes sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës për vazhdimin e masës së sigurisë–arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit Sali Mekaj dhe të pandehurës Vlora Gorani ,në datën 19.08.2015 ka vendosur që ndaj të pandehurve të lartpërmendur të vazhdoj masën e sigurisë – arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej dy (2) muaj duke filluar nga data 20.08.2015.
Gjykata po ashtu njofton se Gjykata e Apelit e Kosovës e ka vërtetuar vendimin e fundit me të cilin të pandehurve Sali Mekaj dhe Vlora Gorani u ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak në rivendosje të çështjes”, përfundon kumtesa.

Mbyllja e "Kosova A", lë të papunë 1500 punëtorë

0

Qeveria e Kosovës ishte zotuar se deri në vitin 2017 do të mbyllë Termocentralin “Kosova A”. Por analistët thonë se termocentrali nuk duhet të mbyllet pa përfunduar projekti i ri energjetik.

Termocentrali “ Kosova A” duhet të mbyllet së funksionuari deri në vitin 2017.

Kështu ishte zotuar Qeveria e Kosovës në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë së Vjenës dhe Bashkimit Evropian, për zbatimin e standardeve të Bashkimit Evropian në emetimin e gazrave.

Por, së fundmi kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, po përmend tri alternativa për këtë termocentral.

Alternativa e parë siç ka thënë kryeministri Mustafa është “mundësia e investimeve në ndërtimin e kapaciteteve zëvendësuese sepse do të ketë një boshllëk të energjisë elektrike deri në prodhimin e kapaciteteve të reja, kurse mundësitë tjera janë revitalizimi apo dekomisionimi, që nënkupton mbylljen e termocentralit dhe kthimin e hapësirës në gjendjen fillestare”.

Por, zyrtarë të Korporatës Energjetike të Kosovës, tregojnë se termocentrali “Kosova A” mbulon 1/3 e tërë konsumit vendor dhe nëse eventualisht mbyllet së funksionuari në periudhën e caktuar, atëherë Kosova do të përballet me mungesë të energjisë elektrike.

Edmond Nullleshi, drejtor ekzekutiv për Shërbimet në Korporatën Energjetike të Kosovës, thotë se duke marrë parasysh këtë fakt, alternativa më e favorshme mbetet revitalizimi dhe rindërtimi i tij.

“Mbyllja e termocentralit paraqet boshllëk deri në 35 për qind në tërë energjinë elektrike që furnizohet nga prodhimi vendor. Në anën tjetër duke marrë parasysh obligimet që ka Kosova ndaj organizatave që merr pjesë, konkretisht në Traktatin e Athinës, në vitin 2017 dhe 2018 duhet të kryhen edhe disa investime madhore në termocentralin “Kosova B”, në mënyrë që ai termocentral të përmbush kërkesat mjedisore që janë obligative” .

“Gjatë këtyre dy viteve ky boshllëk do të shtohet edhe më tepër, sepse “Kosova B” nuk do të punojë me kapacitetin e paraparë”, tha Nulleshi.

Ndryshe një vit më parë në këtë termocentral pati ndodhur një shpërthim në Repartin e Elektrolizës, më ç’rast dy persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë ishin plagosur.

Por, përfaqësues të shoqërisë civile konsiderojnë se autoritetet kompetente duhet të përmbushin zotimin për mbylljen e këtij termocentrali.

Kushtrim Puka nga Forumi për Iniciativë Qytetare, organizatë kjo pjesë e konsorciumit, Kosovar të Shoqërisë për Energji, (KOSID), që janë marrë vazhdimisht me çështjet energjetike, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se qeveria ka premtuar mbylljen e tij, e në anën tjetër investimet janë të vazhdueshme që është në kundërshtim me premtimet e dhëna.

“Ky termocentral gjithsesi se duhet të mbyllet, për shkak se konsiderohet si një ndër termocentralet më të dëmshme në Evropë sa i përket lirimit të gazrave edhe pluhurit që lirohet nga djegia e qymyrit në këtë termocentral”, ka thënë Puka.

“Mbyllja dhe eliminimi i të gjitha pasojave që mund të ketë një objekt në ambient dhe komunitet në përgjithësi ; apo mbyllja dhe kthimi në gjendjen e natyrës siç ka qenë para se të ndërtohet”, tha Puka.

Përveç mungesës eventuale të energjisë elektrike nga mbyllja e këtij termocentrali deri në ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” për të cilin ende nuk është bëtë zgjedhja e kompanisë fituese, shqetësues mbetet numri i punëtorëve që do të mbesin pa punë, e që llogaritet të jenë mbi 1500, thotë Nulleshi për Radion Evropa e Lirë.

“Me mbylljen e këtij termocentrali fati i tyre do të jetë i paqartë dhe ata do të mbesin të papunë. Për sa i përket zëvendësimit dhe transferimit diku tjetër, ndërtimi i Termocentralit “ Kosova e Re” pritet të bëhet nga një operator tjetër, kështu që KEK-u nuk ka autorizime që të ndërmarrë çfarë do lloji hapi apo vendimi të mundshëm në atë pjesë”, tha Nulleshi.

Sidoqoftë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se çështja e termocentralit “Kosova A” do të rregullohet në harmoni me Strategjinë e Energjisë.

Filmi i animuar i Naser Shillovës në Festivalin e Rio de Janeiros

0

Veçantia e filmit “Think Twice”, është se fiziku i njëjtë i personazheve dhe gjuha e njëjtë që flasin.

Filmi i animuar i regjisorit shqiptar, Naser Shillova tashmë ka marrë dritën jeshile të prezantimit. Premierën botërore, filmi i animuar “Think Twice”, do ta ketë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Rio de Janeiro të Brazilitt, përkatësisht në festivalin “Anima Sao”, ka njoftuar regjisori Shillova. Festivali ku do të prezantohet filmi i regjisorit kosovar do të mbahet prej 22 deri më 25 tetor të këtij viti.

Think Twice është një film i animuar i metrazhit të shkurtë. Është një tregim që shtjellon një nga aspektet më negative të natyrës së njeriut, pasi që, për aq sa mbahet mend njeriu ka luftuar për karrige dhe miliona njerëz janë vrarë dhe ende vazhdojnë të vriten edhe sot.
Naser Shillova në një intervistë më të hershme të dhënë për KultPlus pat thënë se ajo që ndoshta e bënë paksa më të veçantë këtë tregim është fiziku i njëjtë i personazheve dhe gjuha e njëjtë që flasin. “Sepse njerëzit kudo që janë, të çfarëdo vendi, race apo gjuhe, të gjithë janë të njëjtë. Për këtë arsye ky tregim është universal si në kuptimin kohor, vendor ashtu edhe kulturor dhe lehtë mund të personalizohet nga të gjithë popujt e botës”, pat deklaruar Shillova

Vuçiq: Në Vjenë nuk ka presion, do të arrijmë marrëveshje me Prishtinën

0

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke komentuar për konferencën e ardhshme “Ballkani Perëndimore 6” që do të mbahet në Vjenë, ka thënë se nuk pret që dikush të ushtrojë presion. Ndërsa, është shprehur optimist se mund të arrihen marrëveshje me Prishtinën.
Ai ka thënë se këtë konferencë e sheh si dialog konstruktiv për marrëdhëniet midis vendeve të regjionit, trasnmeton Indeksonline.
I pyetur nëse pret që dikush t’i bëj presion Serbisë dikush në samitin e Vjenës, Vuçiq ka thënë se skenën ndërkombëtare nuk e sheh si një arenë grindjesh, por si vend të dialogut dhe marrëveshjeve.
“Nuk po shkoj të grindem me askënd, dhe as Brukseli nuk do të grindet me dikënd, por po shkoj të arrij marrëveshje”, ka thënë Vuçiq për gazetarët në stacionin e autobusëve në Beograd, ku kishte shkuar që të vizitojë emigrantët.
Kryeministri serb ka thënë se Serbinë e presin ditë të rëndësishme, dhe ai shpreson se Serbia do të mund të përfitojë nga kjo konferencë.
“Do të përpiqemi me Prishtinën që të arrijmë disa marrëveshje në Vjenë”, ka thënë Vuçiq. Konferenca e Vjenës për Ballkanin Perëndimor do të mbahet në datën 27 gusht.

Erdogan: Turqia po shkon drejt zgjedhjeve

0

Turqia me shpejtësi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja dhe e vetmja zgjidhje është “vullneti i popullit”, përmes së cilës mund të bëhet tejkalimi i ngërçit politik, ka thënë sot presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Partia udhëheqëse AK ka dështuar të gjejë partner koalicioni për të formuar qeverinë.

“Për shkak të dështimit për të formuar qeverinë, me duhet të kërkojmë zgjidhjen tek vullneti i njerëzve”, tha Erdogan gjatë një fjalimi televiziv.

Hyseni: Luftë dukurive negative që godasin shoqërinë

0

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, ka vizituar komunën e Skenderajt,Drenasit dhe Malishevës.
Në të tri komunat e vizituara, u vlerësua se gjendja e sigurisë është shumë e mirë dhe se ka trend të rënies së veprave të ndryshme kriminale.
Gjatë këtij takimi, ministri Skender Hyseni bëri të ditur se vizita e tij është me qëllim që të japë mesazh në parandalimin e dukurive negative që mund të godasin shoqërinë.
“Ne duhet që bashkërisht të përpiqemi që të gjejmë mënyrën më efikase për përcjelljen e mesazhit për tolerancë ndër fetare, kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe tendencat për manipulimin e qytetarëve që shtyjnë në ekstremizëm të dhunshëm dhe terrorizëm”, tha ministri Hyseni.
Ndërsa, në takim me kryetarin e komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku, ministri Hyseni tha se duhet bërë përpjeke që të ruhet llojllojshmëria kulturore, fetare dhe etnike, të cilat me shekuj janë kultivuar në vendin tonë.
Ministria e Punëve të Brendshme-Ministarstvo unutrasnjih poslova-Ministry of Internal Affairs “Kosova me kaq numër të vogël të banorëve që ka, ka dhënë një numër të madh të qytetarëve të cilët kanë marrë pjesë në luftërat e huaja. Për kokë banori, ne renditemi në krye të rang listave të shteteve me më së shumti qytetarë të cilët kanë marrë pjesë në luftërat e huaja në Siri dhe Irak”, theksoi ministri Skender Hyseni.
Pas Drenasit, ministri Hyseni ka vizituar komunën e Malishevës ku u prit nga kryetari i komunës, z. Ragip Begaj dhe Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi.
Me këtë rast, kryetari Begaj tha se situata e qetë është arritur në këtë komunë falë ërkushtimit të qytetarëve që kanë treguar sjellje demokratike dhe me këtë kanë kontribuar në përmirësimin e sigurisë.

Qeveria nuk u beson statistikave të ASK-së

0

Qeveria e Kosovës nuk u beson statistikave që publikohen nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila është nën komandën direkte të kryeministrit të Kosovës. Statistikat për rritjen ekonomike dhe ato për papunësinë e kanë befasuar ministrin e Financave, Avdullah Hoti.

Hoti në një intervistë dhënë gazetës Koha Ditore ka thënë se statistikat e ASK-së janë befasuese për dikasterin që ai drejton.

“Kohë pas kohe Agjencia e Statistikave po na befason, me vlerësime që janë befasi edhe jashtë kontekstit nganjëherë”, ka thënë ai, kur është pyetur për rritjen e papunësisë për vitin 2014 për 18%.

Hoti thekson se cilësia e të dhënave të ASK-së është shumë e ulët, kur është ftuar t’i komentojë të dhënat e ndryshme të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) dhe ASK-së për rritjen ekonomike të vitit 2014. BQK-ja ka thënë se rritja ekonomike ka qenë 2.7%, e ASK-ja në bazë të të dhënave preliminare thotë se rritja ka qenë vetëm 0.9%.

“Tani nuk po dua të hyj nëse rritja ekonomike ka qenë 0.9% apo 3%. Atë që unë pajtohem është që cilësia e të dhënave në Kosovë është shumë e ulët, sidomos cilësia e të dhënave në bazë të të cilave ne mund të nxjerrim rritjen ekonomike”, ka thënë Hoti.

Ai thotë se ASK-ja edhe kur prodhon të dhëna të besueshme i publikon me vonesë saqë nuk i hyjnë më asnjë institucioni në punë.

Hekurudhat e Kosovës marrin "Infuzion" financiar(Video)

0

Mirëmbajtja e infrastrukturës hekurudhore të Kosovës duket se do të kërkojë investime në një vlerë 21 milionë euro në vit. Me 333 kilometra hekurudha, sipas Bankës Botërore çdo vit do të kërkoheshin rreth 7.2 milionë euro për mirëmbajte. Mirëpo, siç ka treguar BB-ja infrastruktura e hekurudhave të Kosovës, është në gjendje të keqe dhe përvoja ndërkombëtare sugjeron se këto kosto mund të dyfishohen apo trefishohen. Përpos kësaj,BB-ja ka paraparë se shumica e mjeteve të vjetruara në përdorim nga TRAINKOS do të duhet të zëvendësohen në një afat të mesëm./21 Media