U betua grupi i dytë i vullnetarëve të Korpusit të Paqes

TË FUNDIT

35 vullnetar të rinj të grupit të dytë të Korpusit të Paqes të cilët do të shërbejnë në Kosovë, u betuan sot para ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Greg Delawie.

Këta vullnetarë, sot përfunduan me sukses programin e trajnimeve të tyre si vullnetarë dhe zyrtarisht e fillojnë shërbimin e tyre dy vjeçar si mësimdhënës të gjuhës angleze nëpër shkolla anembanë Kosovës.
Ata gjatë qëndrimit të tyre për 3 muaj deri më tash, kanë qëndruar në 36 familje të rrethinës së Kamenicës, të cilët me shumë dashamirësi i kanë hapur dyert për këta vullnetarë, ku kanë pasur mundësi të mësojnë shumë nga kultura jonë shqiptare.

Me këtë rast, i sapoemëruari Ambasador i SHBA-ve në Kosovë, Delawie, tha se është i nderuar që merr pjesë në këtë ceremoni, siç e quajti ai shumë të rëndësishëm për të prezantuar miqësinë në mes të Kosovës dhe SHBA-ve.
“Ju vullnetarëte Korpusit në Kosovë jeni ata që prezantoni miqësinë e dy vendeve, Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jeni ata që do të ndihmoni në përforcimin e lidhjes në mes të këtyre vendeve. Jam shumë krenarë për punën që e bëni. ShBA ka për qëllim që të jetë miku më i ngushtë dhe mbështetësi më i ngushtë i Republikës së Kosovës. Partneriteti në mes të dy vendeve tona është shumë i thellë dhe shumë dimensional, dhe ne punojmë fortë çdo ditë për të avancuar qëllimet tona të përbashkëta për demokraci,siguri dhe prosperitet”, tha ai.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, grupit të dytë të këtyre vullnetarëve u uroi mirëseardhje në emër të shtetit tonë, duke iu thënë se Kosova do të jetë kujtim i paharruar për ta.
“Ju vullnetarë të rinj, do të shihni se familjet ku do të jetoni, shkollat ku ju do t ë punoni dhe komuniteti të cilit ju do t’i shërbeni kanë një traditë të gjatë të mikpritjes. Do të ndjeni që miku i shtëpisë është pjesë e familjes dhe gëzon respektin më të madh. Do të shihni se jo vetëm në komunitetin ku ju shërbeni por në tërë Kosovën, populli ynë është krenar për partneritetin dhe miqësinë e përjetshme të shtetit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo do të jetë përvoja juaj më domethënëse dhe më fisnike. Në familjet kosovare dhe në punën tuaj do të përjetoni momente të veçanta. Do të ndani bukën, kripën dhe zemrën. Do të mësoni për besën dhe rëndësinë e saj ndër shekuj, do të keni përgjegjësi për të ruajtur nderin e shtëpisë dhe ta kuptoni se sa i shenjtë është shkollimi për ne”, tha Jajaga gjatë fjalimit të saj.
Jahjaga, gjithashtu tha se ky grup përmes ndihmës që do jep edhe në komunitetin serb të Kosovë, do të mëso jw se ky vend është shtet i të gjithëve dhe se dallimet nuk na ndajnë por na bëjnë më të fortë.

Drejtori i Korpusit të Paqes në Kosovë, Stephen Kutzy, me këtë rast i falënderoj këta vullnetarë që kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të ardhur këtu, i cili premtoi se ata do të sjellin më të mirën për komunitetet e Kosovës.

Kutzy: Me qëndrimin e juaj këtu do të krijoni miqësi që shpresoj që do të zgjasin përgjithmonë

Video

“Korpusi i paqes paraqet atë që është më e mira e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, paraqet diversitetin etnike, kulturorë dhe social, shëndetësinë ndaj popujve dhe frymën aventureske të amerikanëve. Me krenari mund të them se vullnetarët tanë sot, të cilët do të ju bashkëngjiten vullnetarëve të parë në Kosovë, të cilët kanë qenë vullnetarë jashtëzakonisht krenarë, do të sjellin më të mirën për komunitetet tona në Kosovë.Ju do të jeni ata që do të sillni më të mirat për komunitetin tonë. Ata jo vetëm që do të mësojnë gjuhën angleze në Kosovë, por do të krijojnë miqësi shumë të afërta të cilat ne do të shpresojmë që do të zgjasin përgjithmonë”, tha Kutzy.

E në emër të këtyre vullnetarëve folën Brittany Rude dhe Brett Voeltz, të cilët gjatë fjalimit të tyre krejtësisht në gjuhën shqipe, së pari falënderuan Presidenten Jahjaga që ka ftuar Korpusin e Paqes të jenë të pranishëm në shtetin të cilin ajo e udhëheqë.

Gjithashtu, ata nuk harruan t’i falënderojnë familjet të cilët për 3 muaj u kujdesën për ta si të ishin fëmijët e tyre dhe i ndihmuan që të mësojnë shumë nga gjuha dhe kultura jonë.
“Varësisht faktit që ju kishit një të huaj që nuk mund të komunikonit në shtëpinë tuaj, ju nuk hezituat të na konfirmoni gjërat me kokë dhe të na ofroni buzëqeshje dhe të qeshura të pafundme. Ju na ofruat një strehë mbi kokë, në kuzhinën ku mund të provojmë ushqimin tradicional kosovare dhe një dhomë të fjetjes ku ne mund ta pinim çajin tonë të parë. Kishit shumë durim deri sa ne po provonim ta mësonim gjuhën, duke bërë me gisht vazhdimisht drejt gjërave të ndryshme dhe duke pyetur “Çka është?”…Ju jeni ata që vazhdimisht praktikuat me ne dhe na mësuat dallimin në mes të LL dhe LL. Jo është L dhe LL”, thanë ata.
Ata treguan disa nga ato që kanë mësuar rreth popullit të Kosovës.
”Njëra nga gjërat e para që mësuam në gjuhën shqipe ishte fjala “Hajde me hanger bukë”. Pas javë s tonë të parë në Kosovë ne kuptuam që asgjë nuk krahasohet me bujarin kosovare dhe ndjenjë e të qenit në gjirin familjar dhe duke u kënaqur me shijen e çajit të Rusit. Pas shumë javësh ku fraza “pa sheqer” u theksua pafundësisht, ne përfunduam duke e pirë çajin me pak sheqer… ju na adaptuat si djemtë dhe vajzat tuaja. Na lejoni në emër të të gjithë grupit të ju tregojmë se sa e rëndësishme ka qenë për ne kur na keni prezantuar si biri dhe vajza e juaj, dhe jemi shumë krenarë të jemi pjesë e familjes suaj”, shtuan ata.

Në Kosovë, këta vullnetarë janë grupi i dytë që do të shërbejnë në Kosovë, pas përfundimit të suksesshëm të vullnetarizmit të grupit të parë vitin e kaluar.

Korpusi i Paqes ka filluar të shërbej në vende të ndryshme të botës që nga viti 1960, duke u bërë kështu Kosova në vitin e kaluar vendi i 140 ku shërben ky Korpus. Dhe, si qellim i parë i tyre ës htë ndihma për shtetet e interesuara në përmbushjen e tyre për të pasur burra dhe gra të afta dhe të trajnuara.