Aksident me fatalitet, një i vdekur dhe dy të lënduar

TË FUNDIT

Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e një personi dhe dy të tjerëve të lënduar në aksidentin që ndodhi sot në mëngjes në rrugën magjistrale Pejë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Rigjevë të Klinës.

Sipas Policisë në këtë aksident ishin të përfshirë një kamion ‘Merecedes’ me targa të shtetit Shqipërisë, drejtuar nga i dyshimti R.K.(1976) dhe një kamionet ‘Mercedes’ me targa vendore të komunës së Ferizajt, drejtuar nga viktima J.S.(1948).
“Njësitë policore të NjRKRR-së si dhe ato të Stacionit policor Klinë kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka marrë pjesë prokurorja e Krimeve të Përgjithshme në Pejë ku së bashku me hetuesit kanë përfunduar me këqyrjen e vendit të ngjarjes , intenzivisht do të zhvillojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Nga të dhënat e hetuesve mësohet se, si pasojë e aksidentit në Spitalin Rajonal në Pejë janë duke u kuruar dy persona të lënduar,njeri nga ta i dyshuari R.K., shtetas i Shqipërisë dhe D.H.(1985) nga Ferizaj.Sipas ekipit mjekësor jeta e të lënduarve nuk është në rrezik, ndërsa viktima (drejtues i kamionetes) shtetas i Kosovës J.S.(1948) nga fsh. Greme –Ferizaj, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe trupi i pa jetë me vendim te prokurorit është dërguar për autopsi”, thuhet në një komunikatë të Policisë Rajonale të Pejës.

Rasti do të procedohet në Prokurori për të ndërmarrë veprimet e mëtejme procedurale.