Shtatë viktima gjatë një sulmi me bombë në Kabul

0

Së paku shtatë persona janë vrarë apo lënduar gjatë shpërthimit të një automobili-bombë që ndodhi sot në pjesën lindore të Kabulit, deklaroi Ferdus Farmarz, zëdhënës i shefit të policisë së qytetit, duke iu referuar raporteve fillestare.

Caku i bombardimit nuk është i qartë, por viktimat janë civilë, lajmëroi DPA duke iu referuar deklaratës së Farmarz.

Tani për tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Shtetasi rus që u arrestua në veri, shpallet person “Non Grata”

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka njoftuar se ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore shtetasi rus Mikhail Krasnoshchenkov të shpalle si person “Non Grata” (i padëshirueshëm).

Krasnoshchenkov u arrestua ditë më parë nga Policia e Kosovës pasi pengoi operacionin policor në veri të vendit.

Kreu i Qeverisë së Kosovës tha se ky person duhet ta lëshojë territorin e Kosovës.

“Vendimi është marrë sot ndaj këtij personi që punon si staf ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara, dhe të njëjtit i urdhërohet që ta lëshojë territorin e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka hyrë në fuqi, sot nga 31 maj 2019”, ka shkruar Haradinaj në një postim në “Facebook”.

Në fund Haradinaj i bëri thirrje Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë të respektojë vendimin.

Sipas kryeministrit vendimi është marrë për shkak të veprimeve të shtetasit rus kundër rendit kushtetues të Kosovës, vlerave universale, paqes dhe stabilitetit./21Media

Në laboratorin e Kërçovës pacientët informohen vetëm në gjuhën maqedonase

0

Komuna e Kërçovës, komunë shqiptare në Laboratorin e Kërçovës tabelat informuese janë vetëm në gjuhën maqedonase. Fotot flasin vetë sa e pa qartë është kjo për gjyshet tona!

ÇFARË BËJNË DISA KËSHILLTARË TË KRYEMINISTRIT? ZAEV: RUZHIN DHE ZAFIROVSKI KANË LIDHJE ME FRANCËN

0

Opozita akuzon kryeministrin Zoran Zaev, se po punëson fëmijët e njerëzve të tij, që ata të flasin mirë për punët e qeverisë. Kryeministri u pyet për djalin e ish-ambasadorit Nano Ruzhin, Aleksandar Ruzhin, i cili është punësuar si këshilltar i kryeministrit. Deputeti Antonio Milloshoski, e pyeti Zaevin, pse Ruzhin merr kompensim mujor prej 50 mijë denarëve, kurse këshilltari Ljupço Zafirovski 75 mijë denarë?

“Këshilltari i parë Aleksandër Ruzhin fiton kompensim mujor prej 50 mijë denarëve, këshilltari i dytë është Lupço Zafirovski, i panjohur për opinionin tonë por si duket ju e njihni, merr kompensim mujor prej 75 mijë denarëve. Sa shpesh shiheni me ta, çfarë raportesh ju dorëzojnë, cila është dinamika e punës, a mund të ndani disa prej atyre raporteve me ne që të dimë me cilat delegacione janë takuar, ku kanë lobuar, çfarë kanë arritur”, deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski.

Kryeministri në përgjigje thotë se ata janë të angazhuar, sepse ata kanë lidhje me Francën, të cilat janë në dobi të Qeverisë.

“Aleksandër Ruzhin ka lidhje të tija, njohuri, është djali i ish-ambasadorit, Nano Ruzhin. Punojmë në disa projekte, pjesa më e rëndësishme është ajo në të cilën jemi fokusuar të gjithë, tërheqja e investimeve të huaja, duam të kemi më shumë investitorë nga Franca. Pjesa më e madhe e detajeve teknike të bisedimeve me kompanitë që kontrollojnë masat, mundësitë dhe të ngjashme, në vendin tonë i bën ai”, u shpreh kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Kryeministri tha se nuk ka njohuri për pagën e  Zafirovskit, por tha se është e lartë, sepse pjesën më të madhe të kohës e kalon në Francë dhe është i lidhur me kabinetin e Presidentit Emanuel Makron. Ilija  Dimovski, tha se për shkak të Zaevit, qytetarët po paguajnë 6.4 denarë më shumë për një litër karburant. Gjithashtu ndaj kryeministrit u hodhën edhe akuza se ankesat e qytetarëve që kanë të bëjnë me sistemin gjyqësor janë rritur për 90 %. Por kryeministri Zaev, në kundërpërgjigje tha se pushteti ekzekutiv ka punuar në përforcimin e gjyqësorit i cili, siç shpreson ai, do të japë rezultate më të mira.

Përgatiti: Zimer Jashari

KANË NGECUR BISEDIMET PËR SPECIALEN, MILLOSHOVSKI MBULON EMRIN E SHTETIT PARA SE TË FLASË

0

Bisedimet mes pushtetit dhe opozitës për projektligjin për prokurorinë nuk po ecin me ritmin e dëshiruar, konfirmon kryeministri Zoran Zaev. Ai po brengoset se mos vendet anëtare të BE-së do ta përdorin këtë mosmarrëveshje të brendshme të vendit si justifikim për mosdhënien e datës për nisje të bisedimeve aderuese.

“Hapat e fundit ishin të suksesshëm, e në fund marrim tërësisht propozime të reja që tekstualisht na kthejnë që të ulemi dhe të shkruajmë ligj të ri. Kjo nuk është zgjidhje. Apeloj për përgjegjësi sepse definitivisht çështjet e mëdha u zgjidhën, besoj se mbeten vetëm ato politike. Jam i gatshëm që nëse deri në fund zgjidhen çështjet themelore, të ulem në takim liderësh dhe t’i definojmë çështjet politike. Do të ishte mirë që kjo gjë të ishte e zgjidhur para se të mbahet Këshilli i Ministrave, ose të paktën të dërgojmë mesazh se jemi marrë vesh, që të mos u japim argumente”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski, para se të flet për mediat,  u përpoq ta mbulojë emrin e ri të shtetit në Kuvend. Ai tha se nuk kanë dorëzuar propozime tërësisht të reja por kanë vetëm një kërkesë.

“Nuk kemi asnjë kërkesë të re me shkrim në lidhje me këtë, përveç një kërkese me gojë që e kemi folur me Ministren Deskoska, e ajo është që Prokurori i ri që do të jetë në krye të Prokurorisë Speciale si pjesë e Prokurorisë Publike të jetë njeri, burrë ose grua, me mesatare më të lartë nga Fakulteti i Drejtësisë”, theksoi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski.

Opozitarët mbeten në kërkesën e tyre që Ministrja e Drejtësisë të gjejë mënyrë për t’i inkorporuar në ligj 65 amendamentet e propozuara nga VMRO-DPMNEJ-ja. Me to do të përmirësohej teksti aktual dhe do të arrihej konsensus i gjerë mes palëve tha Milloshovskit duke u shprehur i gatshëm edhe që të ulen dhe ta përpilojnë tekstin që nga fillimi.

Dallimet më të mëdha mes qeverisë dhe opozitës qëndrojnë në nenin 105 të projektligjit aktual ku rregullohet vazhdimi i lëndëve të Prokurorisë Speciale të hapura pas 30 qershorit 2017.

Përgatiti: Besir Arifi

OJQ-të ME PROPOZIME DERI TE DESKOSKA, KËRKOJNË “BOMBAT” TË KTHEHEN NË GJYQËSOR

0

Grupi “Bluprint” i përbërë nga disa organizata civile që monitoron reformat në gjyqësor, ka parashtruar disa propozime deri te Ministria e Drejtësisë.  Ata kërkojnë që të kthehen “bombat” në gjyqësor dhe gjykatat të vendosin nëse duan t’i përdorin si dëshmi materiale, Mandati i prokurorëve të zgjatet 2 vjet, ndërsa nëse rikandidohet 4 vjet dhe jo 6 muaj siç është tani. Gjithashtu kërkojnë të ndahen kompetencat e Prokurorisë Publike Speciale dhe të Prokurorisë Publike për krim të organizuar dhe korrupsionin.

“Në lidhje me dëshmitë materiale, apo të ashtuquajtura “ bombat”. Ligji parashikonte që ato në një fazë të caktuar të procedurës të mos mund të përdorën si dëshmi materiale, që vlerësojmë se bie në ndesh me ligjin për procedurë penale, si ligj sistematik në proces që e rregullon pikërisht këtë materie të mjeteve dëshmuese në vetë procedurën”, theksoi Natali Petrovska nga Koalicioni të Gjithë për Gjykim të Drejtë

Organizatat vlerësojnë se asnjë nga ligjet që i kanë monitoruar nga viti  2017 nuk janë sjellë, në afatin e caktuar dhe nuk janë respektuar afatet e fazave nga ana e autoriteteve.

Instituti për politikë evropiane e vlerëson lartë raportin e KE, per RMV-në. Thonë se pas një dekade kemi marrë përgjigje të pastër kristale dhe pa kushte.

Sipas tyre kriter pozitiv ka qenë marrëdhënia e mirë me shtetet fqinje dhe reformat që janë bërë në plan të brendshëm, si gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe reformat në shërbimet sekrete. Ndërkaq Iva Conevska nga ky Institut tha se këtë vit vetëm 20% e ligjeve janë sjellë në procedurë të shpejtë, që e cilëson si përmirësim të madh.

“Komisioni evropian në këtë raport e përshëndeti dialogun politik që zhvillohej në Parlament. Në krahasim me raportin e vitit të kaluar të KE, ku u theksua se 75% e ligjeve ishin të sjella në procedurë të shkurtër, në këtë raport të KE është vë në dukje se vetëm 20 % e ligjeve janë sjellë në procedurë të shkurtër”, u shpreh Iva Conevska nga Instituti për Politikë Evropiane.

Projekti “Për drejtësi” sot shpalosi analizën e monitorimit të zbatimit të strategjisë për reforma në gjyqësor dhe vlerësimin e raportit të KE.  Në aspekt të transparencës së proceseve të sjelljes dhe ndryshimit të ligjeve ato kanë ndjekur 13 ligje. “Blubrint” vlerëson se Ligji për procedurë penale, ligji për PP, Ligji penal, Ligji për këshill të prokurorëve publik, kanë qenë procese pjesërisht transparente, sepse organizatat qytetare nuk kanë qenë pjesë e grupeve punuese dhe nuk ka pasur debat publik profesional, për të njëjtat.

Ndryshe nga grupi “Bluprint” thanë se Ministrja i pranoi propozimet e tyre dhe shpresojnë se të njëjtat do të rishikohen nga grupet e punës dhe takimet që duhet t’i zhvillojnë.

Përgatiti: Almedina Ismajli

AKSION SHPËTIMI NE VODNO, TIGRAT USHTROJNË PËR SHPËTIMIN E NJERËZVE NË TELEFERIK

0

Njësitë speciale të ekipit të alpinizmit, me helikopter kanë ardhur për të shpëtuar qytetarët të cilat kanë ngecur në teleferikun e Vodnos. Në fakt ky është vetëm një ushtrim i pjesëtarëve të ekipit të quajtur Tigrat, të cilët po demonstrojnë se si duhet të intervenohet kur jeta e qytetarëve është në rrezik.

Forcat speciale po  zbarkojnë nga helikopterët në terren, ngjiten në shtyllën me të afërt të teleferikut nga ku më pas, me mjete speciale lëshohen deri tek kabinat me udhëtarë.  Arrijnë të zbresin qytetarët poshtë  teleferikut, ndërsa të lënduarin me helikopterë e evakuojnë nga vendi i ngjarjes.

Ky ushtrim u organizua për nder të  Ditës së policisë. Ekipi për alpinizëm nga Njësia Speciale dhe Njësia e Forcave Ajrore nëpërmjet dy stërvitjeve të profilit të lartë, demonstruan gatishmërinë e forcave policore të vendit në kryerjen e operacioneve shpëtuese. Minsitri Oliver Spasovski tha se këto demonstrime sigurojnë edhe njëherë për profesionalizmin e pjesëtarëve të policisë së vendit.

“Këto janë  ushtrime që për herë të parë  realizohen pas kryerjes së trajnimeve në kushte të tilla. Këto janë ushtrime që paraqesin rrezik të lartë dhe sfide serioze për policinë e vendit dhe në veçanti për Njësinë Speciale. 1.44 Edhe njëherë dëshmuam se policia e vendit është e gatshme të veproje në sfidat më serioze dhe të ruaj stabilitetin dhe sigurinë e shtetit”, deklaroi Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Trajnimet e tilla janë bërë në bashkëpunimin me Ambasadën e Francës në vend dhe ndihmën e ekipeve eksperte për shpëtim nga Franca. Gjithashtu pjesëtarët e njësive speciale në periudhën e kaluar dy herë radhazi, njëherë në Maqedoni dhe njëherë në Austri me ekipet speciale austriake kanë kryer trajnime të përbashkëta për shpëtim në male. Disa trajnime janë kryer edhe në bashkëpunim me Qendrën për shpëtim dhe alpinizëm në Zvicër.

Në 5 vitet e fundit ekipi i alpinizmit së bashku me njësinë e forcave ajrore kanë marrë pjesë në 47 misione shpëtimi dhe evakuimi në zona të ndryshme. Gjithashtu ky njësit para disa viteve ka marrë pjesë edhe ne evakuimin e qytetarëve gjatë vërshimeve  në Serbi dhe Bosnjë Hercegovinë.

Në fund disa drejtorë dhe funksionar të lartë të njësive të ndryshme policore u dekoruan për arritjen në fusha të ndryshme.

Përgatiti: Valmira Zendeli

OPOZITA E BINDUR SE S’DO KETË DATË PËR BISEDIME, BOZHINOVSKI: PA DATË, MUND TË NDRYSHOJË PERCEPTIMI PËR QEVERINË

0

Opozitarja VMRO-DPMNE është e bindur se Maqedonia e Veriut as këtë vit nuk do të marrë datë për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Arsyen e gjejnë tek mungesa e reformave.

“Kontestin me Greqinë nuk e kemi dhe serish nuk ka datë për nisje të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nëse në të kaluarën problem ishte vetëm kontesti dhe nuk ngecnin reformat, tash reformat ngecin”, u shpreh Aleksandar Nikollovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Rekomandimi i djeshëm pozitiv është i 10-ti me radhë për Maqedoninë e Veriut. Më domethënëse tani do të ishte që vendi të marrë datë për nisje bisedimesh, në të kundërtën do të ndryshonte perceptimi për qeverinë, konsideron analisti politik Vlladimir Bozhinovski.

“Shpresojmë. Nuk mund të themi nëse do të marrim apo jo, dhe nga kjo do të varet shumë edhe perceptimi për qeverinë. Mesazhi thelbësor që qeveria e ka dërguar këto 2-3 vitet e fundit, edhe para zgjedhjeve, edhe para referendumit, pas ndryshimeve kushtetuese ishte që kjo po bëhet për përparim të Maqedonisë në procxeset euroatlantike, dhe para së gjithash integrimeve evropiane”, tha Vlladimir Bozhinovski, analist politik.

Pas marrjes së rekomandimit për hapje të bisedimeve, tani mbetet të shihet nëse Këshilli i Evropës do t’ia hapë derën Maqedonisë së Veriut për të nisur negociatat aderuese. Të gjithë shpresojnë për këtë, përfshirë qeverinë e vendit, eurokomesarin Johanes Han dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së Federika Mogerini. Ambasadori i BE-së në vend Samuel Zhbogar dje tha se do të ishte mirë që bisedimet të hapeshin menjëherë, ndërsa në Parlamentin Evropian, raportuesi për Maqedoninë e Veiut Ivo Vjagëll tha se Evropa duhet të mbajë premtimet e dhëna, përndryshe do të humbë kredibilitetin e saj.

Përgatiti: Besir Arifi

MPB DETEKTON PERSONIN QË PUBLIKON “BOMBA", “EL CHEKA” IRONIZON: PROFILI IM ËSHTË PUBLIK

0

Publikimi i përgjimeve të reja në internet dëshmon se incizime të paligjshme  posedojnë shumë persona dhe se janë të shpërndara gjithandej. Në incizimet e fundit që u publikuan në facabook nga personi i ashtuquajtur El Cheka dëgjohen bisedimet e disa ish-funksionarëve të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se tashmë e kanë të njohur personin në fjalë dhe se pas zbardhjes tërësisht të rastit do te ngrihet padi penale. Gjithashtu thonë që kanë informuar edhe personat kompetent në rrjetin social Facebook, se nëpërmjet rrjetit  të tyre janë publikuar përmbajtje ilegale.

“Sektori ynë për krim kompjuterik po punon në rastin. Mbrëmë informuam se është detektuar personi që i publikon, dhe në bazë të procedurave të Prokurorisë Publike ,ndihmës ndërkombëtare dhe nëpërmjet bashkëpunimit policor ndërkombëtare do të udhëhiqen procedura për ballafaqim me situatën”, tha Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Ndërsa personi i ashtuquajtur El Cheka, përmes një shkrimi në statusin e tij të facebook ka ironizuar lajmet se është zbuluar identiteti i tij, madje duke apostrofuar BDI-në.

“Budallallëku i BDI-së nuk ka fund, më paskan zbuluar? Mirëpo, në profilin tim janë foto e mia personale! Edhe këtë e quani krim! Derisa vrasjet e ushtarëve të UÇK-së dhe  shqiptarëve nuk janë krime? Do të ngritni padi penale? As nuk ju llogaris! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Amerikën”, shkruan El-Cheka, personi që i publikon “bombat”.

Nga Prokuroria Publike thonë se pas zbardhjes tërësisht të rastit, Ministria e Punëve të Brendshme duhet të ngre padi penale, ndërsa më tej do të procedojë Prokuroria Publike.

“Në lidhje me videot incizimet që janë publikuar Prokuroria publike ka dhënë urdhër deri tek Ministria e Punëve të Brendshme për kryerjen e kontrollove dhe të bëhet verifikimi i informacioneve për kryerësin e veprës. MPB në përputhje me kompetencat ligjore duhet të ndërmarrë veprimet e mëtutjeshme”, thonë nga Prokuroria Publike.

Ndryshe i ashtuquajturi “El Cheka” i cili gjendët në Amerikë edhe sot ka vazhduar me publikimin e incizimeve të paligjshme, për ta cilat thotë se po ia dërgojnë nga burgu, anëtarët e grupit të Kumanovës. TV 21 kontaktoi drejtorin e burgun të  Shutkësm Gjoko Kotevski, për të  pyetur se si është e mundur që të burgosurit posedojnë celularë dhe vazhdimisht janë në kontakt më njerëzit jashtë burgjeve. Ai tha se tha se në përputhje me planin për bastisje , vazhdimisht kryhen kontrolle në qelitë e burgut dhe shumë shpesh tek të burgosurit janë gjetur mjetë të palejuara mes të cilave edhe celularë. Ai theksoi se edhe në burgjet më  moderne në botë  celularët janë sfidë e vërtetë për autoritet  burgjeve.

Përgatiti: Valmira Zendeli 

BELA PUBLIKON PARREGULLSI TË REJA NË GJINEKOLOGJI, ZAEV: BELA FLET MARRËZIRA, E KUPTOI SE DO TË NDËRROHET

0

Edhe pas shkarkimit nga posti Drejtor ekonomik i Klinikës së Gjinekologjisë në Shkup, Valon Bela vazhdon të shpalos fakteve për parregullsitë  që bëhen, siç pretendon ai në Klinikën në fjalë.

Bela mbrëmë në emisionin Click Plus tha se motra kryesore dhe shefja e financave në këtë klinikë janë me diploma joadekuate,  madje ai i publikoi  edhe diplomat e tyre.

Ai tha se në bazë të ligjit dhe marrëveshjes kolektive, nuk lejohet një punësim i tillë dhe se është i dënueshëm në bazë të nenit 353 për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Si ka mundësi që në një Klinik me 530 punëtorë, motra kryesore të jetë filologe e diplomuar. Këtu e kam diplomën e saj si dhe vendimin. Ky është dokument zyrtarë, i Klinikës është vendimi dhe kjo është diploma e saj e cila është e diplomuar në Gjuhë maqedonase dhe literaturë”, u shpreh Valon Bela Drejtor Ekonomik i Klinikës së Gjinekologjisë.

“Ja ku është vendimi për shefen e financave, dhe këtu është diploma e saj e cila është e marrë në vitin 1981 dhe është shkollim i lartë, d.m.th. është shkollim jo adekuat për atë pozicion dhe është sanksionues  me ligjet që aplikohen në RMV”, tha Valon Bela Drejtor Ekonomik i Klinikës së Gjinekologjisë.

E pyetëm ministrin e shëndetësisë se a do të ketë përgjegjësi për drejtoreshën e Klinikës. Ai tha se nuk është nën kompetencat e tij. Shkarkimi e Belës tha se ka ardhur pas veprimeve të fundit që u plasuan në opinion.

“Ka një kohë të gjatë isha dëshmitarë i shumë informacioneve nga Klinika, se atje kishte prishje të raporteve mes kolegëve,  dhe këto veprimet e fundit që u plasuan në opinion e vërtetuan atë dhe mendoj se kjo ishte e mjaftueshme që të largohet nga detyra”, potencoi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Për rastin në fjalë foli edhe kryeministri Zaev. Ai tha se Bela flet  marrëzira sepse e ka marrë mesazhin  se do të përfshihet në ndryshimet kadrovike.

“Me zotëri Valon Belën problemet ekzistojnë që moti, ai është një nga drejtorët që ishte pjesë e debatit për ndryshim. Ma merr mendja se ai kur ka dëgjuar se do të ndërrohet ka filluar me këto punë”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Ndryshe Valon Bela u shkarkua nga posti drejtor Ekonomik i Klinikës së Gjinekologjisë dy ditë më parë, pasi ai ngriti zërin për parregullsitë që bëhen në këtë Klinikë dhe vinë si pasojë e keq menaxhimit nga ana e drejtoreshës së Klinikës Viktorija Jovanovska.

Përgatiti: Salije Sadiku