Oliver Ivanoviq ndërpreu grevën e urisë

0

Oliver Ivanoviq e ka ndërprerë sot grevën e urisë, ka deklaruar mjeku Milan Jakovljeviq. Mjeku për mediat serbe ka thënë se Ivanoviq pas lutjeve nga shumë palë gjatë ditëve të shkuara, ka vendosur që sot ta ndërpresë grevën. Ivanoviq e ndërpreu grevën 16 ditëshe të urisë të cilën e kishte filluar në burgun e Mitrovicës që t’i lejohet mbrojtja në liri. Paraburgimi i mbaron edhe katër ditë e procesi gjyqësor kundër tij vazhdon më 10 shtator. Ivanoviq akuzohet për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë në vitet 1999-2000./21Media

Nëse themelohet Asociacioni i Komunave Serbe, Lugina do të shpallë autonominë

0

Përfaqësuesi politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu, ka paralajmëruar se Lugina do të shpallë autonominë në rast se në Kosovë themelohet Asociacioni i Komunave Serbe. Ai ka thënë se ata do të kërkojnë bashkimin me Kosovën, në përputhje me Referendumin e marsit të vitit 1992. Musliu thotë se vazhdimisht kanë kërkuar që edhe Lugina e Preshevës të jetë pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por se një kërkesë e tillë është injoruar./21Media

Gjermania dhe Franca kërkojnë unitet nga BE për refugjatet

0

Gjermania dhe Franca do të nxisin Bashkimin Europian të përshpejtojë punën në menaxhimin e krizës së emigrantëve dhe të krijojë më shumë unitet për të përballuar krizën që sa vjen e përkeqësohet, ndërsa Berlini ka shtuar ankesat se po merr përsipër barrën më të rëndë. Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Fransoa Hollande takohen të hënën e ardhshme në Berlin për të diskutuar këto problematika./21Media

Konfiskohet një sasi e drunjve të prerë në mënyrë ilegale

0

Në vazhdën e aksioneve për parandalimin e prerjeve ilegale të pyjeve, Drejtoria e Bujqësisë në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka konfiskuar mbrëmë në fshatin Varosh një sasi të konsiderueshme të lëndës drunore të prerë në mënyrë ilegale në malet e Burrnikut.

Mësohet se aksioni ka rezultuar pas informatës se dëmtuesit e pyjeve kanë prerë drunj dhe janë nisur nga Burrniku në drejtim të Ferizajt.

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, Xhemajl Reçica ka thënë se së bashku më policinë kanë arritur t’i ndalin dëmtuesit në fshatin Varosh dhe me këtë rast kanë konfiskuar edhe masën drusore.

Bëhet e ditur se dëmtuesit janë larguar nga vendi i ngjarjes duke lënë rimorkion e mbushur me drunj, ndërsa sipas informatave të policisë dyshohet se kryesi i veprës është SH.D, i njohur për policinë si një recidivist i këtyre veprave.

U betua grupi i dytë i vullnetarëve të Korpusit të Paqes

0

35 vullnetar të rinj të grupit të dytë të Korpusit të Paqes të cilët do të shërbejnë në Kosovë, u betuan sot para ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Greg Delawie.

Këta vullnetarë, sot përfunduan me sukses programin e trajnimeve të tyre si vullnetarë dhe zyrtarisht e fillojnë shërbimin e tyre dy vjeçar si mësimdhënës të gjuhës angleze nëpër shkolla anembanë Kosovës.
Ata gjatë qëndrimit të tyre për 3 muaj deri më tash, kanë qëndruar në 36 familje të rrethinës së Kamenicës, të cilët me shumë dashamirësi i kanë hapur dyert për këta vullnetarë, ku kanë pasur mundësi të mësojnë shumë nga kultura jonë shqiptare.

Me këtë rast, i sapoemëruari Ambasador i SHBA-ve në Kosovë, Delawie, tha se është i nderuar që merr pjesë në këtë ceremoni, siç e quajti ai shumë të rëndësishëm për të prezantuar miqësinë në mes të Kosovës dhe SHBA-ve.
“Ju vullnetarëte Korpusit në Kosovë jeni ata që prezantoni miqësinë e dy vendeve, Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jeni ata që do të ndihmoni në përforcimin e lidhjes në mes të këtyre vendeve. Jam shumë krenarë për punën që e bëni. ShBA ka për qëllim që të jetë miku më i ngushtë dhe mbështetësi më i ngushtë i Republikës së Kosovës. Partneriteti në mes të dy vendeve tona është shumë i thellë dhe shumë dimensional, dhe ne punojmë fortë çdo ditë për të avancuar qëllimet tona të përbashkëta për demokraci,siguri dhe prosperitet”, tha ai.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, grupit të dytë të këtyre vullnetarëve u uroi mirëseardhje në emër të shtetit tonë, duke iu thënë se Kosova do të jetë kujtim i paharruar për ta.
“Ju vullnetarë të rinj, do të shihni se familjet ku do të jetoni, shkollat ku ju do t ë punoni dhe komuniteti të cilit ju do t’i shërbeni kanë një traditë të gjatë të mikpritjes. Do të ndjeni që miku i shtëpisë është pjesë e familjes dhe gëzon respektin më të madh. Do të shihni se jo vetëm në komunitetin ku ju shërbeni por në tërë Kosovën, populli ynë është krenar për partneritetin dhe miqësinë e përjetshme të shtetit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo do të jetë përvoja juaj më domethënëse dhe më fisnike. Në familjet kosovare dhe në punën tuaj do të përjetoni momente të veçanta. Do të ndani bukën, kripën dhe zemrën. Do të mësoni për besën dhe rëndësinë e saj ndër shekuj, do të keni përgjegjësi për të ruajtur nderin e shtëpisë dhe ta kuptoni se sa i shenjtë është shkollimi për ne”, tha Jajaga gjatë fjalimit të saj.
Jahjaga, gjithashtu tha se ky grup përmes ndihmës që do jep edhe në komunitetin serb të Kosovë, do të mëso jw se ky vend është shtet i të gjithëve dhe se dallimet nuk na ndajnë por na bëjnë më të fortë.

Drejtori i Korpusit të Paqes në Kosovë, Stephen Kutzy, me këtë rast i falënderoj këta vullnetarë që kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të ardhur këtu, i cili premtoi se ata do të sjellin më të mirën për komunitetet e Kosovës.

Kutzy: Me qëndrimin e juaj këtu do të krijoni miqësi që shpresoj që do të zgjasin përgjithmonë

Video

“Korpusi i paqes paraqet atë që është më e mira e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, paraqet diversitetin etnike, kulturorë dhe social, shëndetësinë ndaj popujve dhe frymën aventureske të amerikanëve. Me krenari mund të them se vullnetarët tanë sot, të cilët do të ju bashkëngjiten vullnetarëve të parë në Kosovë, të cilët kanë qenë vullnetarë jashtëzakonisht krenarë, do të sjellin më të mirën për komunitetet tona në Kosovë.Ju do të jeni ata që do të sillni më të mirat për komunitetin tonë. Ata jo vetëm që do të mësojnë gjuhën angleze në Kosovë, por do të krijojnë miqësi shumë të afërta të cilat ne do të shpresojmë që do të zgjasin përgjithmonë”, tha Kutzy.

E në emër të këtyre vullnetarëve folën Brittany Rude dhe Brett Voeltz, të cilët gjatë fjalimit të tyre krejtësisht në gjuhën shqipe, së pari falënderuan Presidenten Jahjaga që ka ftuar Korpusin e Paqes të jenë të pranishëm në shtetin të cilin ajo e udhëheqë.

Gjithashtu, ata nuk harruan t’i falënderojnë familjet të cilët për 3 muaj u kujdesën për ta si të ishin fëmijët e tyre dhe i ndihmuan që të mësojnë shumë nga gjuha dhe kultura jonë.
“Varësisht faktit që ju kishit një të huaj që nuk mund të komunikonit në shtëpinë tuaj, ju nuk hezituat të na konfirmoni gjërat me kokë dhe të na ofroni buzëqeshje dhe të qeshura të pafundme. Ju na ofruat një strehë mbi kokë, në kuzhinën ku mund të provojmë ushqimin tradicional kosovare dhe një dhomë të fjetjes ku ne mund ta pinim çajin tonë të parë. Kishit shumë durim deri sa ne po provonim ta mësonim gjuhën, duke bërë me gisht vazhdimisht drejt gjërave të ndryshme dhe duke pyetur “Çka është?”…Ju jeni ata që vazhdimisht praktikuat me ne dhe na mësuat dallimin në mes të LL dhe LL. Jo është L dhe LL”, thanë ata.
Ata treguan disa nga ato që kanë mësuar rreth popullit të Kosovës.
”Njëra nga gjërat e para që mësuam në gjuhën shqipe ishte fjala “Hajde me hanger bukë”. Pas javë s tonë të parë në Kosovë ne kuptuam që asgjë nuk krahasohet me bujarin kosovare dhe ndjenjë e të qenit në gjirin familjar dhe duke u kënaqur me shijen e çajit të Rusit. Pas shumë javësh ku fraza “pa sheqer” u theksua pafundësisht, ne përfunduam duke e pirë çajin me pak sheqer… ju na adaptuat si djemtë dhe vajzat tuaja. Na lejoni në emër të të gjithë grupit të ju tregojmë se sa e rëndësishme ka qenë për ne kur na keni prezantuar si biri dhe vajza e juaj, dhe jemi shumë krenarë të jemi pjesë e familjes suaj”, shtuan ata.

Në Kosovë, këta vullnetarë janë grupi i dytë që do të shërbejnë në Kosovë, pas përfundimit të suksesshëm të vullnetarizmit të grupit të parë vitin e kaluar.

Korpusi i Paqes ka filluar të shërbej në vende të ndryshme të botës që nga viti 1960, duke u bërë kështu Kosova në vitin e kaluar vendi i 140 ku shërben ky Korpus. Dhe, si qellim i parë i tyre ës htë ndihma për shtetet e interesuara në përmbushjen e tyre për të pasur burra dhe gra të afta dhe të trajnuara.

VV: "Zajednica" e dëmton Mitrovicën

0

Formimi i “Zajednicës” e dëmton edhe më rëndë qytetin tashmë e ndarë të Mitrovicës. Dëmet do të vërehen në cenim të territorit, ekonomi e siguri. Ndarja e formalizuar e qytetit në dy komuna me Planin e Ahtisaarit po betonohet me duke ia dhënë Zajednicës komunën e veriut të Mitrovicës, thotë Vetëvendosje përmes një kumtese për medie.

Territorit të Mitrovicës, pjesës ku kanë qasje shqiptarët i kanë mbetur 350 km2. Ndërkaq në pjesën e Mitrovicës së veriut janë edhe 11 km2 të tjera, të shkëputura nga ndarja etnike. Tutje në veri të Ibrit bëjnë pjesë edhe Zveçani me 122.4 km2; Zubin Potoku 335 km2; Leposaviqi 750 km2; Vetëm pjesa veriore i ka 1218 km2. Me formimin e “Zajadnicës” mbesin jashtë 6 fshatra shqiptare (Kelmend, Boletin, Zhazhë, Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë e Vllahisë).

Mitrovica në pjesën veriore dhe perëndimore kufizohet me “Zajednicën”: 8 km në perëndim fillon komuna e Zubin Potokut.

Po ashtu, “Zajednica” drejtpërtësëdrejti ndikon në zhvillimin ekonomik të Mitrovicës edhe ashtu të varfër. Ajo do ta kontrollonte gjysmën e Trepçës, (minierat deri në Leposaviq, rezervat e mëdha të mineraleve si dhe infrastruktura e vjetër e Kombinatit që përfshin shkritoren, rafinerinë, tymtarin, Trepça commerce, Trepça bank dhe drejtorinë). Gjithashtu ka mbi 1200 punëtorë dhe drejtorinë e vet, transmeton Koha.net.

“Zajednica” do të kishte kontroll komplet mbi liqenin e Ujmanit dhe hidrocentralin e Ujmanit (19 MW) duke përfshirë edhe hidrosistemin Ibër – Lepenc që furnizohet nga liqeni dhe i cili përdoret për ftohje në Obiliq dhe ujitje të tokave bujqësore. Ajo do të prekte edhe shpërndarjen e energjisë elektrike për Mitrovicën meqë në Zveçan ndodhet trafostacioni i Vallaqit nga ku vjen rryma nga Obiliqi.

“Zajednica” mund ta ketë edhe kontrollin e kufirit dhe të doganave. Impianti për pastrimin e ujërave të zeza planifikohet që të ndërtohet në Zveçan

Me formimin e “Zajednicës” do të kishte shumë pika neurologjike si: Ura e Ibrit, Lagjja e Boshnjakëve, Lagjja e Doktorëve, Kroi i Vitakut, Suhadolli, fshati Vidimriq. Kurse, në shërbime / kompani elektroenergjetike, telekomunikacion, furnizim me ujë ka paqartësi të shumta. “Zajednica” do të ketë të drejtën e planifikimit hapësinore që përfshin edhe rindërtimin e shtëpive dhe kthimin e shqiptarëve të dëbuar.

Nga aspekti i sigurisë pos Policisë së Kosovës që përbëhet kryesisht nga ish – policë të Serbisë akoma funksionon Civilna Zastita dhe po ashtu mbetet e paqartë se si do të funksionojë FSK-ja në veri.

Dëmet që po i shkaktohen Mitrovicës duhet të ndalen. “Zajednica” është e papranueshme. Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë e kundërshton ashpër “Zajednicën” dhe do ta pengojë atë me tërë kapacitetin e saj dhe iu bën thirrje edhe mitrovicasve që të bashkohen në mbrojtje të Mitrovicës dhe Kosovës nga “Zajednica” e Beogradit.

Sulm me armë në trenin Amsterdam-Paris, 3 të plagosur

0

Një person i armatosur ka hapur zjarr përreth në një tren i cili kryen linjën nga Parisi për në Amsterdam të Holandës.
Në një deklaratë nga Shoqëria Kombëtare Hekurudhore Franceze (SNCF) njoftohet se një person i armatosur ka hapur zjarr në një tren të linjës Paris-Amsterdam, ku si pasojë janë plagosur 3 persona të cilët dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Theksohet se ngjarja ka ndodhur kur treni po kalonte në afërsi të qytetit Arras në veri të Francës si dhe sulmuesi është arrestuar nga policia në stacionin e trenit.

Theksohet gjithashtu se ende nuk janë përcaktuar shkaqet e sulmit dhe se ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve është nisur drejt qytetit Arras.

Qeveria nuk e sheh si shkelje të ligjit mungesën në punë të Lushtakut

0

3 janari i vitit 2014, ishte dita e parë dhe e fundit që kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ishte i pranishëm në vendin e tij të punës, dhe atë vetëm për të dhënë betimin si kryetar i rizgjedhur i kësaj komune. Derisa në ligjin për vetëqeverisje lokale thuhet se mandati i kryetarit të komunës përfundon nëse kryetari nuk paraqitet në punë për më shumë se 1 muaj pa arsye.

Mungesa e tij për më shumë se një vit e gjysmë në vendin e punës, për shkak të proceseve gjyqësore nëpër të cilat ai po përballet për udhëheqësin e Skenderajt nuk po paraqet shkelje të ligjit.
Kjo ani pse në ligjin për vetëqeverisje lokale tek kreu i VII, pika 56/3-e, specifikohet se mandati i kryetarit përfundon, nëse kryetari nuk paraqitet në punë për më shumë se 1 muaj pa arsye.

Mungesa e Lushtakut, sipas nënkryetarit të Skenderajt, Fadil Nura nuk përbënë shkelje të ligjit. Nura për KosovaPress tha se Lushtaku nuk ka munguar në vendin e tij të punës as edhe një ditë të vetme pa arsye.
“Ne normalisht që jemi institucion që veprojmë në kuadër të ligjeve pozitive që janë në fuqi. T’i përmende edhe specifikisht nenin që i atribuohet rasteve të tilla, dhe aty specifikisht shkruan nà «se mungon një muaj pa arsye gjatë një mandati, gjë që zotëri Lushtaku nuk ka mungua as edhe një ditë të vetme pa arsye, kështu kjo nuk parashihet që për një gjë te tillë të shkojmë në zgjedhje, përderisa nuk kemi një aktvendim të formës së prerë nga institucionet gjyqësore”, tha Nura.

Sipas Nures, dërgimi i kësaj komune në një palë zgjedhje të reja nuk paraqet problem, por se vendimet e marra nga EULEX për rastin “Drenica 1” dhe “ Drenica 2”, në të cilat është i përfshirë përveç 14 të tjerëve edhe Lushtaku, do të duhej të paraqisnin problem dhe shqetësim.
“Absolutisht jo. Problemi më i vogël në Skenderaj janë zgjedhjet e reja. Unë nuk e shoh si problem këtë. Problemet janë kryesisht në sistemin tonë të drejtësisë, mos me thanë në rastin konkrete EULEX-i. Në këtë rast m ë shqetësuese është shkeljet e ligjeve që po i bënë EULEX se sa të paragjykohet rasti i komunës”, theksoi Nura.

Ndërsa, ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal(MAPL), në një përgjigje dhënë KosovaPress përmes postës elektronike, në rast se do të duhej ky institucion të thërriste për zgjedhje të reja në komunën e Skenderaj është përgjigjur se një gjë të tillë nuk mund ta bëhet derisa gjykata kompetente për këtë rast të marr vendim të formës së prerë.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) nuk mund të zhvillojë procedura ligjore ndaj organeve të komunës, në rastet kur vendimet e marra nga gjykatat kompetente nuk janë të formës së prerë. Të gjitha Institucionet relevante, po ashtu edhe publiku, do të informohen me kohë lidhur me veprimet konkrete të cilat do të ndërmerren nga MAPL”,, thuhet në përgjigjen e MAPL-së.

Ndryshe, Sami Lushtaku ishte pjesë e grupit të njohur si “ Drenica 1” dhe nga Gjykata Themelore në Mitrovicë u dënua me 12 vjet burg, që sipas EULEX-it për vrasje të kryer gjatë vitit 1998, ndërsa në mesin e të dënuarve ishte edhe ish-komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së dhe ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi, i cili mori dënimin prej 6 vjet nën akuzat për keqtrajtim të civilëve gjatë luftës.

Bullgaria shton masat e sigurisë për ndalimin e refugjatëve në vend

0

Njoftohet se personeli i policisë kufitare dhe forcave tokësore të Ministrisë së Brendshme të Bullgarisë do të operojnë së bashku kundër dyndjes së refugjatëve dhe azilantëve.
Zv.ministri i Brendshëm, Filip Gunev në një deklaratë njoftoi se më 25 gusht do të nisin një operacion të përbashkët për të parandaluar kalimin e emigrantëve ilegalë në pikat dhe vijat kufitare.

Në një takim të mbajtur në lidhje me çështjen e azilantëve në Ministrinë e Brendshme me pjesëmarrjen e Kryeministrit Boyko Borisov dhe të ministrit të Financave, Vladislav Goranov, Zv.ministri i Brendshëm Filip Gunev duke vënë në dukje se është marrë vendim që edhe ushtria të ndihmojë policinë në parandalimin e fluksit të azilantëve tha se “fillimisht Bullgaria, nuk është një korridor transit i lirë ashtu siç ka ndodhur në Maqedoni. Kufijtë tanë mbrohen shumë rreptë. Edhe brenda vendit janë marrë masa shumë serioze sigurie”.
Gunev i cili ka theksuar se personeli i policisë kufitare dhe të forcave tokësore të Ministrisë së Brendshme do të operojnë së bashku kundër dyndjes së azilantëve, tha se në 6 muajt e fundit në Bullgari janë ndaluar 15 mijë azilantë dhe se ketagorikisht nuk janë lejuar hyrjet ilegale në kufirin Bullgari-Maqedoni.

Filit Gunev ka shtuar më tej se refugjatët të cilët do të ndalohen duke tentuar për të kaluar në vendin e tyre nga Greqia, do ti rikthehen Greqisë në mënyrë legale.

Van Gaal: Nuk do ta shesim De Gean

0

Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal ka mohuar të gjitha spekulimet që e lidhnin David De Gean me largim nga Old Trafford.
Unë mendoj se kur një lojtarë dëshirohet nga Manchester United, ai do vijë. Përveç nëse klubi nuk do ta shes.Në rregull, kjo është e njëjta edhe me ne. Nuk do ta shesim De Gean. Është e njëjta, potencoi strategu holandez.