Filmi “Shok”, në mesin e dhjetë finalistëve

TË FUNDIT

Në këtë garë janë futur 678 aplikantë nga 52 shtete por janë përzgjedhur vetëm 10 filma që do të prezantohen në më shumë se 250 kinema në gjashtë kontinente, mes 25 shtatorit dhe 4 tetorit të këtij viti
Sarandë SelimiVetëm dhjetë filma të metrazhit të shkurtë janë përzgjedhur të jenë finalistë të këtij viti të Festivalit të Filmit të metrazhit të shkurtë “Manhattan Short Filom Festival”.Në këtë garë janë futur 678 aplikantë nga 52 shtete por janë përzgjedhur vetëm 10 filma që do të prezantohen në më shumë se 250 kinema në gjashtë kontinente, mes 25 shtatorit dhe 4 tetorit të këtij viti.

Filmi “Shok” me skenar dhe regji nga Jaime Donoughue është i bazuar në ngjarje të vërtetë dhe është i vendosur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy djemve të vegjël të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.

Në këtë film luajnë: Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raca, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj.
Ky film është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është prodhim i shtëpisë filmike Eagle Eye Films Kosova me producent Eshref Durmishi dhe Eagle Eye Media Ltd me producent Harvey Ascott.