Kosova bëhet gati t’i kundërpërgjigjet Serbisë për "hyrje – daljet"(Video)

TË FUNDIT

Kosova thotë se është e vendosur që Marrëveshjet e arritur në Dialogun me Serbinë të gjejnë zbatim të plotë, përndryshe zyrtarë qeveritarë zotohen se në rast që reciprociteti vazhdon të mungoj nga shteti Serb, njëjtë do të veproj edhe Kosova.

Kështu tha në një prononcim ministrja për Dialog EditaTahiri, e cila deklaroi se tashmë është koha që Marrëveshja për Lëvizje të Lirë të qytetarëve dhe veturave në mes të të dyja shteteve e nënshkruar në vitin 2011, të gjej zbatim të plotë.

Tahiri ndonëse theksoi se shteti serb me pranimin e letërnjoftimeve të shtetit të Kosovës, ka njohur ‘de facto’ shtetësinë e Kosovës, sipas saj mos zbatimi i kësaj marrëveshje tregon se Serbia po vazhdon të aplikoj praktika të natyrës politike.

Përkitazi për këtë çështje Tahiri tha se tashmë kanë kërkuar të bisedohet sërish në Bruksel dhe në shtator pritet një takim i tillë, dhe se në raste se Serbia sërish nuk do të zbatoj reciprocitetin, atëherë palës kosovare si mbetet gjë tjetër veçse edhe Kosova të aplikoj këtë dokument për shtetasit e Serbisë që hyjnë brenda territorit të Kosovës.

Ndërkohë ditë më parë në pyetjen drejtuar për zëdhënësen e Përfaqësueses së Lartë Bashkimit Evropian për Politik të Jashtme, Maja Kocijancic, se a ka marrë ndonjë vërejtje deri më tani pala serbe për mos zbatim, Kocijancic është përgjigjur se procesi është në zhvillim e sipër.

Kocijancic ka konfirmuar po ashtu se takimi i radhës në nivel ekspertësh për këtë çështje do të mbahet pas pushimeve të verës.

“Zbatimi i Marrëveshjes për lëvizje të Lirë është një proces qe është ende në zhvillim e sipër. Takimi i radhës (në nivel ekspertësh) do të planifikohen pas pushimeve të verës, në shtator”, ka qenë përgjigja e Kocijancic.

Ajo po ashtu ka sqaruar edhe njëherë se “Pas Marrëveshjes për lëvizje të Lirë, banorët e secilës palë mund të udhëtojnë lirshëm brenda ose përmes territorit të palës tjetër, duke përdorur letërnjoftimet e tyre. letërnjoftimet do të shoqërohet nga një dokument me shkrim “hyrje/dalje” për personat nga pala tjetër, të cilët dëshirojnë të kalojnë përmes një vendi të tretë”.

Kocijancic është shprehur se asnjëra palë nuk mund të anashkalojnë këtë Marrëveshje.

“Këto rregulla janë pjesë përbërëse e Marrëveshjes për lëvizje të Lirë. Asnjë detyrim nuk mund të anashkalohet nga ajo Marrëveshje qe të dy palët kanë për të hequr dokumentin “hyrje / dalje”, është përgjigjur Kocijancic.