Përplasje Shqipëri – Greqi për kishën në Dhërmi

0

Ndërhyrja e Inspektoriatit Ndërtimor të Bashkisë së Himarës në Kishën e Shën Thanasit në Dhërmi prodhoi një përplasje diplomatike mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Ministria e Jashtme greke nëpërmjet zëdhënësit Costandinos Kutras, shprehu indinjatën e Athinës lidhur me ngjarjen.

Në komunikatë thuhet se “largimi i dhunshëm i besimtarëve nga Kisha e Shën Thanasit, prej punonjësve të Bashkisë së Himarës, heqja e simboleve fetare dhe e sendeve të shenjta prej kishës, si dhe dëmtimi i rëndë i kësaj godine, përbëjnë një akt të dënueshëm, pavarësisht argumentave juridikë të kësaj bashkie, dhe natyrisht nuk tregojnë imazh pozitiv të një vendi që aspiron të bëhet anëtar i familjes europiane”.

“Ndaj, jemi në pritje të shpjegimeve të palës shqiptare lidhur me situatën atje dhe kërkojmë marrjen e masave të menjëhershme prej qeverisë shqiptare”, thuhet në fund të deklaratës së Ministrisë së Jashtme greke.

Për këtë ngjarje, Ministria e Jashtme shqiptare e quan reagimin e palës greke si të nxituar. Zëdhënësi Dervishi thotë në deklaratë se “Shqipëria përkujdeset të sigurojë zbatimin e ligjit në tërësinë dhe pacenueshmërinë e tij. Në raport me bashkësitë fetare, po ashtu edhe në raport me parandalimin e çfarëdolloj informaliteti dhe dallimin e tij nga shfrytëzimi korrekt i pronës private, në përputhje me të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga Kushtetuta, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe aktet e tjera ndërkombëtare në të cilët Shqipëria aderon”.

“Konstatojmë- thotë Dervishi- se qëndrimi i zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke, përbën, në këtë kontekst, një ndërhyrje në mbarëvajtjen e rendit të brendshëm civil, administrativ dhe gjyqësor të Republikës së Shqipërisë. Po ashtu, ai paragjykon në mënyrë të njëanshme dhe eksesive angazhimin e kahershëm të Greqisë për të shoqëruar integrimin europian të Shqipërisë. Ky qëndrim, në këndvështrimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare është larg frymës së bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis Shqipërisë dhe Greqisë, që kishte për qëllim të promovonte takimi i fundit i ministrave Bushati-Kotzias”.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë- thuhet në fund të deklaratës- shpreson se deklarata e djeshme, e cila në asnjë mënyrë nuk mund të shihet si qëndrim i një autoriteti që ushtron garanci morale apo kanonike mbi Kishën Ortodokse Autoqefale shqiptare dhe besimtarët e saj, do të mbetet vetëm një insinuatë e izoluar në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-greke”.

Toni i reagimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë tregon qartë se Greqia mbetet peng i një kompleksi identitar arkaik që përzien fenë me politikën dhe që kërkon të barazojë shtetin grek me ortodoksinë, me pretendimin se ky shtet është garant i ortodokësve edhe në Shqipëri.

​Mbrëmje kushtuar Faruk Begollit në Teatrin “Dodona”

0

Teatri i Qytetit të Prishtinës – “Dodona”, sot, në ora 20:00, organizon mbrëmjen tradicionale për aktorin e ndjerë Faruk Begollin.

Begolli, siç cek Teatri në njoftimin, nuk i ka dashur asnjëherë fjalimet, por ndejat, diskutimet dhe atmosferën shoqërore. Prandaj, mbrëmja do të jetë pa protokoll, pa fjalime, por me tingujt e muzikës së lehtë qytetare, të interpretuar live.

Të pranishëm do të jenë familjarët, miqtë, kolegët dhe dashamirët e tij, ndërsa do të shfaqen edhe video-sekuenca të rralla nga jeta e tij.

Dy rrugë të Prishtinës sot pa ujë

0

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”-sh.a. njofton konsumatorët që jetojnë përgjatë rrugës ”Ilaz Kodra” në afërsi të KEDS-it/KEK-ut, se sot, e diel, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, duke filluar nga ora 09:00-16:00.

Shkak i kësaj ndërprerje, sipas komunikatës së kompanisë, është sanimi i një defekti teknik në gypin që furnizon rrugën e lartcekur me ujë të pijshëm, nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të KUR “Prishtina” sh.a.

Po ashtu, për shkak të një defekti tjetër teknik në orët e vona të mbrëmjes, pa ujë të pijshëm sot mbetet edhe rruga “Zenel Salihu” në afërsi të Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke filluar nga ora 08:00-15:00, atëherë kur po parashihet edhe sanimi i defektit nga mirëmbajtësit e rrjetit të ujësjellësit.

KUR “Prishtina” sh.a në komunikatën e saj falënderon edhe konsumatorët për mirëkuptim deri në sanimin e defektit.

Marina italiane ka shpëtuar 1,700 emigrantë në Mesdhe

0

Roja Bregdetare Italiane ka shpëtuar gjithsej 1700 imigrantë në pesë anije, sot në Detin Mesdhe, pasi kishte marrë thirrje për ndihmë nga dhjetëra anije, ka thënë një zëdhënës i rojes bregdetare italiane.

Operacionet për shpëtimin e 17 anijeve të tjera po vazhdojnë, raporton agjencia Reuters nga Milanoja.

Evropa po ballafaqohet me përpjekje për hyrje rekorde të imigrantëve derisa ata po largohen nga luftërat në vendet e Lindjes së Mesme, siç është Siria.

Mesdheu është shndërruar në pikën kaluese më vdekjeprurëse në botë për imigrantët.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, më se 2,300 vetë kanë humbur jetën këtë vit, në përpjekje për të arritur në Evropë me anije.

Ja çfarë ka brenda "trurit" të Google(Foto)

0

Google ka shfaqur pamje nga qendrat e saj të të dhënave në të gjithë botën, të cilat ofrojnë shërbimet e saj.

Kompania ka zbuluar kompjuterët e saj gjigandë të cilat përpunojnë rezultatet e kërkimeve në internet, shfaqin video në YouTube dhe miliona mesazhe elektronike të dërguara nga njerëzit.

Gjiganti i kërkimit zbuloi se tani ka mbi 100 mijë serverë kryesorë që funksionojnë në të gjithë botën, të cilat komunikojnë me një shpejtësi marramendëse prej 10Gb/s në rrjetin ‘Jupiter’.

Arsyeja kryesore se përse Google ka vendosur të zbulojë këto informacione, është sepse do që të ofrojë shërbimet e platformës Cloud tek të tjerët. Google po ndërton gjithashtu qendra të dhënash në Hong Kong, Tajvan, Singapor dhe Kili.f 1 f 2 f 4 f 5

Si të keni më shumë energji

0

Studimet tregojnë se kur ndiheni energjikë, ndiheni shumë më mirë me veten dhe më tepër pozitivë në lidhje me njerëzit përreth. Ja disa sugjerime se çfarë duhet të bëni për të stimuluar energjinë dhe për t’u ndjerë gjithmonë në formë:

Ushtrime: 10 minuta ushtrime do të rrisin energjinë. Kjo me të vërtetë funksionon, provojeni. Njerëzit shpesh thonë se janë shumë të lodhur për t’u ushtruar, por nëse ushtroheni  intensivisht, stërvitja ka tendencë për të rritur energjinë.

Dëgjoni muzikë ritmike: Kjo është një nga mënyrat më të lehta për të marrë shumë shpejt energji.

Flini mjaftueshëm: Shumica e të rriturve duhet të flenë të paktën shtatë orë çdo natë. Mos qëndroni zgjuar gjatë natës pasi do të jetë e vështirë të keni humor të mirë dhe energji ditën tjetër.

Bisedoni me miqtë: nëse ndiheni keq emocionalisht ose pa energji për të vazhduar programin tuaj, provoni të takoni një shok dhe të flisni me të. Kjo do të funksionojë dhe do të rifitoni energjitë shumë shpejt/Shendeti.

Hani ushqimin që ju pëlqen: nëse keni dëshirë të hani akullore, vazhdoni. Është ilaçi më i mirë konsumimi i ushqimit të preferuar nëse po vuani nga mungesa e energjive dhe humori i keq.

Horoskopi ditor, 23 gusht 2015

0

Dashi
Dita e sotme mund t’ju shërbeje për njohje të reja romantike. Ndaj është mirë të frekuentoni, sauna, pishina, palestar apo gjithçka që ju mbush me energji pozitive. Kjo do t’ju shërbej për të forcuar trupin në muajt në vazhdim.

Demi
Dita e sotme për ju është me energji negative, kjo mund t’ju vijë edhe nga ndonjë person i pakëndshëm që ju takoni. Shmangeni atë dhe nëse keni ndonjë borxh, duhet ti shlyeni, me qëllim mbylljen e disa çështjeve që ju mbajnë pezull.

Binjakët
Gjendja shëndetësore këtë periudhë është e dobët. Duhet të keni kujdes dhe mos neglizhoni asgjë. Kjo mund të jetë një ftohje ose jeni të lodhur dhe trupi tani po reagon. Ndaj shpesh here ndiheni me energji negative.

Gaforrja
Jeni të lodhur dhe kjo ju bën të keni moral të ulët. Çlodheni trupin. Një masazh do t’ju bënte mirë. Sot mos prisni ndihmë nga të tjetër, jeni ju që e mbushni veten me energji pozitive. Java po fillon, mos merrni angazhime të cilat nuk mund ti kryeni.

Luani
Qetësia, meditimi dhe relaksi janë kryefjala e ditës së sotme. Praktikojeni dhe do të mbusheni me energji pozitive. Keni nevojë për qetësi, dhe relaks. Gjatë pasdites vishuni bukur dhe argëtohuni. Shkoni diku ku ju mendoni se merrni vetëm energji pozitive.

Virgjëresha
Sot do të jeni i përgjumur dhe i dembelosur. Mos u shqetësoni, rrini e relaksohuni ngrihuni vetëm nëse vërtet duhet të bëni diçka të rëndësishme duhet që nuk pret. Sot për ju rekomandohet qetësi dhe ti kushtoheni trupit tuaj qoftë edhe me një masazh.

Peshorja
Më shumë se kurrë sot duhet të respektoni rregullat e mirësjelljes, dhe të mos hezitoni të përdorni falët e zgjedhura në momentin e duhur. Duhet të mësoni nga gabimet e së shkuarës. Shfaqja e emocioneve negative do të reflektohen edhe në të ardhmen.

Akrepi
Ju keni nevojë për ndihmën e të tjerëve sot, pranojini dhe mos i injoroni ato. Ditën e sotme kushtojini vëmendje trupit dhe shëndetit tuaj. Merruni me sport, sepse ju mbush me energji pozitive dhe kjo do t’ju shërbeje pozitivisht edhe për fillimin e javës.

Shigjetari
Nëse gjërat nuk ju ecin mos hezitoni të kërkoni ndihmë si për vete ashtu edhe për të tjerët. Duhet të tregoheni të kujdesshëm, si thotë një shprehje “mos luani me zjarrin se ju djeg”, ndaj dhe ju nuk duhet të ngatërroheni me gjerat që ju rrezikojnë.

Bricjapi
Hani vetëm një vakt të lehtë. Shmangni ngritjen e peshave të rënda, sepse rreziku për të pësuar dëmtime fizike gjatë transportit të tyre është i madh. Kushtoni vëmendje trupit tuja, mos neglizhoni sëmundjet që ju shqetësojnë.

Ujori
Kjo është një ditë e mirë për të krijuar lidhje të qëndrueshme si martesa, për të rivendosur një marrëdhënie apo për të pranuar një propozim. Mos i shmangni dhe mos u merrni me konflikte e biseda të kota që vetëm sa ju komplikojnë dhe ju prishin humorin.

Peshqit
Kjo ditë mund t’ju sjellë më shumë gëzim se kurrë. Megjithëse ju jeni aq i aftë sa ti kuptoni që në fillim pengesat dhe shqetësimet që ju dalin para. Nuk duhet të përqendroheni vetëm tek ato, keni nevojë edhe për një pushim të mirë.

Moti: Sot i vranët, deri 25 gradë

0

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, kurse pasdite mund të ketë periudha me diell, temperatura më e lartë e ditës deri në 25 gradë celsius.
Temperaturat më të ulta të ditës do të sillen nga 10 deri në 15 gradë Celsius.

Deri më 30 gusht do te mbaje kryesisht mot me diell, me përjashtim të martën natën dhe të mërkuren paradite kur priten vranësira kaluese e vende-vende me shi./ 21 Media

Treni i shpresave të thyera…(FOTO)

0

Stacioni hekurudhor në Gjevgjeli, qyteti i parë në hyrje të kufirit Greqi-Maqedoni, këto ditët e fundit ka përjetuar një dramë të vërtetë si asnjëherë më parë. Aty kalojnë ditë dhe netë me shpresë se do të kalojnë për ndonjë vend në Evropë, si thonë ata “për një jetë më të mirë”.

Dëgjohen  britma, vaje të fëmijëve por hetohet edhe një nervozë si te imigrantët por edhe nga forcat policore e ushtarake maqedone.

Vijnë trenat me pak vagona që nuk arrijnë dot t’i marrin të gjithë përnjëherë dhe të kapërcejnë kufirin në Tabanovci e të dalin në Serbi.

Presin në rend, janë të disiplinuar, nuk ka shtyerje e as incidente! Ata kur hyjnë  në vagona ngrisin dy gishtërinjë në formë të shkronjës “V”(Fitore) dhe janë shumë  të lumtur kur gjejnë vend për t’u ulur…

Këto fotografi flasin më së miri për katrahurën e këtyre ditëve në Gjevgjeli të Maqedonisë! / 21 Media

Foto: Tanjug
Foto: Tanjug
Foto: Tanjug
Foto: Tanjug
Foto: Tanjug
Foto: Tanjug
Foto: Tanjug
Foto: Tanjug
Foto: Tanjug

Polici nga Manastiri shndërrohet në hero(FOTO)

0

​Mesut Memishoski, nga Manastiri, është shndërruar në heroin e rrjeteve sociale.

Ndryshe nga kolegët e tij, që nuk e kursyen gazin lotsjellës ndaj emigrantëve, ai është fotografuar teksa i jep ujë një fëmije të vogël, raporton Portali Albeu.

Fotoja po bën xhiron në Facebook, ndërsa veprimi i policit në fjalë tregon se jo të gjithë njerëzit janë njësoj.
novine