Egjipt, nga temperaturat e larta vdesin 109 persona

TË FUNDIT

Nga vala e të nxehtit që në javët e fundit ka përfshirë Egjiptin, deri më tani kanë vdekur së paku 109 persona.

Ministria e Shëndetësisë së Egjiptit ka konfirmuar se për shkak të të nxehtit të madh që përfshiu vendin në 48 orët e fundit kanë vdekur edhe 11 persona.
Gjithashtu theksohet se në mbarë vendin që nga fillimi i javës së kaluar, kanë vdekur gjithsej 109 persona, dhe për shkak të problemeve shëndetësore të shkaktuara nga temperaturat e larta në spital janë paraqitur 805 persona.

Zyra Meteorologjike Shtetërore ka raportuar se temperaturat e larta në Egjipt do jenë të pranishme deri në fund të muajit.