Veçantia e filmit “Think Twice”, është se fiziku i njëjtë i personazheve dhe gjuha e njëjtë që flasin.
Filmi i animuar i regjisorit shqiptar, Naser Shillova tashmë ka marrë dritën jeshile të prezantimit. Premierën botërore, filmi i animuar “Think Twice”, do ta ketë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Rio de Janeiro të Brazilitt, përkatësisht në festivalin “Anima Sao”, ka njoftuar regjisori Shillova. Festivali ku do të prezantohet filmi i regjisorit kosovar do të mbahet prej 22 deri më 25 tetor të këtij viti.
Think Twice është një film i animuar i metrazhit të shkurtë. Është një tregim që shtjellon një nga aspektet më negative të natyrës së njeriut, pasi që, për aq sa mbahet mend njeriu ka luftuar për karrige dhe miliona njerëz janë vrarë dhe ende vazhdojnë të vriten edhe sot.
Naser Shillova në një intervistë më të hershme të dhënë për KultPlus pat thënë se ajo që ndoshta e bënë paksa më të veçantë këtë tregim është fiziku i njëjtë i personazheve dhe gjuha e njëjtë që flasin. “Sepse njerëzit kudo që janë, të çfarëdo vendi, race apo gjuhe, të gjithë janë të njëjtë. Për këtë arsye ky tregim është universal si në kuptimin kohor, vendor ashtu edhe kulturor dhe lehtë mund të personalizohet nga të gjithë popujt e botës”, pat deklaruar Shillova
