Mbi 2 mijë emigrantë prej mbrëmë deri në orët e mëngjesit kanë mbërritur në Preshevë., përmes zonës kufitare në rajonin e Tabanocës dhe Llojanit.
Ata menjëherë janë drejtuar në Qendrën e strehimit në Preshevë.
Bëhet fjalë për një kolonë të gjatë të emigrantëve prej gjysmë kilometri pranë kësaj qendre, informon INA.
Emigrantët kanë rrëfyer se në Serbi kanë hyrë pa problem pas golgotës dhe terrorit që kishin përjetuar për tre ditë në kufirin Maqedoni – Greqi dhe urdhërit të autoriteteve maqedonase për moslejimin e hyrjes së tyre. Autoritetet serbe kanë thënë se janë në gatishmëri dhe se ministri i mbrojtjes, Bratislav Gashiq sot do të vizitojë Preshevën për t`u njohur me gjendjen e emigrantëve. Ndihmat emergjente i kanë sjellë aktivistët e UNHCR-së dhe Kryqit të Kuq.
