Ditën e sotme priten të zhvillohen bisedime të nivelit të lartë mes dy krerëve të dy Koreve, dy orë para skadimit të ultimatumit të dhënë nga ana e Phenianit, bëhet e ditur nga Seuli.
Koreja e Veriut kërcënoi kundërshtarin e saj me njoftimin e shpalljes së gjendjes së luftës, nëse nuk do t’i jepte fund operacioneve propagandistike në kufirin mes dy shteteve.
Takimi pritet të mbahet në fshatin kufitar, Panmunjom rreth orës 06:00 sipas orës lokale, njoftoi një zëdhënëse e Shtëpisë Blu, zyra ekzekutive e presidentit jugkorean.
Koreja e Jugut do të përfaqësohet nga ministri I Unifikimit, Hong Young-Pyo dhe këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Kim Kwan-Jim.
Koreja e Veriut nga ana e saj do të dërgojë zyrtarin më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Hwang Pyong-So, i cili konsiderohet si numri dy i regjimit dhe sekretarin e Partisë së Punëtorëve, Kim Yong-Gon, i ngarkuar special për marrëdhëniet me Korenë e Jugut
