New York Times shkruan mbi dashurinë e kosovarëve për birrën

TË FUNDIT

Graham tregon kësisoj për kohën e tij në Prishtinë. Ai ka biseduar edhe me menaxherin e Birra Prishtinës i cili i thotë se konsumimi i alkoolit nuk bie ndesh me fenë myslimane.
Edhe pse feja islame e ndalon pijen e alkoolit, një kulturë e birrës po lind në kryeqytetin e Kosovës. Mes rreshtash kështu shkruan Adam Graham për New York Times, në një kolumne të sotme ku përmendet edhe Birra Sabaja – prodhim vendor si dhe Miqt PUB – një prej vendeve më të frekuentuara aktualisht në Prishtinë.

Graham tregon kësisoj për kohën e tij në Prishtinë. Ai ka biseduar edhe me menaxherin e Birra Prishtinës i cili i thotë se konsumimi i alkoolit nuk bie ndesh me fenë myslimane.
“Si shoqëri sekulare, alkooli gjithmonë këtu ka qenë shumë i konsumuar” thotë Shala. Artikulli flet edhe për ndjenjën e konsumerizmit që ndërkombëtarët e kanë ushqyer në Kosovë, restaurantet e reja, muzikën indie, e po ashtu edhe kultura e birrës. Graham është impresionuar më shumë nga birra, sesa nga makiatoja, edhe pse ai thotë se lokalët mendojnë se makiatoja e Kosovës është më e mira në Evropë.
Shkrimi përmend edhe Beer Fest, një organizim tani në vitin e katërt, që e ndihmon dashurinë e kosovarëve për birrën.