Krahasuar me të dhënat e korrikut 2014, kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil në Gjermani janë rritur me 93.2%. Të dhënat bëhen publike nga Ministria e Brendshme e Gjermanisë. Numrin më të madh të kërkesave e përbëjnë azilantët nga Siria me plot 9 413 kërkesa, ndërsa Shqipëria vjen e dyta me 7 633 kërkesa.
Po ashtu janë 14 832 kërkesa për aplikim nga vendet e rajonit Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Ndërsa në total sipas Zyrës Federale për Migracion dhe Refugjatë, nga të gjitha vendet janë 37 531 aplikime për azil në muajin korrik.
Pas Sirisë lista vijon me shtetas nga Serbia, Afganistani dhe Iraku. Sa i përket Maqedonisë, renditet e gjashta me 1 961 kërkesa në muajin korrik, ndërkohë që Kosova është në vendin e shtatë me 1 395 kërkesa. Bosnja ka vetëm 786 kërkesa,shkruan Lapsi.al
Ditët e fundit autoritetet gjermane kanë nisur kthimin masiv të azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani. Vendi ynë së fundmi është klasifikuar si vend i sigurt origjine.
