Reperi kosovar Ledri Vula ka publikuar së fundmi një foto në llogarinë e tij në Instagram në shoqërinë e motrës së këngëtares së njohur, Rita Ora. Gjatë një shëtitjeje me varkë në Ulqin, ylli i “Shumë pis” ka qenë duke shijuar relaksin me Elenën dhe Amantinën, vajzën e tezes së këngëtares së “Body on me”.
Ndjekësitë e shumtë të këngëtarit kanë uruar që kjo shoqëri e mirë të jetë një mundësi për ndonjë bashkëpunim të ardhshëm mes reperit dhe Rita Orës.
