Majlinda nuk garon në Kampionatin Botëror të Xhudos

0

Kampionia e Botës në Xhudo, Majlinda Kelmendi nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Astana të Kazakistanit.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i saj, Driton Kuka, i cili në një postim në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se Majlinda nuk ka qenë e gatshme për Botëror shkaku i lëndimit të gjurit dhe të shpinës, transmeton Koha.net.

“Sot kemi arrit në Astana ku mbahet Kampionati Botëror. Sot mora vendim që Kampionia e dyfishtë Botërore mos të garojë në ketë garë. Majlinda sot dukej e mërzitur sepse të tillë janë Kampionët e mëdhenj duan që të japin gjithmonë maksimumin, por ajo do përgatitet për Lojëra Olimpike ku presim që të plotësoj të vetmen medalje që ende s’e ka në koleksionin e saj”, ka shkruar Kuka.

“Sivjet Majlinda pati se pari Lëndimin e gjurit e kohët e fundit të shpinëss prandaj performanca e saj sipas meje s’ka qenë ende në nivel për Botëror”.

Kuka ka konfirmuar se në këtë Botëror do të marrin pjesë Nora Gjakova për kategorinë deri në 57 kilogramë dhe Distria Krasniqi 52 kilogramë.

Këto të brendshme kushtojnë gjysëm milioni euro!

0

Këto ditë në Kinë, festohet versioni kinez i Shën Valentinit. Me këtë rast, një kompani e veshjeve të brendshme, e ka prezantuar një punim unikat nga ari.

Të brendshmet e punuar me dorë, që i kanë dy pjesë, thuhet se peshojnë katër kilogram arë të pastër.

Modelja që i ka mbajtur të veshura, ka qëndruar për disa orë në një qendër tregtare, transmeton Telegrafi.

Ajo ka mbajtur sipër vetëm një dantellë, teksa njerëzit shkonin të fotografoheshin me të.

Veshjet që kushtoj 552 mijë euro, apo katër milion youan, nuk i ka blerë ende askush.

mba

Huawei prezantoi Honor 7i

0

Huawei ka prezantuar smartfonin Honor 7i. Karakteristika më unike e telefonit është një modul kamere aftësi rrotulluese. Kamera mund të përdoret edhe si frontale po edhe si e pasme. Si rezultat duke përdorur kamerën për të realizuar imazhe portreti do të kemi të bëjmë me imazhe mjaft cilësore. Përdoruesit nuk kanë pse të rrotullojnë telefonin, mjaft vetëm rrotullimi i modulit të kamerës.

Kjo kamër ka një sensor BSI 13 megapiksel ndërtuar nga Sony me madhësi 28 mm me lente f2.0. Gjithashtu Honor 7i është telefoni i parë që ka një sensor të shenjave të gishtërinjve në pjesën anësore të tij. Ai gjendet në anën e djathtë dhe Huawei pretendon se është sensori më i vogël i këtij lloji.

Telefoni rrethohet nga një kornizë alumini ndërsa pjesa e pasme e tij mbulohem nga një xham. Ekrani ka madhësinë e 5.2 inç dhe rezolucion 1080p. Në brendësi gjendet një proçesor Snapdragon 616 dhe 3GB RAM shoqëruar nga 32 GB memorje e brendshme. Ekziston edhe një variant me 2GB RAM dhe 16 GB memorje të brendshme. Që të dy variantet kanë portë microSD dhe bateri 3000 mAh. (PCWorld Albanian)

Në tetor lansohet Microsoft Surface Phone

0

Microsofti raportohet se është duke u përgatitur për lansimin e telefonit më të ri Surface Phone, i cili pritet të prezantohet në muajin tetor.

Pajisja e re do të prezantohet së bashku me versionin përfundimtar të sistemit operativ Windows 10.

Përveç sistemit operativ, së bashku me telefonin e ri do të prezantohet edhe tableti Surface Pro 4, transmeton Koha.net.

Në bazë të raportimeve të fundit, Microsoft Surface Phone pritet të ketë ekran 5.5-inç QHD Amoled me rezolucion 2560×1440. Kjo do ta bënte pajisjen konkurrent të telefonave tjerë si LG G4 dhe Samsung Galaxy S6 Edge +.

Surface Phone do të ketë edhe kamerën kryesore 21-megepixel, kamerën ballore 8-megapixel, 4 gigabajt RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme.

Mbi 2 mijë emigrantë mbërrijnë në Preshevë, kolonat e gjata vazhdojnë

0

Mbi 2 mijë emigrantë prej mbrëmë deri në orët e mëngjesit kanë mbërritur në Preshevë., përmes zonës kufitare në rajonin e Tabanocës dhe Llojanit.

Ata menjëherë janë drejtuar në Qendrën e strehimit në Preshevë.

Bëhet fjalë për një kolonë të gjatë të emigrantëve prej gjysmë kilometri pranë kësaj qendre, informon INA.

Emigrantët kanë rrëfyer se në Serbi kanë hyrë pa problem pas golgotës dhe terrorit që kishin përjetuar për tre ditë në kufirin Maqedoni – Greqi dhe urdhërit të autoriteteve maqedonase për moslejimin e hyrjes së tyre. Autoritetet serbe kanë thënë se janë në gatishmëri dhe se ministri i mbrojtjes, Bratislav Gashiq sot do të vizitojë Preshevën për t`u njohur me gjendjen e emigrantëve. Ndihmat emergjente i kanë sjellë aktivistët e UNHCR-së dhe Kryqit të Kuq.

Arrestohet reperi Wiz Khalifa

0

Në mënyrë të dhunshme është arrestuar në aeroportin e Los Angelesit reperi Wiz Khalifa. Arrestimi i tij është bërë rreth orës 3:56, pasditen e së shtunës, nga një tufë agjentësh patrullues kufitar.

Në video shihet qartë se Khalifa është arrestuar dhunshëm ku shihen policët teksa e përplasnin për tokë dhe bënin presion mbi shpinën e tij.

27 vjeçari e ka bërë të ditur arrestimin e tij përmes një video të publikuar në rrjetin social twitter, marrë nga personat që kishin incizuar gjatë arrestimit të tij.

Gjatë gjithë kohës, siç edhe shihet në video Wiz Khalifa nuk ka rezistuar, përderisa mbi të policët bërtisnin me fjalët “Mos rezisto”.

Kur 11 milionë dollarë fundosen për disa minuta(VIDEO)

0

Një pamje pikëlluese për dashamirët e detit, lundrimit dhe luksit vjen nga ishulli grek Mykonos.

Në fund të detit te ishulli grek Mykonos përfunduan 11.2 milionë dollarë në formë të këtij jahti luksoz. Të katër njerëzit të cilët ishin në jahtin fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime, shkruan DailyMail

Burimet thonë se jahti është zhytur për shkak të ndonjë defekti në instalimet elektrike.

Porti bregdetar i Mykosit ka marrë të gjitha masat për ta parandaluar derdhjen e karburantit nga jahti dhe ndotjen e detit përreth.

"T’i hapim dyert për refugjatët sirianë,ata janë si ne dikur"

0

Kryetari i Komunës së Gjilanit, në profilin e tij në Facebook, ka shprehur dhimbjen për trajtimin e refugjatëve nga Siria në Maqedoni, dhe po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve kosovarë që t’i hapin dyert për refugjatët, për shkak se ata janë në pozitën në të cilën Kosova ishe dikur.

“Të tregohemi zemërgjerë dhe vend pritës për refugjatët të cilët po rrihen me ushtarë e policë”. “Populli i Kosovës ka qenë refugjatë gjatë luftës dhe duhet ta kuptoj këtë tragjedi të këtyre qytetarëve nga Lindja e Mesme që po kërkon udhë për shpresë e jetë më të mirë”.

“Strehimi i përkohshëm derisa të zgjidhet çështja e tyre nga BE, do të dëshmonte vlerat tona si shqiptarë dhe ish-refugjatë”.

Kosova bëhet gati t’i kundërpërgjigjet Serbisë për "hyrje – daljet"(Video)

0

Kosova thotë se është e vendosur që Marrëveshjet e arritur në Dialogun me Serbinë të gjejnë zbatim të plotë, përndryshe zyrtarë qeveritarë zotohen se në rast që reciprociteti vazhdon të mungoj nga shteti Serb, njëjtë do të veproj edhe Kosova.

Kështu tha në një prononcim ministrja për Dialog EditaTahiri, e cila deklaroi se tashmë është koha që Marrëveshja për Lëvizje të Lirë të qytetarëve dhe veturave në mes të të dyja shteteve e nënshkruar në vitin 2011, të gjej zbatim të plotë.

Tahiri ndonëse theksoi se shteti serb me pranimin e letërnjoftimeve të shtetit të Kosovës, ka njohur ‘de facto’ shtetësinë e Kosovës, sipas saj mos zbatimi i kësaj marrëveshje tregon se Serbia po vazhdon të aplikoj praktika të natyrës politike.

Përkitazi për këtë çështje Tahiri tha se tashmë kanë kërkuar të bisedohet sërish në Bruksel dhe në shtator pritet një takim i tillë, dhe se në raste se Serbia sërish nuk do të zbatoj reciprocitetin, atëherë palës kosovare si mbetet gjë tjetër veçse edhe Kosova të aplikoj këtë dokument për shtetasit e Serbisë që hyjnë brenda territorit të Kosovës.

Ndërkohë ditë më parë në pyetjen drejtuar për zëdhënësen e Përfaqësueses së Lartë Bashkimit Evropian për Politik të Jashtme, Maja Kocijancic, se a ka marrë ndonjë vërejtje deri më tani pala serbe për mos zbatim, Kocijancic është përgjigjur se procesi është në zhvillim e sipër.

Kocijancic ka konfirmuar po ashtu se takimi i radhës në nivel ekspertësh për këtë çështje do të mbahet pas pushimeve të verës.

“Zbatimi i Marrëveshjes për lëvizje të Lirë është një proces qe është ende në zhvillim e sipër. Takimi i radhës (në nivel ekspertësh) do të planifikohen pas pushimeve të verës, në shtator”, ka qenë përgjigja e Kocijancic.

Ajo po ashtu ka sqaruar edhe njëherë se “Pas Marrëveshjes për lëvizje të Lirë, banorët e secilës palë mund të udhëtojnë lirshëm brenda ose përmes territorit të palës tjetër, duke përdorur letërnjoftimet e tyre. letërnjoftimet do të shoqërohet nga një dokument me shkrim “hyrje/dalje” për personat nga pala tjetër, të cilët dëshirojnë të kalojnë përmes një vendi të tretë”.

Kocijancic është shprehur se asnjëra palë nuk mund të anashkalojnë këtë Marrëveshje.

“Këto rregulla janë pjesë përbërëse e Marrëveshjes për lëvizje të Lirë. Asnjë detyrim nuk mund të anashkalohet nga ajo Marrëveshje qe të dy palët kanë për të hequr dokumentin “hyrje / dalje”, është përgjigjur Kocijancic.

Obama e ka ftuar Mustafën në samitin e liderëve në New York

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, është ftuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, që të marrë pjesë në samitin e liderëve, që do të mbahet më 29 shtator në New York.

Samiti do të mbahet në selinë e Kombeve të Bashkuara dhe në të do të diskutohet për të arriturat e shteteve në luftën kundër ISIS-it dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Ftesa i është dorëzuar para pak ditësh kryeministrit Isa Mustafa nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë.