Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, ka vizituar komunën e Skenderajt,Drenasit dhe Malishevës.
Në të tri komunat e vizituara, u vlerësua se gjendja e sigurisë është shumë e mirë dhe se ka trend të rënies së veprave të ndryshme kriminale.
Gjatë këtij takimi, ministri Skender Hyseni bëri të ditur se vizita e tij është me qëllim që të japë mesazh në parandalimin e dukurive negative që mund të godasin shoqërinë.
“Ne duhet që bashkërisht të përpiqemi që të gjejmë mënyrën më efikase për përcjelljen e mesazhit për tolerancë ndër fetare, kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe tendencat për manipulimin e qytetarëve që shtyjnë në ekstremizëm të dhunshëm dhe terrorizëm”, tha ministri Hyseni.
Ndërsa, në takim me kryetarin e komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku, ministri Hyseni tha se duhet bërë përpjeke që të ruhet llojllojshmëria kulturore, fetare dhe etnike, të cilat me shekuj janë kultivuar në vendin tonë.
Ministria e Punëve të Brendshme-Ministarstvo unutrasnjih poslova-Ministry of Internal Affairs “Kosova me kaq numër të vogël të banorëve që ka, ka dhënë një numër të madh të qytetarëve të cilët kanë marrë pjesë në luftërat e huaja. Për kokë banori, ne renditemi në krye të rang listave të shteteve me më së shumti qytetarë të cilët kanë marrë pjesë në luftërat e huaja në Siri dhe Irak”, theksoi ministri Skender Hyseni.
Pas Drenasit, ministri Hyseni ka vizituar komunën e Malishevës ku u prit nga kryetari i komunës, z. Ragip Begaj dhe Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi.
Me këtë rast, kryetari Begaj tha se situata e qetë është arritur në këtë komunë falë ërkushtimit të qytetarëve që kanë treguar sjellje demokratike dhe me këtë kanë kontribuar në përmirësimin e sigurisë.
