Zi në familjen e Lionel Messit, ndahet nga jeta babai i yllit argjentinas, ishte edhe menaxheri i tij

TË FUNDIT

Lionel Messi, ylli i Argjentinës dhe i futbollit botëror humbi babain e tij. Jorge Messi ndërroi jetë në  moshën 68-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë, nga e cila vuante prej muajsh. Jorge Messi  luajti një rol të rëndësishëm në karrierën e djalit të tij, i cili më vonë do të bëhej një prej emrave më të mëdhenj në histori.

Ishte ai që këmbënguli që Lionel Messi të merrte trajtimin e duhur shëndetësor në mënyrë që “pleshti” të tejkalonte problemin që kishte me te qenit shumë i shkurtër.

Kjo qe arsyeja kryesore e transferimit në Barcelonë që i vogël, klub që i garantoi babait të Messit, trajtimin e duhur mjekësor, për të vijuar pastaj me karrierën e jashtëzakonshme, e menaxhuar pikërisht nga Jorge Messi.

Lioneli e luajti kupën e botës në momentin më të vështirë familjar, në kushtet kur babai i tij po luftonte për jetën, ndërsa tashmë iu desh të përballaj me lajmin e rëndë.