Array

Qeveria nuk e sheh si shkelje të ligjit mungesën në punë të Lushtakut

Must Read

Vritet me thikë gjyqtari italian De Santis së bashku me të dashurën

Gjyqtari i Serie B dhe Serie C, Daniele De Santis, është vrarë së bashku me partneren në...

597 shkelje për mosmbajtje të maskës

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës të Maqedonisë së Veriut në lidhje me masën...

Liderët botërorë: Vetëm së bashku kundër sfidave, veçanërisht me pandeminë

Gjatë kohës së sesionit të posaçëm të KB-së, me rastin e shënimit të 75 vjetorit të ekzistimit...
- Advertisement -

3 janari i vitit 2014, ishte dita e parë dhe e fundit që kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ishte i pranishëm në vendin e tij të punës, dhe atë vetëm për të dhënë betimin si kryetar i rizgjedhur i kësaj komune. Derisa në ligjin për vetëqeverisje lokale thuhet se mandati i kryetarit të komunës përfundon nëse kryetari nuk paraqitet në punë për më shumë se 1 muaj pa arsye.

Mungesa e tij për më shumë se një vit e gjysmë në vendin e punës, për shkak të proceseve gjyqësore nëpër të cilat ai po përballet për udhëheqësin e Skenderajt nuk po paraqet shkelje të ligjit.
Kjo ani pse në ligjin për vetëqeverisje lokale tek kreu i VII, pika 56/3-e, specifikohet se mandati i kryetarit përfundon, nëse kryetari nuk paraqitet në punë për më shumë se 1 muaj pa arsye.

- Advertisement -

Mungesa e Lushtakut, sipas nënkryetarit të Skenderajt, Fadil Nura nuk përbënë shkelje të ligjit. Nura për KosovaPress tha se Lushtaku nuk ka munguar në vendin e tij të punës as edhe një ditë të vetme pa arsye.
“Ne normalisht që jemi institucion që veprojmë në kuadër të ligjeve pozitive që janë në fuqi. T’i përmende edhe specifikisht nenin që i atribuohet rasteve të tilla, dhe aty specifikisht shkruan nà «se mungon një muaj pa arsye gjatë një mandati, gjë që zotëri Lushtaku nuk ka mungua as edhe një ditë të vetme pa arsye, kështu kjo nuk parashihet që për një gjë te tillë të shkojmë në zgjedhje, përderisa nuk kemi një aktvendim të formës së prerë nga institucionet gjyqësore”, tha Nura.

Sipas Nures, dërgimi i kësaj komune në një palë zgjedhje të reja nuk paraqet problem, por se vendimet e marra nga EULEX për rastin “Drenica 1” dhe “ Drenica 2”, në të cilat është i përfshirë përveç 14 të tjerëve edhe Lushtaku, do të duhej të paraqisnin problem dhe shqetësim.
“Absolutisht jo. Problemi më i vogël në Skenderaj janë zgjedhjet e reja. Unë nuk e shoh si problem këtë. Problemet janë kryesisht në sistemin tonë të drejtësisë, mos me thanë në rastin konkrete EULEX-i. Në këtë rast m ë shqetësuese është shkeljet e ligjeve që po i bënë EULEX se sa të paragjykohet rasti i komunës”, theksoi Nura.

- Advertisement -

Ndërsa, ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal(MAPL), në një përgjigje dhënë KosovaPress përmes postës elektronike, në rast se do të duhej ky institucion të thërriste për zgjedhje të reja në komunën e Skenderaj është përgjigjur se një gjë të tillë nuk mund ta bëhet derisa gjykata kompetente për këtë rast të marr vendim të formës së prerë.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) nuk mund të zhvillojë procedura ligjore ndaj organeve të komunës, në rastet kur vendimet e marra nga gjykatat kompetente nuk janë të formës së prerë. Të gjitha Institucionet relevante, po ashtu edhe publiku, do të informohen me kohë lidhur me veprimet konkrete të cilat do të ndërmerren nga MAPL”,, thuhet në përgjigjen e MAPL-së.

- Advertisement -

Ndryshe, Sami Lushtaku ishte pjesë e grupit të njohur si “ Drenica 1” dhe nga Gjykata Themelore në Mitrovicë u dënua me 12 vjet burg, që sipas EULEX-it për vrasje të kryer gjatë vitit 1998, ndërsa në mesin e të dënuarve ishte edhe ish-komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së dhe ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi, i cili mori dënimin prej 6 vjet nën akuzat për keqtrajtim të civilëve gjatë luftës.

- Advertisement -

Vritet me thikë gjyqtari italian De Santis së bashku me të dashurën

Gjyqtari i Serie B dhe Serie C, Daniele De Santis, është vrarë së bashku me partneren në banesën e tij në Lecce...

597 shkelje për mosmbajtje të maskës

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës të Maqedonisë së Veriut në lidhje me masën për mosmbajtje të mbrojtjes personale...

Liderët botërorë: Vetëm së bashku kundër sfidave, veçanërisht me pandeminë

Gjatë kohës së sesionit të posaçëm të KB-së, me rastin e shënimit të 75 vjetorit të ekzistimit të kësaj organizate, liderët botërorë...

Padia e parë kundër diskriminimit gjinor në sport në vend

Para Gjykatës Themelore Civile Shkup sot duhet të mbahet seanca e parë për padinë kundër Federatës luftuese në bazë të “ndalesës së...

Pensionet për muajin shtator, siguria e prodhimeve dhe shitja e rrushit, sot diskutohen në Qeveri

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot, me fillim prej ora 12:00, në sallën solemne do të mbajë seancën e 5-të, në të...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -