Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke komentuar për konferencën e ardhshme “Ballkani Perëndimore 6” që do të mbahet në Vjenë, ka thënë se nuk pret që dikush të ushtrojë presion. Ndërsa, është shprehur optimist se mund të arrihen marrëveshje me Prishtinën.
Ai ka thënë se këtë konferencë e sheh si dialog konstruktiv për marrëdhëniet midis vendeve të regjionit, trasnmeton Indeksonline.
I pyetur nëse pret që dikush t’i bëj presion Serbisë dikush në samitin e Vjenës, Vuçiq ka thënë se skenën ndërkombëtare nuk e sheh si një arenë grindjesh, por si vend të dialogut dhe marrëveshjeve.
“Nuk po shkoj të grindem me askënd, dhe as Brukseli nuk do të grindet me dikënd, por po shkoj të arrij marrëveshje”, ka thënë Vuçiq për gazetarët në stacionin e autobusëve në Beograd, ku kishte shkuar që të vizitojë emigrantët.
Kryeministri serb ka thënë se Serbinë e presin ditë të rëndësishme, dhe ai shpreson se Serbia do të mund të përfitojë nga kjo konferencë.
“Do të përpiqemi me Prishtinën që të arrijmë disa marrëveshje në Vjenë”, ka thënë Vuçiq. Konferenca e Vjenës për Ballkanin Perëndimor do të mbahet në datën 27 gusht.
