Stojanoviq i quan fashiste idetë e Vetëvendosjes

TË FUNDIT

Në Prishtinë gjithmonë jepen deklarata paksa të forta para se të shkohet në Bruksel e pozicioni i serbëve është i tillë që nuk janë vendimtarë faktorët e ndikimit.

Kështu ka thënë për B92 zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq.
Ai në Beograd ka biseduar me shefin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriqin.
“Kemi biseduar për rëndësinë e formimit të AKS-së, kemi shqyrtuar tema të rëndësishme që ekipi negociues të shkojë me argumente në Bruksel dhe që të merret me vesh me Prishtinën. Të dy palët duhet të lëshojnë pe, e dimë ç’është minimumi, dhe, nëse do të merremi vesh ose jo, çdo gjë varet nga Prishtina“, ka thënë Stojanoviq.

“Nuk do të thosha se minimumi i AKS-së është që të ketë kompetenca ekzekutive, ekziston parmi i marrëveshjes, që nga hapi i parë deri te të ardhshmit që është edhe definimi i statusit që pason. E dimë çfarë duhet të jetë AKS, në bazë të kësaj e dimë edhe çka duhet të ketë AKS”, citon Koha.net të ketë thënë Stojanoviq , i cili edhe është ankuar se “hapësira për veprimin serb nuk është shumë e madhe”.

Stojanoviq e ka komentuar edhe paralajmërimin e Vetëvendosjes se do të pengojë formimin e AKS-së.
“Ajo që flet Vetëvendosje është mbetje e ideve fashite se serbët nuk duhet të jetojnë në Kosovës, kjo është ajo me të cilën ne duhet të luftojmë, dhe, nëse dikush mendon se kjo është e lehtë… “, ka përfunduar Stojanoviq.