Ka përfunduar me rezultat 1-2 sfida e parë e turit play-off mes Skënderbeut dhe Dinamos Zagrebit, e vlefshme për Champions League, e cila u luajt në stadiumin “Elbasan Arena”
Kanë qenë korçarët të cilët me një supergol të Blendi Shkëmbit kanë kaluar në avantazh.
Aksion i shpejtë i Skënderbeut me mbrojtësin Radas që lë mbrojtjen, kombinohet me Salihin dhe i afrohet zonës, por pengohet duke marrë goditje dënimi. Shkëmbi gjuan goditjen e dënimit dhe shënon një supergol duke shkundur rrjeten e portierit kroat. Pjesa e parë përfundon në avantazh të korçarëve me rezultatin 1-0.
Pjesa e dytë ka nisur me energji të reja për kroatët. Në minutën e ’65 Dinamo Zagrebit ka shënuar duke e barazuar rezultatin në 1-1. Goli për kroatët u shënua nga El-Arbi Hilal Soudani.
Kur u mendua se ndeshja përfundoi me rezultatin e barabartë, kroatët dyfishuan rezultatin në minutat shtesë. Josip Pivaric mbylli rezultatin në 1-2.
Formacionet zyrtare
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Eskardinja, Lilaj, Shkembi, Nimaga, Berisha, Latifi, Salihi; Trajner Mirel Josa
Dinamo Zagreb: Eduardo, Sigali, Travel, Pinto, Pivariç, Maçado, Soudani, Santos, Hodzic, Rog, Pjaca; Trajner: Zoran Mamiç
Gjyqtar: Sergei Karasev
