Dittmann: Gjermania e do Kosovën në organizatat ndërkombëtare

TË FUNDIT

Ambasadori gjerman në Serbi, Axel Dittmann lidhur me pranimin e Kosovës në UNESCO, ka thënë se Gjermania e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe beson se është mirë dhe e drejtë që Kosova të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare nëse për këtë i përmbush kushtet.

Ditmann u ka thënë mediave serbe se është shumë me rëndësi që të arrihet përparim thelbësor në dialogun Kosovë-Serbi sepse kjo do të mundësojë hapjen e kapitullit 35 për Serbinë në procesin e anëtarësimit. Sipas tij ky është pozicion i përbashkët i BE-së.