Bisedime në mes dy Koreve, pas tensioneve në rritje

0

Ditën e sotme priten të zhvillohen bisedime të nivelit të lartë mes dy krerëve të dy Koreve, dy orë para skadimit të ultimatumit të dhënë nga ana e Phenianit, bëhet e ditur nga Seuli.

Koreja e Veriut kërcënoi kundërshtarin e saj me njoftimin e shpalljes së gjendjes së luftës, nëse nuk do t’i jepte fund operacioneve propagandistike në kufirin mes dy shteteve.

Takimi pritet të mbahet në fshatin kufitar, Panmunjom rreth orës 06:00 sipas orës lokale, njoftoi një zëdhënëse e Shtëpisë Blu, zyra ekzekutive e presidentit jugkorean.

Koreja e Jugut do të përfaqësohet nga ministri I Unifikimit, Hong Young-Pyo dhe këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Kim Kwan-Jim.

Koreja e Veriut nga ana e saj do të dërgojë zyrtarin më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Hwang Pyong-So, i cili konsiderohet si numri dy i regjimit dhe sekretarin e Partisë së Punëtorëve, Kim Yong-Gon, i ngarkuar special për marrëdhëniet me Korenë e Jugut

Dittmann: Gjermania e do Kosovën në organizatat ndërkombëtare

0

Ambasadori gjerman në Serbi, Axel Dittmann lidhur me pranimin e Kosovës në UNESCO, ka thënë se Gjermania e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe beson se është mirë dhe e drejtë që Kosova të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare nëse për këtë i përmbush kushtet.

Ditmann u ka thënë mediave serbe se është shumë me rëndësi që të arrihet përparim thelbësor në dialogun Kosovë-Serbi sepse kjo do të mundësojë hapjen e kapitullit 35 për Serbinë në procesin e anëtarësimit. Sipas tij ky është pozicion i përbashkët i BE-së.

Fatos Nano shofer, Edi Rama faturino (VIDEO)

0

Kjo shtë një video e vjetër, e kohës kur Fatos Nano drejtonte Partinë Socialiste.

Në këtë kohë, Edi Rama “i qëndronte pas” Nanos dhe vetëm sa rritej politikisht.

Në pamje, mund të shihni Nanon që nget autobusin, ndërsa Rama është në rolin e faturinos.

Ndërkaq, sot kohët kanë ndryshuar. Rama ka marrë timonin dhe Nanon as për ‘faturino’ nuk e merr.

https://youtu.be/Owo9qPc2Vss

SHBA: Një i vrarë dhe një i plagosur

0

Një person u vrarë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë pas të shtënave në një ndërtesë federale në jug të Manhatanit gjatë së premtes. Ngjarja është konfirmuar nga policia e Nju Jorkut.

Një zëdhënës i policisë së Nju Jorkut tha se të shtënat nisën në një ndërtesë ku ndodhet një gjykatë e emigracionit.
Një nga personat e qëlluar ishte oficer i sigurimit në ndërtesë, raporton “Wall Street Journal”, që citon një zyrtar të paidentifikuar.

Autori i kësaj ngjarje dyshohet të jetë vetëvrarë, ndërsa forca të shumta policore mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sociologët: Prindërit shqiptarë të heqin dorë nga edukimi i vjetër

0

Marrëdhëniet prind-fëmijë sot më shumë se kurrë janë të komplikuara; është një luftë brezash në koncepte e në mendësi, që shpesh agravon në situata të pakëndshme, deri në largimin e adoleshentëve nga shtëpia. Më i fundit ishte rasti i motrave Kajtazi në Durrës që ka shokuar mbarë opinionin publik dhe ka mobilizuar edhe sociologët të flasin dhe ta studiojnë rastin.

Ata mendojnë se të dyja palët kanë faj e përgjegjësi; nga njëra anë fëmijët që kërkojnë liri pa fund; duke abuzuar me jetën e tyre, ku synimet janë veshjet, qejfi dhe dalja, dhe nga ana tjetër janë prindërit të cilët nuk tentojnë të futen në botëkuptimin e adoleshentëve por aplikojnë një edukim të vjetër pa kuptuar që kohët kanë ndryshuar.
Sociologët mjaft të njohur Gëzim Tushi dhe Entela Binjaku për KosovaPress japin mendimet e tyre rreth rastit Kajtazi, si dhe analizojnë shkaqet, pasojat dhe zgjidhjet që duhet të gjejmë ne të gjithë, bashkë si shoqëri.

Në këndvështrimin e sociologëve, adoleshentët shqiptarë të prirur nga modele që i shohin në TV, in ternet, rrjete sociale etj, kërkojnë të bëjnë një jetë ndryshe nga sa pranon shoqëria jonë dhe kjo krijon përplasjet me prindërit. Megjithatë, edhe prindi ka vështirësi dhe është i vetëm në gjithë këtë përballje; shkolla tek ne nuk kujdeset për botëkuptimin e adoleshentëve, specialisti mungon kudo, ndaj e gjithë barra i mbetet prindit.

Lidhur me këtë rast dhe të tjerë të ngjashëm edhe sociologu, Gëzim Tushe thotë se është e vështirë të ndash sot përgjegjësinë mes prindërve dhe fëmijëve, pasi nga njëra anë janë prindërit që duhet të ndryshojnë mendësinë dhe të edukojnë në një mënyrë tjetër më moderne, duke hequr dorë nga metodat e vjetra të autoritetit të prindit dhe edukimit me shtypje e frustrim, dhe nga ana tjetër janë edhe adoleshentët që e teprojnë paksa me lirinë e marrë.

Nga ana tjetër vetë të rinjtë nuk janë pa faj. Sociologu Tushi thotë se i vjen keq që sot sheh adoleshentë pa synime dhe pa projekte në jetë, e vetmja gjë që ata duan të bëjnë është qejfi; të vishen; të dalin; të pijnë kafe e të kryejnë marrëdhënie seksuale. Por këto nuk janë vlera të familjes shqiptare që edhe në kohë më të vjetra ka ditur ta mbajë lart moralin e harmoninë në familje.

Po rasti i motrave Kajtazi nuk është i vetëm në Shqipëri, edhe pse bëri shumë bujë nga publikimi në media. Në çdo familje ka konflikte e probleme me adoleshentët, madje sipas të dhënave të fundit zyrtare këtë vit janë raportuar 80 adoleshentë të ikur nga shtëpia, por që më pas fatmirësisht janë gjetur./E.Duraj/

Dërgohen 75 persona me aftësi të veçanta në pushime në Durrës

0

Ministri Arban Abrashi ka treguar se i ka përcjellë 75 persona me aftësi të veçanta për në pushime në Durrës.
Ai ka publikuar njoftimin në Facebook dhe ka shkruar se ky aksion është organizuar nga Handicap Kosova.
“Nën organizimin e Handicap Kosova, sot përcjellëm një grup prej 75 persona me aftësi të kufizuara për pushime në Durrës.
Fillon një jave e mirë për ta, pasi edhe projektligji për statusin dhe të drejtat e personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik, dje u miratua nga Qeveria e Kosovës”, ka shkruar Abrashi.

Sulmohet gazetarja në veri të Mitrovicës

0

Gazetarja e portalit ‘Kossev’ është sulmuar fizikisht dhe verbalisht nga një zyrtare e Agjencionit Kosovar të Pronës (AKP), Pravda Bozhoviq. Sulmi ka ndodhur të premten pasdite në veri të Mitrovicës, gjatë një aksioni për lirimin e një banese nga ana e AKP-së.

Ngjarjen e ka konfirmuar për KosovaPress edhe kryeredaktorja e këtij portali, Tatjana Llazareviq, e cila tha se zyrtarja e AKP-së, Pravda Bozhoviq ka sulmuar fizikisht dhe verbalisht gazetaren e portalit ‘Kossev’, e cila ishte duke raportuar nga vendi i ngjarjes.
Sipas saj, kjo zyrtare i ka marrë me forcë foto-aparatin gazetares, duke tentuar t’i shlyejë fotografitë e realizuara gjatë këtij aksioni, pastaj e ka mbajtur gazetaren të kufizuar fizikisht, ka marrë celularin dhe çantën e saj, si dhe e ka sulmuar verbalisht pwr rreth 10 minuta.

“Pyes publikisht AKP-në se në bazë të cilit ligj kanë harmonizuar procedurat e tyre, siç pohon përfaqësuesja për media në këtë Agjencion, Negosava Mrdakoviq, që gazetarëve të mos u lejohet qasja gjatë aksioneve të AKP-së, si dhe mos lejimi i prezantimit të këtyre zyrtarëve gjatë ushtrimit të detyrës së tyre”, ka thënë Llazareviq.

Ajo shtoi s e për tërë rrjedhën e ngjarjes është informuar edhe nga qytetarët, të cilët kanë dërguar po ashtu fotografi të shumëta, duke qenë se të gjitha fotografitë nga aparati i gazetares janë shlyer.

Duke pasur parasysh situatën e ndjeshme politike në veri në njërën anë, dhe natyrën po ashtu të ndjeshme të punës nga ana e këtij Agjencioni në anën tjetër, Llazareviq ka potencuar se AKP-ja e cila ka imazh të keq në atë pjesë të Kosovës, duhet të ketë vëmendje të shtuar se cilët zyrtarë të saj i angazhon në atë pjesë.

“Në vend të zyrtarëve të pa aftë dhe të papërgatitur sa duhet, të cilët janë pikërisht subjekte kryesore të incidenteve, siç ishte rasti i djeshëm, AKP-ja duhet të angazhojë në atë pjesë kuadër të përgatitur mirë dhe profesional për të komunikuar me publikun”, theksoi mes tjerash Llazareviq, duke shtuar se situata të tilla vetëm sa dëmtojnë më shumë imazhin edhe ashtu të keq të AKP-së .

Jemen: Dhjetëra të vrarë nga sulmet ajrore

0

Dhjetëra persona, shumë prej të civilë mbetën të vrarë nga sulmet ajrore në qytetin e Taizit.

Sulmet ajrore të udhëhequra nga koalicioni nga Arabia Saudite në jugperëndim të Jemenit.

Shumë shtëpi u shkatërruan plotësisht dhe shumë prej të plagosurve ndërruan jetë për shkak të mungesës së ndihmës mjekësore.

Agjencia e lajmeve SABA, e cila është kontrolluar nga lëvizja Houthi, tha se sulmet ajrore kishin si shënjestër pallatin Taiz dhe lagje Sala, e cila dominohet nga popullsia Houhti.

Juventus refuzon ofertën e Chelseas

0

Skuadra angleze Chelsea, mendon ta transferoj francezin Pogba, pas rezultatëve të dobëta në Premier League.
Chelsea ofroi 100 milionë për yllin francez.

Sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, skuadra italiane Juventus, kanë refuzuar oferten për lojtarin francez.
Gjithashtu ata raportuan se Chelsea kishte ofruar vetëm 100 milionë e jo 120 milionë, ashtu si ishte raportuar nga disa media tjera.
Sipas agjentit të Pogbës Raiola, ishte i interesuar për ofertën e lojtarit, megjithatë ai mendon për një klub më të madhë se Chelsea

Si të kujdeseni për flokët e ngjyrosura

0

Me aq shumë përzgjedhje të ngjyrave në treg, është natyrale që t`i dorëzoheni joshjes dhe t`i bëni ngjyrë rozë, vjollcë, të kuqe apo çfarëdo ngjyre dëshironi. Mirëpo është e rëndësishme të dini se si ngjyra mos të ndikojë keq për fokët e juaja.

Të gjitha kimikatet e dëmshme të përdorura në ngjyrat e flokëve janë të pashmangshme, mirëpo me pak përkujdesje, mund të mbroni flokët nga efektet që vijnë pas ngjyrosjes së flokëve. Ne e krijuam një listë me gjërat që duhet t`i dini herën tjetër që vendosni se me çfarë ngjyre do t`i bëni flokët.

Mundohuni të përdorni më pak shampon
Flokët e trajtuara me ngjyrë janë të brishta dhe të that, andaj që të riktheni yndyrën natyrale është mirë të keni kujdes me përdorimin e shamponit. Tre herë në javë, një muaj pasi të ngjyrosni flokët, do ju mjaftojë.

Përdorni shampon pa sulfate
Sukurse jeni të paralajmëruar, duhet të përdorni shampon pa slufate ngase ato e zbehin ngjyrën.

Mos i lani flokët me ujë shumë të ngrohtë
Nëse jeni nga ato njerëzqë dëshirojnë të lahen me ujë tepër të ngrohtë, nuk duhet të bëni një gjë të tillë pasi t`i ngjyrosni flokët. Uji i ngrohtë e dëmton flokun dhe ngjyrën e flokut.

Trajtoni flokët me masazhe me vajra
Flokët kanë tendencë të thahen kur ngjyrosen, kjo ndodh nga amoniaku që gjendet në ngjyrë. Të shmangeni nga dëmtimi është mirë të masazhoni flokët me vajëra, edhe atë rregullisht, posaqërisht nëse floku juaj natyrshëm është i thatë.

Çdo herë pas shamponit përdor kondicioner
Përdorimi i kondicionerit për flokë të ngjyrosura çdo herë që përdorni shampon, është e rëndësishme. Kjo është ashtu pasiqë kondicioneri e shpëton flokun nga tharja që shkakton sapuni i gjendur në përbërje të shamponit.

Bëhuni të kujdesshme kur përdorni mjete me nxehtësi në flokët e juaja
Është mirë të shmangeni nga tretmanet me nxehtësi pasi që ti keni ngjyrosur flokët, mirëpo nëse e keni patjetër është mirë të jeni shumë e kujdesshme. Gjëja më e rëndësishme është që të mos i nënshtroni flokët e lagura ndaj nxehtësisë së mjetit për drejtimin e flokëve.