Grupi “Bluprint” i përbërë nga disa organizata civile që monitoron reformat në gjyqësor, ka parashtruar disa propozime deri te Ministria e Drejtësisë. Ata kërkojnë që të kthehen “bombat” në gjyqësor dhe gjykatat të vendosin nëse duan t’i përdorin si dëshmi materiale, Mandati i prokurorëve të zgjatet 2 vjet, ndërsa nëse rikandidohet 4 vjet dhe jo 6 muaj siç është tani. Gjithashtu kërkojnë të ndahen kompetencat e Prokurorisë Publike Speciale dhe të Prokurorisë Publike për krim të organizuar dhe korrupsionin.
“Në lidhje me dëshmitë materiale, apo të ashtuquajtura “ bombat”. Ligji parashikonte që ato në një fazë të caktuar të procedurës të mos mund të përdorën si dëshmi materiale, që vlerësojmë se bie në ndesh me ligjin për procedurë penale, si ligj sistematik në proces që e rregullon pikërisht këtë materie të mjeteve dëshmuese në vetë procedurën”, theksoi Natali Petrovska nga Koalicioni të Gjithë për Gjykim të Drejtë
Organizatat vlerësojnë se asnjë nga ligjet që i kanë monitoruar nga viti 2017 nuk janë sjellë, në afatin e caktuar dhe nuk janë respektuar afatet e fazave nga ana e autoriteteve.
Instituti për politikë evropiane e vlerëson lartë raportin e KE, per RMV-në. Thonë se pas një dekade kemi marrë përgjigje të pastër kristale dhe pa kushte.
Sipas tyre kriter pozitiv ka qenë marrëdhënia e mirë me shtetet fqinje dhe reformat që janë bërë në plan të brendshëm, si gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe reformat në shërbimet sekrete. Ndërkaq Iva Conevska nga ky Institut tha se këtë vit vetëm 20% e ligjeve janë sjellë në procedurë të shpejtë, që e cilëson si përmirësim të madh.
“Komisioni evropian në këtë raport e përshëndeti dialogun politik që zhvillohej në Parlament. Në krahasim me raportin e vitit të kaluar të KE, ku u theksua se 75% e ligjeve ishin të sjella në procedurë të shkurtër, në këtë raport të KE është vë në dukje se vetëm 20 % e ligjeve janë sjellë në procedurë të shkurtër”, u shpreh Iva Conevska nga Instituti për Politikë Evropiane.
Projekti “Për drejtësi” sot shpalosi analizën e monitorimit të zbatimit të strategjisë për reforma në gjyqësor dhe vlerësimin e raportit të KE. Në aspekt të transparencës së proceseve të sjelljes dhe ndryshimit të ligjeve ato kanë ndjekur 13 ligje. “Blubrint” vlerëson se Ligji për procedurë penale, ligji për PP, Ligji penal, Ligji për këshill të prokurorëve publik, kanë qenë procese pjesërisht transparente, sepse organizatat qytetare nuk kanë qenë pjesë e grupeve punuese dhe nuk ka pasur debat publik profesional, për të njëjtat.
Ndryshe nga grupi “Bluprint” thanë se Ministrja i pranoi propozimet e tyre dhe shpresojnë se të njëjtat do të rishikohen nga grupet e punës dhe takimet që duhet t’i zhvillojnë.
Përgatiti: Almedina Ismajli