E rrallë: Në Kosovë, vëllezërit binjak martojnë motrat binjake

0

Vetëm kush ka jetuar me ta mund t’i dallojë, përndryshe në dasmë thuajse askush nuk dinte se cili çift ishte cili, ngase edhe ishin veshur njëjtë, shkruan lajmi.net.

Madje, në këtë dasmë mysafirë patën edhe dy motra të tjera.

Edhe ato binjake që ngjajnë me njëra-tjetrën.

​Turqi: Dështimi i koalicionit i hap rrugën zgjedhjeve të parakohshme

0

Kryeministri turk, Ahmed Davutoglu u takua sot me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan për të informuar rreth dështimit për krijimin e një qeverie koalicioni, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të reja.

Takimi u zhvillua në pallatin presidencial në Ankara në orën 17:00, njoftoi stacioni televiziv “NTV”.

Sipas procedurës, Ahmet Davutoglu u shpreh se do t’i kthejë mandatin Presidentit. Partia kryesore e opozitës, CHP nuk humbi kohë për të deklaruar se tani, formimi i ekzekutivit të ri duhet t’i kalojë asaj, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Anadolli.

Partia AK e Davutoglut e humbi mazhorancën e saj qeverisëse 12-vjeçare në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit, në masë të madhe për shkak të suksesit që pati HDP-ja pro-kurde.

Votimi do të mbahet brenda 90 diteve pas shpalljes së datës së zgjedhjeve.

Tani edhe buzët bëhen tatuazh

0

Trendet e bukurisë ndryshojnë vazhdimisht andaj edhe nocioni i makijazhit të përhershëm si vetullat, vijëzimi i syve dhe tani buzëve- na bën të frikësohemi.

Derisa jemi në mision të kompletojmë qeverisjen tonë mbi makijazhin, duket sikur kemi të bëjmë me miliona nuanca për të zgjedhur.

Disa zgjedhin që të vijëzojnë buzët me tatuazh të përhershëm, ndërsa disa të tjerë zgjedhin që përmes tatuazhit të plotësojnë buzët e holla. Thuhet se një tretman i tillë do të zgjaste 8-10 vite duke e bërë të njejtë me ngjyrën natyrale të buzëve, me një kosto prej $1195.

Shikoni fotografitë dhe videon se si duket procedura.

Rita publikon klipin e ri (Video)

0

Pavarësisht se në videon e re të Ritës ka edhe skena ku kosovarja mbështjellët me flamurin britanik, ajo krejt në fillim i thotë Chris Brown se është nga Kosova
Rita Ora përsëri i ka bërë një promovim Kosovës.

Kjo për shkak se këngëtarja e ka përmend Kosovën ne fillimin e klipit që e lansoi sonte para kohe, “Body on me”.

Kënga është bërë subjekt i shumë mediave ndërkombëtare pasi që ajo është bërë me Chris Brown, ish të dashurin e Rihannas.

Për këtë këngë ka pasur edhe një reagim të këngëtares nga Barbadosi e cila e kritikoi Ritën për bashkëpunimin me ish të dashurin e saj, i cili e pat rrahur keq Rihannan pas ndarjes se çmimeve Grammy


RITA ORA – Body on Me ft. Chris Brown

Çfarë tregon hapja e gojës

0

Hapja e gojës është një mënyrë e mirë për të zbuluar nëse dikush është psikopat potencial. Vetëm hapni gojë para tyre. Nëse ata e bëjnë të njëjtën gjë, është në rregull, por nëse qëndrojnë “stoik” punët nuk janë mirë.

Shkencëtarët zbulojnë se nëse dikush nuk hapë gojën, pasi shoqëruesi i tyre të ketë bërë këtë, ka mundësi të jetë psikopat. Sipas disa studiuesve nga Universiteti Baylor në Teksas të Shteteve të Bashkuara, ku në një test të bërë ishin të përfshirë 135 persona, rezultoi se lidhjet mes problemeve psikike dhe hapjes së gojës, janë shumë të mëdha.

Egjipt: Temperatura vdekjeprurëse , 106 të vdekur

0

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Egjiptin ka lënë të vdekur 106 persona që nga java e kaluar, raporton AP.
Ndërkaq, edhe tetë persona të tjerë kanë ndërruar jetë si pasojë e vapës vdekjeprurëse në qytetet egjiptiane, transmeton Indeksonline.

Lindja e Mesme është përfshirë nga temperaturat ekstreme që nga muaji korrik. Temperaturat në Egjipt janë zakonisht të larta, por këtë javë kanë prekur ekstremet, duke shkuar deri në 46 gradë celsius.
Në anën tjetër meteorologët nuk kanë dhënë shenja se temperaturat do të bien, duke paralajmëruar temperatura të larta edhe në ditët e ardhshme.
Sipas autoriteteve egjiptiane, në mesin e të vdekurve janë të përfshirë edhe tetë pacientë në një spital psikiatrik në veri të Kajros dhe tre të burgosur në një burg.

ISIS kërcënon Bosnjën: Tragjedi e madhe ju pret!

0

Nuk jeni të vetëdijshëm se çfarë po ju përgatitet. Së shpejti do t’ju godasë një tragjedi e madhe. Faleminderit Allahut i cili i ndihmon robërit e saj të sinqertë, muxhadinëve, ka kërcënuar ISIS-i.
Kështu thuhet në portalin në gjuhën boshnjake “Sablja Istine”. Supozohet së ky portal është pjesë e terroristëve boshnjakë që janë pjesë e ISIS-it, transmeton Indeksonline.

Po ashtu në këtë portal janë publikuar edhe fotografitë e kroatit të vrarë nga ISIS-i, Tomislav Salopek me mesazhin përcjellës: “Ky është përfundimi i shtetasit kroat dhe secilit që luan me Shtetin Islamik”.
Të dhënat jozyrtare flasin për rreth 300 boshnjak që momentalisht luftojnë për ISIS-in në Siri dhe Irak.
Të kujtojmë se grupi i xhihadistëve të Shtetit Islamik ka publikuar edhe një videon ku u bën thirrje kombit turk për xhihad dhe pushtimin e Stambollit.
Thirrjen e apelon komandanti i grupit në Turqi.
Videoja gjithashtu përmban kritika të Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan për shkak të përfshirjes së vendit në koalicionin ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të luftuar xhihadistët.

Spanjë: Gjobitet me 800 euro, hidhëroi policinë

0

Gruaja e cila fotografoi makinën e policisë të parkuar ilegalisht në një vendparkim për persona me aftësi të kufizuara është gjobitur me 800 euro. Gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë i njohur, e kishte postuar fotografinë në Facebook me komentin: “Parkoni ku nuk duhet dhe nuk paguani gjë.” Por policia menjëherë e gjeti gruan dhe e bëri të paguajë gjobën prej 800 eurosh.

Ajo ra viktimë e ligjit të ri të Spanjës i cili nisi zbatimin me 1 Korrik dhe i cili ndalon përdorimin e paautorizuar të imazheve të policisë. Gjobat për një veprim të tillë sillen prej 600 deri në 30.000 funte.

Rregullat më absurde në plazhe

0

Në Shqipëri por dhe në shumë vende të botës mund të shohësh gjëra nga më të çuditshmet në kohën e verës Që nga zhveshjet nudo deri te seksi.

Por në tali, ekzistojnë disa prej rregullave më absurde që duhen zbatuar në plazhe.

Në Orbetelo për shembull nuk mund të harrosh shapkat në plazh pasi gjobitesh. Gjithashtu nuk lejohet përdorimi i mp3 apo radiove me muzikë të lartë.

Në Sorrento nuk lejohet që shitësit apo piktorët ambulantë të rrinë më shumë se 15 minuta në të njëjtin vend ndryshe gjobiten.

Në Venecia nuk lejohen nallanet pasi bëjnë tepër zhurmë ndërkohë që në disa plazhe të tjera nuk lejohet hyrja në plazh me qen pavarësisht racës apo madhësisë së tij.

Në Savona nuk lejohet të hash në zonën e plazhit dhe në disa qytete të tjera nuk lejohet që pronarët e resorteve të ftojnë kalimtarët pasi cilësohet si bezdisje.

Megjithëse disa prej këtyre rregullave mund të jenë edhe të dobishme, një pjesë janë mjaft të çuditshme. Por të paktën aty ekzistojnë ende rregullat.

Tiranë: Burri mbyt gruan dhe më pas telefonon policinë

0

Një krim i rëndë ka ndodhur në familje, këtë herë në fshatin Shëngjergj në Tiranë, ku burri ka mbytur gruan dhe pasi ka kryer krimin ka njoftuar policinë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës rreth orës 19:30 në fshatin Shëngjergj, ku Shkëlqim Disha ka mbytur bashkëshorten e tij Resmie Disha 31 vjeç nga Librazhdi.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij krimi, ndërsa policia ka shkuar menjëherë ne vendin e ngjarjes duke arrestuar edhe autorin, i cili ka pranuar dhe krimin. Nga hetimet e para dyshohet se gruaja është mbytur nga bashkëshorti me rrip.

Ndërkaq Shkëlqim Disha pasi ka pranuar krimin edhe përpara të afërmeve është penduar.

Ndërkohe pak ditë më parë një tjetër krimi në familje ndodhur në Pogradec ku burri pasi e lidhi gruan e qëlloi atë me thikë duke i marrë jetën.