Asnjë aktivitet për të shënuar Ditën Botërore të Humanitetit

TË FUNDIT

Ndonëse në mbarë botën sot po shënohet Dita Botërore e Humanitetit, në Kosovë nuk ka pasur asnjë aktivitet, qoftë edhe simbolik, i cili do ta shënonte këtë ditë.

Dy shoqatat humanitare më të mëdha në vend, “Nënë Tereza” dhe “Kryqi i Kuq” i Kosovës, u arsyetuan se veprat humanitare duhet bërë çdo dit, dhe jo vetëm në këtë ditë.

Edhe pse nëpër komuna të ndryshme ku shtrihen këto shoqata ka pasur ndonjë aktivitet, bwhet fjalw pwr aktivitete në vazhdimësi dhe jo të destinuara për këtë ditë.

Përfaqësuesi i shoqatës “Nëna Terezë”, Zef Shala, tha se kjo shoqatë ka aktivitete në kontinuitet dhe jo të destinuara vetëm për këtë ditë.

Ndërkaq, sa i përket asaj se a janë kosovarët më humanitarë ditët e sotme a po në të kaluarën, Shala u shpreh se humaniteti në të kaluarën ka qenë dukshëm më i shprehur.

Kurse, Antigona Sopjani, nga “Kryqi Kuq” i Kosovës, mendon ndryshe nga përfaqësuesi i “Nënë Terezës”.

Sopjani për KosovaPress tha se humaniteti tek kosovarët është rritur viteve të fundit, me rritjen e standardit jetësor. Por, njëjtë sikur shoqata “Nëna Terezë”, as “Kryqi i Kuq” nuk ka pasur ndonjë aktivitet shënues për këtë ditë, përpos atyre që janë në vazhdimësi.

E, qytetari Ismajl Berisha, mendon se të varfrit po lihen anash. Kjo për arsye se ende po merremi me çështje të njohura, si korrupsioni, krimi etj. Por shqetësuese sipas tij, është edhe keqpërdorimi i të varfërve që po bëhet, sidomos nga Shqipëria.

Berisha theksoi se shteti duhet të mundësojë që asnjë njeri të mos vuajë për nevojat elementare njerëzore dhe adresoi kritika ndaj tij pse s’po ndërmerr veprime pwr mposhtjen e varfwrisw.

Të këtij mendimi ishin edhe shumë qytetarë të tjerë, sipas të cilëve pushtetarët nuk po arrijnë të ngopen për vete, andaj edhe të varfrit po mbesin pa bukë të gojës