​Turqi: Dështimi i koalicionit i hap rrugën zgjedhjeve të parakohshme

TË FUNDIT

Kryeministri turk, Ahmed Davutoglu u takua sot me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan për të informuar rreth dështimit për krijimin e një qeverie koalicioni, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të reja.

Takimi u zhvillua në pallatin presidencial në Ankara në orën 17:00, njoftoi stacioni televiziv “NTV”.

Sipas procedurës, Ahmet Davutoglu u shpreh se do t’i kthejë mandatin Presidentit. Partia kryesore e opozitës, CHP nuk humbi kohë për të deklaruar se tani, formimi i ekzekutivit të ri duhet t’i kalojë asaj, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Anadolli.

Partia AK e Davutoglut e humbi mazhorancën e saj qeverisëse 12-vjeçare në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit, në masë të madhe për shkak të suksesit që pati HDP-ja pro-kurde.

Votimi do të mbahet brenda 90 diteve pas shpalljes së datës së zgjedhjeve.