Raundi i ri i bisedimeve në Bruksel që do të fillojë më 24-25 gusht të javës së ardhshme, do të trajtoi tri tema kryesore e që kanë të bëjnë me çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, heqjen e barrikadës mbi Urën e Ibrit, si dhe çështjen e heqjes së pengesave që Serbia po ia bënë zbatimit të marrëveshjes për energji.
Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, ministrja pa portofol e Qeverisë së Kosovës dhe njëherit kryesuesja e delegacionit të Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, Edita Tahiri.
Ajo mes tjerash në këtë intervistë, ka folur edhe për marrëveshjen e 12 gushtit për Polisat e Sigurimeve, marrëveshje kjo të cilën e vlerëson të suksesshme dhe thotë se Qeveria e Kosovës është munduar tashmë dy vite më parë që të arrihet.
Tahiri ka folur edhe për UNESCO, pengesat që po bënë Serbia, si dhe ka komentuar deklaratat e shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiqi, lidhur me thirrjet që të mos lejohet pranimi i Kosovës në këtë organizatë.
Ministrja Tahiri ka bërë të ditur se raundi i ri i bisedimeve, i cili do të filloj javën e ardhshëm, do të ketë dy takime, atë në nivelin teknik dhe në nivelin e kryeministrave.
“Temat të tjera që do të jenë, janë çështja e Asociacionit, është çështja e heqjes së barrikadës nga ura e Ibrit dhe çështja e heqjes së pengesave që Serbiapo ia bënë zbatimit të marrëveshjes për energji. Këtojanë tri temat kryesoreqë do të jenë në agjendën e dialogut me 24 dhe 25 gusht, ku më 24 gusht mbahettakim në nivelin teknik, ndërsa më 25 gusht vazhdon takimi në nivelin e kryeministrave me ndërmjetësimin epërfaqësues së lartë zonjës Mogherini”, tha Tahiri.
Ajo theksoi se me marrëveshjen për Polisat e Sigurimeve, qytetarëve të Kosovës do t’u hiqet pagesa prej 600 euro që është dashur të bëj për një vit, për të hyrë në shtetin serb, duke shtuar se keqkuptimet që kanë ndodhurlidhur me këtë marrëveshje, duhet të largohen pasi që me të përfitojnë qytetarët e Kosovës, e në veçanti ata të Luginës së Preshevës.
“Marrëveshja për Polisat e Sigurimeve që ka të bëjë me zbatimin, më 12 gusht, siç e dini i ka hequr një barrë të madhe financiare për qytetarët që udhëtojnë në Serbi, sepse me këtë marrëveshje ata nuk kanë nevojë më të paguajnë pagesa shtesë për sigurimet e automjeteve për hyrje në Serbi. Siç e dini para marrëveshjes një qytetar kur ka kaluar në Serbi, ka paguar 60 euro për dy javë qëndrim, apo 105euro për një muaj, përkatësisht 600 euro në vjet nëse ka shkuar në Serbi me automjetin e vet, e ka siguri automjetin e vet. Me këtë marrëveshje që ka filluar zbatimin më 12 gusht qytetarët e Kosovës lirohen komplet nga kjo pagesë”, tha Tahiri.
Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë e arritur me 13 prill 2013, sipas Tahirit specifikon qar të në pikën e saj të 14, se Serbia nuk mund të pengoi Kosovën në integrimet ndërkombëtare, dhe rrjedhimisht në institucionendërkombëtare siç është anëtarësimi në Organizatën për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara(UNESCO).
Kurse, kundërshtimi që po shfaq pala serbe lidhur me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, sipas Tahirit vetëm sa dëshmojnë për një mentalitet mesjetar të Serbisë dhe politikëbërësve të saj.
“Deklaratat e zyrtare të Serbisëveçmas atyre që kanë qenë pjesë e politikës gjenocidiale të Millosheviqit, pra janë deklarata të pamoralshme, sepse Serbia ka qenëajo që ka bërë gjenocid në Kosovë, ndërsa populli i Kosovës dhe udhëheqja e vet kanë mbrojtur popullin nga lufta gjenocidiale. Kështu që UNESCO, anëtarët e UNESCO-s dhe mbarë bota demokr atike e dinë që Serbia ka bërë gjenocid në Kosovës, Bosnje dhe Kroaci dhe e dinë se popull i Kosovës ka bërë luftë të drejtë për liri dhe pavarësi. ..Vet kundërshtimi që po pretendon të ia bëjë Serbia tregon se Serbia ende ka një mentalitetanakronik, mentalitet mesjetarë, sepse po ta respektonte vlerat dhe konceptin e UNESC-s do ta mirëpriste edhe Serbia, anëtarësimin e Kosovës në UNESCO”, tha Tahiri.
Ndryshe, Kosova dhe Serbia kanë filluar dialogun teknik që në vitin 2011, duke arritur të nënshkruhen disa marrëveshje, por që jo të gjitha prej tyre kanë gjetur zbatimin e tyre në praktik.
