Austria, Çekia dhe Sllovakia kërkojnë që mosmarrëveshjet dypalëshe të mos pengojnë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke përmendur si shembuj kontestin mes Kroacisë dhe Malit të Zi, si dhe mosmarrëveshjen mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Në një dokument të përbashkët, tri vendet propozojnë përfshirje graduale të vendeve kandidate në politikat dhe programet evropiane, ndërsa Komisioni Evropian sugjeron që çështjet që nuk lidhen drejtpërdrejt me kriteret e anëtarësimit të zgjidhen përmes mekanizmave dypalësh ose ndërkombëtarë.
Për Maqedoninë e Veriut, kjo çështje mbetet veçanërisht e rëndësishme, pasi përparimi i negociatave vazhdon të kushtëzohet nga ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.
