Çka thotë Meda kur e sheh veten me flokë të gjata(Foto)

0

Këngëtari i njohur dhe mjaft i dashur për publikun shqiptar,i njohuri Meda,në emisionin “Summer me Labin” foli shumëçka nga kariera e tij muzikore,per fillimin,sfidat dhe sukseset e tij.

I pyetur nga autori i emisioni Summer me Labin,se çka i duket Medës interesante,nëse bën një retrospektivë nga e kaluara,ai për disa sekonda nuk ngurroi të përgjigjet se kur  e sheh veten në videoklipet e viteve të mëparshme me flokë të gjata,i vije për të qeshë dhe se i duket që sheh një njëri krejtësisht tjetër/21Mediameda_2009

Përveç Prokurores arrestohen edhe dy ndërmjetësues!

0

(E plotësuar)

Pas hetimeve të gjata, të udhëhequra nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm janë arrestuar tre persona.

Në mesin e të arrestuarve mësohet se është prokurorja Vahide Badivuku, nga Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, si dhe dy ndërmjetësues, ndërsa ndërmjetësuesi i tretë sipas një komunikate të Prokurorisë Speciale të Kosovës gjendet në arrati.

Të arrestuarit dyshohen për veprat penale:

• “Marrja e ryshfetit”, sipas nenit 428, paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës;

• “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës;

• “Ushtrimi i ndikimit”, sipas nenit 431, paragrafi 1, lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

E pandehura V.B., sië edhe thuhet në komunikatën e Specialës është arrestuar nën dyshimin se ka marrë ryshfet për t’i liruar disa vetura të sekuestruara, në një lëndë penale, të cilën ajo e ka pasur në hetime.

V.B. ka kërkuar ryshfet në shumën prej 22.000 euro (njëzetedymijë euro) përmes ndërmjetësuesve dhe pas dorëzimit të shumës në fjalë, si prokurore e rastit ka përpiluar kërkesën për lirim të automjeteve.

“Mbrëmë gjatë kontrollit në pikë kalimin kufitar në Merdare, është kontrolluar e pandehura V.B. dhe në çantën e saj janë gjetur shuma prej 5.000 euro, të cilat janë pjesë e 22.000 eurove të pranuara ryshfet”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

…………………………….

Prokurorja e krimeve të rënda, Vahide Badivuku është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Prokurorisë Speciale e Kosovës Liridonë Kozmaqi – Hajdaraj.

Ajo, nuk dha detaje shtesë rreth arsyeve të arrestimit duke treguar se detajet do t’i bëjë të ditur përmes një komunikate për media.

Ermali sot feston ditëlindjen!

0

Është ky këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu i cili qysh i ri pati rrëmbyer zemrat e shumë adhuruesve të tij të cilët vazhdojnë edhe sot e kësaj dite ta përkrahin.

Ai sot ka një ditë të veçantë. Ermali sot feston ditëlindjen e tij të 27 –të.

Ai ka postuar një fotografi në rrjetin Instagram me mbishkrimin në gjuhën angleze “Keep calm cause it’s my birthday” ejjejd

 

​Çollaku:Fondet IPA ndikuan në fuqizimin ekonomik të grave

0

Lirije Hazirit nga Vushtrria, i ishte dashur një ide e qëlluar për të realizuar ëndrrën e saj për ngritjen e një biznesi të suksesshëm i cili do të përkrahej qysh në fillim.

Pasi projekti i saj për prodhimin e ushqimeve tradicionale kishte gjetur mbështetje nga Instrumenti për Asistencën e Para-anëtarësimit (IPA) i BE-së, Haziri së bashku me 16 gra të tjera pjesë e shoqatës “Vullneti i Grave”, kishin arritur të jetësojnë idenë për prodhim të artikujve ushqimor tradicional.

Me mbi 6 mijë euro, grant të fituar nga fondet IPA, kishte kompletuar punëtorinë me të gjitha pajisjet e nevojshme për prodhimin e reçelit, ajvarit, sallatave e turshive.

“Këtë sukses të madh e kam arritur bashkërisht me shoqet e mija falë investimeve që kemi bërë nga fondet e BE-së. Kemi blerë frigoriferë, mikser frutash e mjete tjera të nevojshme. Definitivisht pa këto fonde ne nuk do të mund të themelonim këtë biznes”, ka thënë Haziri.

Asistencë të tillë kanë marrë edhe shumë gra të tjera në shumë sektorë të cilët janë mbështetur nga IPA.

Këtë e bënë të ditur ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, sipas të cilit, ministria që ai drejton ka koordinuar në tërësi programimin e fondeve IPA, prej të cilave ka thënë se kanë pasur rastin shumë gra të përfitojnë duke themeluar apo fuqizuar bizneset e tyre.

“Varësisht nga sektorët të cilët janë mbështetur përmes fondeve të BE-së çdo herë në mesin e përfituesve kemi pasur edhe gratë. Këto fonde kanë kontribuuar në rritjen e pjesëmarrjes së grave në afarizëm duke ndihmuar në ngritjen e nivelit të konkurrencës në tregun kosovar, përmirësimin e fuqisë punëtore dhe rritjen e punësimit”, ka thënë Çollaku.

Sipas tij, ka shumë storie suksesi të grave në biznes të cilat kanë përfituar nga IPA, dhe se mundësitë për shtim të numrit të përfitueseve thotë të jenë të hapura edhe në të ardhmen.

Instrumenti për Asistencën e Para-anëtarësimit (IPA) është mjeti me të cilin BE-ja, me ndihmë financ iare dhe teknike, mbështet reformat në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kurse fondet IPA ndihmojnë kapacitetet e shteteve në procesin e anëtarësimit, duke krijuar zhvillime pozitive në rajon.

Kosova është pjesë e këtij instrumenti që nga viti 2007.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Integrimit Evropian (MIE), faza e parë e këtij instrumenti, ka përfunduar në fund të vitit 2013.

Sipas MIE-së në vitin 2014, BE-ja ka filluar me IPA 2 për periudhën 2014-2020.

Instrumenti i ri pritet të sjellë një numër të risive, ndër të tjera një forcim afatgjatë të planifikimit, qasjes tërë-sektoriale, programime shumëvjeçar dhe mundësinë e përfitimit të fondeve shtesë për zhvillimin e vendit.

Imigrantët kaluan të papenguar në Maqedoni

0

Qindra imigrantë dje kanë kaluar të papenguar nga Greqia në Maqedoni, pasi duket se forcat e sigurisë u tërhoqën nga qëllimi për ta ndalur rrjedhjen e tyre nëpër këtë vend ballkanik, për në pjesën perëndimore të Evropës, pas disa ditëve të kaosit dhe konfrontimeve, raporton agjencia Reuters nga Gjevgjelia e Maqedonisë.

Policia speciale ishte në vendet e veta, por kanë bërë pak veprime për ta ngadalësuar rrjedhjen e vazhdueshme të imigrantëve, shumica prej tyre persona të larguaar nga lufta në Siri dhe konfliktet e tjera në Lindjen e Mesme.

Maqedonia pat shpallur gjendje të jashtëzakonshme të enjten dhe e pat mbyllur kufirin jugor, ku imigrantët hynin në Maqedoni, edhe nga 2 mijë vetë në ditë, në rrugën e tyre për në Serbi dhe Hungari, e pastaj edhe në shtetet e tjera të zonës Shengen të Bashkimit Evropian.

Kjo situatë ka krijuar skena të një dëshprimi në kufi, ku burra, gra dhe fëmijë, e kishin kaluar natën nën qiellin e hapur me qasje të kufizuar për ujë dhe ushqim, raporton Reuters.

Pushimet luksoze të Nishanit(Foto)

0

Para disa javësh presidenti Bujar Nishani u ankua se kryeministri Rama nuk e lejonte të pushonte në rezidencat qeveritare në jug dhe ishte detyruar të pushonte në një hotel në Lezhë.

Por duket se ditët e fundit Nishani nuk po ia kalon aspak keq.

Ai është fotografuar në jug të vendit duke pushuar në një jaht luksoz.

Ndërsa dje ka publikuar vetë disa foto me sheikun e Katarit në Gjirokastër ku kanë shijuar edhe muzikën polifonike/Mapo.

“Sot në qytetin e gurtë të shtëpive muze të Gjirokastrës me Babai Emir i Katarit; Lartësia e Tij, Sheikh Hamad Bin Khalifa Al-Thani”, shkruan Nishani në FB e tij.11831706_880619735320797_5675497847903058102_nnishani2 nishani3

​Aksident me 10 të lënduar në Prizren

0

Në Hatmaxhe të Prizrenit, Policia e Kosovës njofton se ka ndodhur një aksident që ka lënë të lënduar dhjetë persona.

Katër meshkuj dhe gjashtë femra është bilanci i të aksidentuarve.

Përderisa njëri prej të lënduarve është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman të mëtutjeshëm, të tjerët pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.

Policia njofton se me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Policia konfiskon dy armë nga një dasmor në Prishtinë

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar mashkull shqiptar pasi që i njëjti në aheng familjar kishte shtënë disa herë me armë zjarri.

Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit siç thuhet edhe në raportin e PK-së, janë gjetur dhe konfiskuar: dy revole, njëra “Zastava TT” , tetë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. një kalibrit 9 mm. dhe pesë fishekë.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Istog:I mbyll në shtëpi dhe i rrahë gruan dhe djalin

0

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Istog, i cili e kishte mbyllur në shtëpi gruan dhe djalin dhe i kishte sulmuar fizikisht.

Njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

​Qytetarët ankohen për vonesat e punimeve mbi ‘kurriz’ të Dardanisë

0

Tashmë ka dy muaj që punimet mbi pllato në lagjen Dardania kanë filluar. Sipas qytetarëve, e po ashtu edhe bizneseve që veprojnë në atë pjesë, këto punime po shkojnë në mënyrë shumë të ngadaltë.

Bizneset ankohen se me të filluar punimet, puna e tyre ka rënë nga 50 deri në 95 për qind. Kurse, me ato të ardhura, ata mbajnë familje, e që nuk janë aspak të mjaftueshme. Sipas shumicës së tyre, komuna ka zgjedhur kohën e papërshtatshme për të kryer këto punime, sepse sezona e verës është pikërisht koha kur vijnë gurbetqarët dhe të ardhurat e tyre rriten dukshëm.

Driton Haxholli punon frizer. Ai lokalin e tij e ka mbi pllato dhe thotë se këto punime kanë bërë që puna të bie. Kjo për arsye se ka shumë pluhur, zhurmë,kamionë etj.

Edhe Bedri Berisha, i cili punon në njërën nga kafiteritë mbi pllato, thotë se puna ka rënë shumë. Sipas tij, është dashur që këto punime të fillojnë më herët, sepse tash është koha kur vijnë gurbetqarët dhe bizneset kanë më shumë punë.

I të njëjtit mendim se punimet kanë filluar në kohë të papërshtatshme është edhe Raif Hyseni, i cili është pronar i një marketi, që vepron në të njëjtën hapësirë. Ai tha se të gjitha bizneset e presin verën, sepse dimrit ka më pak punë.

Ndërsa Refil Beshiri nga një kafiteri tjetër aty pranë, tha se këto punime kanë bërë që në mungesë të punës ato të mbyllen. Ai po ashtu u ankua se inspeksioni dhe policia po i pengojnë në punë, duke ua marr tavolinat në kafiteri.

Përkundër, ankesave të bizneseve se punimet po shkojnë shumë ngadalë, drejtori i drejtorisë së infrastrukturës lokale, Hyseni Durmishi, thotë se punimet po zhvillohen pikërisht sipas planit dinamik, të paraparë nga kompania përgjegjëse.

Ndërsa sa I përket numrit të punëtorëve, Durmishi tha se kompania përgjegjëse, asnjëherë nuk punon me 3 punëtorë, ndonëse fronti për punë nuk është i gjerë. Por, në rast se plani, i cili ka paraparë që punimet të përfundojnë për 180 ditë punë, nuk zbatohet, atëherë kompania fituese e kontratës do të ketë penalizime nga ana e Komunës së Prishtinës.

Ndërsa sa i përket bizneseve, të cilat veprimtarinë e tyre e kryejnë mbi pllato, Komuna është e vetëdijshme që puna e tyre ka rënë, por kjo sipas tij është një interes kolektiv i shumë banorëve, andaj edhe interesat individuale të disa bizneseve nuk do të merren parasysh.

Kompania “Rexha”, e cila po kryen këto punime në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ka paraparë që punimet të kryhen në afat kohor prej 180 ditë pune. Por, numri i punëtorëve, të cilët punojnë aty, sipas qytetarëve është aq i vogël, saqë këto punime, jo që nuk do të zgjasin 180 ditë pune, por do të zgjasin së paku një vit e gjysmë.