OKB: Afro 400 fëmijë të vrarë në Jemen

0

Prej muajit mars, nga konflikti në Jemen janë vrarë afro 400 fëmijë, ndërsa pothuajse numër i njejtë i fëmijëve janë rekrutuar nga grupet e armatosura, ka thënë mbrëmë agjencia UNICEF.
Ky është raporti i parë i kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara për fëmijë, dhe vërejtja e parë për situatën në Jemen, ku koalcioni i udhëhequr nga Arabia Saudite po lufton kundër kryengritësve shiitë huthi, prej fundit të muajit mars të këtij viti.

Mëtutje, në raport theksohet se para një jave, 398 fëmijë janë vrarë, ndërsa më tepër se 600 të tjerë janë plagosur.

Po ashtu, 377 fëmijë janë rekruatuar për të luftuar dhe 1.3 milionë janë larguar nga shtëpitë e tyre.

“Fëmijët po e bartin barrën e konfliktit brutal të armatosur”, thotë raporti i UNESCO-s dhe shton se “ata janë vrarë nga bombat ose plumbat, e ata që i mbijetuan sulmet ballafaqohen me kërcënim në rritje nga sëmundejt dhe ushqimi i dobët”.

Nga kjo luftë janë vrarë më se 4,300 vetë, shumica prej tyre civilë, ndërsa janë përhapur sëmundje dhe ka uri në rajonet e këtij vendi.

Grupet për të drejtat e njeriut kanë shprehur shqetësim se të dy palët në konflikt po i shkelin ligjet e luftës dhe nuk po bëjnë sa duhet për t’i mbrojtur civilët.

Antikanabis në Dukagjin, sot dita e dytë

0

Operacioni antikanabis ndodhet në diten e dytë të tij në Dukagjin. Vazhdojnë të jenë në këtë aksion 450 forca policie, trupat e RENEA dhe FNSH, njësoj si në diten e parë të operacionit,raportojn mediet shqiptare

Drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit gjithashtu ndodhen në drejtim. Në diten e dytë forcat e policise kanë arritur të hyjnë në territorin e SHOSHAJT, aty ku dhe numri I parcelave antiknabis është I lartë. Deri tani nuk ka patur asnjë rezistencë nga kultivuesit e droges, ndërkohë që në diten e parë u zbuluan dhe u asgjësuan 150 parcela të mbjella me kanabis sativa, në total; afro 18 mijë rrënjë, por nuk ka patur asnjë person të arrestuar.

"Paqja në Ballkan qëndron mbi supet e njerëzve si Holbrooke"

0

​Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se falë njerëzve si ish-diplomati amerikan Richard Holbrooke, sot ekziston paqja në Ballkan.

Thaçi ka thënë se Holbrooke ishte mik i Kosovës, por diplomat i tërë botës.

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka treguar se mbrëmë së bashku me udhëheqës të shteteve të tjera dhe miq të Richard Holbrooke, kanë shikuar filmin kushtuar ish-diplomatit amerikan të bërë nga djali i tij David Holbrooke.

“Mbrëmë rezidenca amerikane u shndërrua në kinema ndërsa filmi i shfaqur ishte shumë i veçantë. Së bashku me liderët e shtetit, mediave dhe miqt e Richard Holbrooke, ishte prezent edhe djali i diplomatit të ndjerë David, rexhisor i filmit The Diplomat. Richardi ishte mik i Kosovës por diplomat i tërë botës. Paqja në Ballkan qëndron mbi supet e njerëzve si i ndjeri Richard Holbrooke”, ka shkruar Thaçi.

Kamioni godet motoristin, ky i fundit merr lëndime trupore

0

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Komoran-Carralevë, ku një motorist është goditur nga një kamion. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Nekovc të Drenasit, ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motorit.

Sipas dëshmitarëve, deri te aksidenti ka ardhur kur ngasësi i motorit ka dashur të lëshojë rrugën kryesore. Në vendin e ngjarjes kanë dal Policia e Kosovës, kurse i lënduar është dërguan në Qendrën Familjare në Drenas për tretman mjekësor.

Erik Lloshi dhe Stresi publikojnë “Nuk jam i asaj” (Video)

0

Tash e disa ditë është paralajmëruar bashkëpunimi më i ri nga reperi Stresi dhe këngëtari Erik Lloshi i cili tashmë është publik për fansat e dyshes të cilët e kanë pritur me padurim këtë bashkëpunim.

Skënderbeu sfidon Dinamon e Zagrebit, korçarët drejt historisë

0

Vëmendja e shqiptarëve sot është e përqendruar tek “Elbasan Arena”, ku Skënderbeu do të sfidoj Dinamon e Zagrebit, në sfidën e parë të play-off-it të Ligës së Kampionëve.

Kampionët e Shqipërisë, që tashmë kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Europa League, sonte përballën me gjigantin kroat.

Korçarët janë të përgatitur dhe të motivuar si asnjë herë më parë për ballafaqimin me kroatët e rrezikshëm për shkak se Skënderbeu është afër historisë.

Një fitore eventuale dhe një rezultat i favorshëm në sfidën e kthimit në Maksimir, do ta fuste ekipin shqiptar në fazën e grupeve të Championist, e që do të ishte skuadra e parë në historinë e futbollit shqiptar që do të siguronte fazën e grupeve.

Trajneri Skënderbeut, Mirel Josa, e ka vlerësuar maksimalisht Dinamon e Zagrebit. Një ditë para ndeshjes trajneri “bardhekuq” ka deklaruar se skuadra e tij do të bëjë lojën që ka bërë gjithmonë në këto takime, duke synuar në fund fitoren.

“E kemi parë Dinamon e Zagrebit që është rritur nga ndeshja në ndeshje. Ne nu k mund të themi që si skuadër jemi të favorizuar nga shorti. Megjithatë ne do të luajmë lirshëm në këtë sfidë. Dinamo ka cilësi shumë të mira. Skuadra do mbrojë mirë pasi kjo na intereson që të mos pësojmë gol. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Për këtë kemi punuar gjatë gjithë kësaj periudhe dy javore”, ka thënë Jose.

“Skuadra ime nuk ka vetëkënaqësi. Nga ndeshja në ndeshje ne rrisim synimet pasi dhe ne kemi pretendimet tona. Ne duhet të paksojmë gabimet tona. Normalisht ky është takim shumë i rëndësishëm qoftë për mua qoftë për futbollistet dhe ne jemi të përgatitur për gjithçka”, ka theksuar Jose.

Përballja mes Skënderbeut dhe Dinamos pritet të mbush stadiumin e bukur “Elbasan Arena”, ndërsa ndeshja nis në orën 20:45.

Si ta dalloni mjaltin natyral nga ai artificial

0

Një ekspert në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka treguar disa metoda se si ta zbulojmë se çfarë mjalti po blejmë.

Ai, i ka dhënë 10 metoda që nëse i përmbaheni do ta dalloni shumë mirë se a është apo jo natyral mjalti.

1. Merrni pak mjaltë dhe fërkojeni atë në mes të gishtit tregues dhe gishtit të madh derisa të shpërbëhet. Mjalti i pastër është i mirë për lëkurë dhe nuk është ngjitës. Nëse ai që e keni fërkuar ngjitet, kjo do të thotë se ka sheqer ose ëmbëltues artificialë në të.

2. Mundohuni të vendosni pak mjaltë në letër apo peceta të letrës. Mjalti i pastër natyral nuk përmban ujë dhe nuk do të depërtojë në letër për një kohë të gjatë.

3. Bletët instinktivisht i ndërtojnë kosheret në pemë dhe midis shkëmbinjve për t’u mbrojtur nga buburrecat. Vendosni pak mjaltë tek buburrecat, ata nuk do ta prekin mjaltin natyror.

4. Me të verdhën e vezës përzieni pak mjaltë. Nëse mjalti është i pastër, kur ta tundni të verdhën e vezës, ajo do të duket si të ishte e gatuar.

5. Një lugë të vogël me mjaltë vendoseni në një gotë të mbushur me ujë. Mjalti artificial do të fillojë të shkrihet, ndërsa mjalti i pastër do të forcohet dhe do të bjerë në fund.

6. Nëse e lyeni me mjaltë një fetë bukë mjalti natyral do të ngurtësohet për disa minuta, ndërsa mjalti artificial do ta lagë bukën për shkak të përmbajtjes së ujit.

7. Pak para gëlltitjes mjalti i vërtetë do t’ju japë një ndjesi të pickimit apo gërvishtjes në gojë, gjë që mjalti artificial nuk mund ta arrijë.

8. Vëzhgoni nëse mjalti do të kristalizohet me kalimin e kohës. Imitimi i mjaltit do të qëndrojë i lëmueshëm si shurup, pa marrë parasysh se sa kohë është ruajtur, ndërsa mjalti i vërtetë do të kristalizohet.

9. Majën e fijes së shkrepëses lyejeni me mjaltë dhe përpiquni ta ndizni. Mjalti natyror nuk do ta pengojë ndezjen. Mjalti artificial ka ujë, prandaj shkrepësja nuk mund të ndizet.

10. Vendosni në mikrovalë 2-3 lugë të vogla me mjaltë. Ngroheni në temperaturë të lartë. Mjalti natyror do të karamelizohet shpejt dhe nuk do ta marrë formën e shkumës. Mjalti artificial do të karamelizohet vështirë dhe do të jetë plot me flluska.

Hyseni sot në Skenderaj, Drenas dhe Malishevë

0

Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni sot do të vizitojë komunat e Skenderajt, Drenasit dhe Malishevës.

Gjatë vizitës në Skenderaj, në ora 10:00, Hyseni do të takohet me nënkryetarin e komunës, Fadil Nura, ndërsa për në ora 11:30, është caktuar takimi i Hysenit me kryetarin e komunës së Drenasit, Nexhat Demaku.

Në Malishevë ministri i Brendshëm pritet të arrijë në ora 13:00, për kur është paraparë edhe takimi me kryetarin e komunës, Ragip Begajn.

Në të tri komunat që do t’i vizitojë gjatë ditës së sotme, ministri Hyseni do të mbajë takime edhe me këshillat komunalë për Siguri në Bashkësi.

Kosova u pranua në IAAF

0

Kosova është pranuar si anëtare e Asociacionit Ndërkombëtar të Federatave të Atletikës (IAAF).

Në mbledhjen e sotme të Kongresit të këtij Asociacioni në Pekin të Kinës, ishin të pranishme 211 anëtare të kësaj organizate, ndërsa për Kosovën votuan 187, kundër ishin 13 vende, raporton agjencia AFP nga Pekini.

Pos Kosovës, në këtë organizatë ndërkombëtare të sportit të atletikës u pranua edhe Sudani Jugor, për të cilin votuan 192 vende, ndërsa 12 ishin kundër.

Banorët e Drenasit protestojnë para ministrisë së Ferid Aganit

0

Qytetarë të Drenasit – asamblistë, përfaqësues të OJQ-ve, përfaqësues të lokacioneve/fshatrave – do të mbajnë sot nga ora 11:30 deri në 12:00 një protestë paqësore para objektit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Prishtinë.

Protesta, sipas organizatorit, paraqet aksion simbolik i banorëve të Drenasit për të shprehur pakënaqësinë në lidhje me mosmonitorimin e mjedisit, ajrit, në këtë komunë nga ana e Ministrisë, ndërkohë që, siç thonë, Operatori Ekonomik NewCo Ferronikeli në vazhdimësi po liron erë të pakëndshme dhe tym frymëzënës.