Stacioni hekurudhor në Gjevgjeli, qyteti i parë në hyrje të kufirit Greqi-Maqedoni, këto ditët e fundit ka përjetuar një dramë të vërtetë si asnjëherë më parë. Aty kalojnë ditë dhe netë me shpresë se do të kalojnë për ndonjë vend në Evropë, si thonë ata “për një jetë më të mirë”.
Dëgjohen britma, vaje të fëmijëve por hetohet edhe një nervozë si te imigrantët por edhe nga forcat policore e ushtarake maqedone.
Vijnë trenat me pak vagona që nuk arrijnë dot t’i marrin të gjithë përnjëherë dhe të kapërcejnë kufirin në Tabanovci e të dalin në Serbi.
Presin në rend, janë të disiplinuar, nuk ka shtyerje e as incidente! Ata kur hyjnë në vagona ngrisin dy gishtërinjë në formë të shkronjës “V”(Fitore) dhe janë shumë të lumtur kur gjejnë vend për t’u ulur…
Këto fotografi flasin më së miri për katrahurën e këtyre ditëve në Gjevgjeli të Maqedonisë! / 21 Media









