Nuk jeni të vetëdijshëm se çfarë po ju përgatitet. Së shpejti do t’ju godasë një tragjedi e madhe. Faleminderit Allahut i cili i ndihmon robërit e saj të sinqertë, muxhadinëve, ka kërcënuar ISIS-i.
Kështu thuhet në portalin në gjuhën boshnjake “Sablja Istine”. Supozohet së ky portal është pjesë e terroristëve boshnjakë që janë pjesë e ISIS-it, transmeton Indeksonline.
Po ashtu në këtë portal janë publikuar edhe fotografitë e kroatit të vrarë nga ISIS-i, Tomislav Salopek me mesazhin përcjellës: “Ky është përfundimi i shtetasit kroat dhe secilit që luan me Shtetin Islamik”.
Të dhënat jozyrtare flasin për rreth 300 boshnjak që momentalisht luftojnë për ISIS-in në Siri dhe Irak.
Të kujtojmë se grupi i xhihadistëve të Shtetit Islamik ka publikuar edhe një videon ku u bën thirrje kombit turk për xhihad dhe pushtimin e Stambollit.
Thirrjen e apelon komandanti i grupit në Turqi.
Videoja gjithashtu përmban kritika të Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan për shkak të përfshirjes së vendit në koalicionin ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të luftuar xhihadistët.
