MARRJA E DATËS PIKËPYETJE, JUSUFI: MAQEDONIA E VERIUT DHE SHQIPËRIA DUHET TË INSISTOJNË

0

Raporti i progresit nga Komisioni Evropian edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për Shqipërinë ishte pozitiv. Profesori i shkencave politike nga Shqipëria Islam Jusufi, shpreson se të dy vendet në qershor  do të marrin datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Sipas tij edhe pse ka gjasa që kjo të shtyhet deri në shtator, të dy qeveritë duhet të insistojnë për marrjen e datës.

“Në Maqedoninë Veriore klima politike është pozitive dhe e qetë sepse kjo qeveri ka pasur shumë suksese dhe shume arritje në politiken e brendshme të pajtimit popullor mes disave etnikumeve që ekzistojnë në Maqedoni, po edhe në pjesën e politikave të jashtme. Këto suksese e kanë shtyre Maqedoninë në një nivel më të lartë dhe është një sukses jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por edhe sukses për Evropën. Ndërsa te pjesa shqiptare presim që të kemi më shumë lajme pozitive në periudhën e ardhshme”, deklaroi Profesori i Shkencave Politike, Islam Jusufi.

Ndërsa për gjendjen politike mes Kosovës dhe Serbisë, Jusufi tha se nuk ka nevojë as për shkëmbim të territoreve ose ndryshim të kufijve. Sipas tij çështja duhet të zgjidhet sipas perspektivës evropiane.

“Unë kam qenë i mendimit dhe mendoj akoma se Kosova nuk ka nevojë të ndryshoj kufijtë se ardhmëria e Kosovës është në BE dhe nëse dëshirojmë të gjendet zgjidhje për Kosovën atëherë duhet të shikohet në perspektivën evropiane se sa këto problem të zgjidhen mes Kosovës dhe Serbisë. Tentativa dhe pozita e qeverisë kosovare veçanërisht të kryeministrit Haradinaj është me realiste dhe më e kuptueshme dhe më një perspektivë më reale për Kosovën se sa alternative për ndryshimin e kufijve ose për ndonjë ndryshim tjetër mes Kosovës dhe Serbisë”, potencoi Islam Jusufi, Profesor i Shkencave Politike.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë –Serbi është ndërprerë, sepse Serbia për rifillimin e dialogut kërkon heqjen e taksës 100 % për prodhimet serbe, ndërsa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj insiston se kjo masë mund të hiqet vetëm nëse Serbia njeh kufijtë ekzistues të Kosovës dhe njohje reciproke të të dy vendeve.

Përgatiti: Valmira Zendeli

MJEKËT “MAGNET” PËR VOTA, MANTELET E BARDHË DOMINOJNË NË POLITIKË

0

Juristë, ekonomistë dhe mjek janë tre profesionet që më së shumti po kërkon politika. Hulumtimi që ka bërë “Qendra për gazetari hulumtuese – Scoop,  tregon në kuvend dominojnë mjekët. Sipas hulumtimit 18 deputetë nga përbërja e përgjithshme parlamentare në Kuvend, kanë përfunduar arsimin e tyre në fakultetin e mjekësisë. Ndërmjet tyre kirurgë, internistë, obstetër, pediatër dhe dentistë. (grafik)

Por pse mjekët nga manteli i bardhë dëshirojnë të kalojnë në kostume dhe kollare?

Analisti Petar Arsovski thotë se arsimi është një karakteristikë që është e mirë për marketing, dhe partitë kërkojnë mjekë dhe pastaj të mburren se kanë “mbledhur” njerëz të profilit të lartë.

“Është gjithmonë fatkeqësi në shtet kur politika bëhet një profesion dominant dhe i preferuar. Sidomos ato profesione që janë shumë të kërkuara, si mjek dhe inxhinier. Nuk është një sinjal i mirë për ekonominë dhe shoqërinë. Por duhet ta keni parasysh se ka një faktor në politikë që quhet prestigj, dhe kjo është arsyeja pse ndoshta mjekët kyçen në politikë”,deklaroi analisti politik, Petar Arsovski.

Bekim Tateshi është oftalmologu i vetëm i cili bën laser fëmijëve të cilët kanë qëndruar në inkubator. Ai thotë se asnjë pacient nuk e ka lënë anash dhe se po punon me intenzitetin e njehtë ashtu sikur para se të hynte në politikë.

“Unë në politikë kam hyrë se nuk mund ta duroj anarkinë pasi punoj në spital publik aty e pash se si politizimi i institucioneve shëndetësore. Njerëz të cilët nuk mund të punësohen diku tjetër vinë të punësohen në institucione shëndetësore vetëm për të fituar rrogë të vogël dhe për t’i shërbyer partisë. Kam menduar se me angazhimin tim në politikë këtë gjë ta çrrënjosi”, theksoi Bekim Tateshi, Oftamolog.

Bujar Osmani është specialist i vetëm për kirurgji të hepato-bilio të pankreasit. Ai thotë se rregullisht është në sallë të operacionit, por kryesisht gjatë vikendeve.

“Mendoj se angazhimi në politik dhe në profesion si kirurg janë komplementare në aspektin e plotësimit të njëra tjetrës. Nëpërmjet profesionit të mjekut ruaj kontaktin dhe kujdesin për individin kurse me politika tentojmë të kontribuojmë për kolektivin. Ashtu që në asnjë moment tentoj mos të humb pikëpamjet për dyjat”, u shpreh Bujar Osmani.

Hulumtimi i Qendrës për gazetari hulumtuese ka treguar se personeli mjekësor në qeveri është profesioni i tretë më i pranishëm. Mes ministrave ka kryesisht juristë dhe ekonomistë dhe mjek.

Përgatiti: Arbana Q.Klimenta

TË ROBËRUAR NË BETON DHE ASFALT, 1000 DRUNJ NË TERRITORIN E SHKUPIT, RREZIKOJNË TË “VDESIN”

0

Drunj të rrethuar me beton apo të robëruar nga kafenetë, ndërsa tjerët, qytetarët i shfrytëzojnë për t’i lidhur biçikletat e tyre. Kjo pamje mund të vërehet në çdo hap nëpër qendrën e Shkupit. Dy drunj janë evidentuar si “të vdekur” ndërsa mbi 1000 të tjerë janë në rrezik që t’u konstatohet vdekje. Ngjyra e kuqe në hartën alarmon për drunj “të ngulfatur” në Shkup. Njëri gjendet në rrugën Maqedonia, i cili është robëruar nga ballkoni i kafe barit, ndërsa tjetri në rrugën Maksim Gorki në Qendër i cili është kapur nga betoni. Drunj që më së shpeshti janë të ngulfatur janë gëlqerja, panja dhe akacia.

“Ky dru është i llojit të paktë në rrugën Maqedonia por fatkeqësisht është tharë. Ky dru nuk ka shancë të mbijetojë pasi është i robëruar plotësisht nga terracat verore te kafeneve. Edhe qindra dru te tjerë në qytetin e Shkupit janë të ngulfatura nga betoni e dërrasa”, Arbana Qerimi Klimenta, gazetare.

Drejtori i NP-së “Parqe dhe gjelbërime”, Adrian Muça tha se vazhdimisht punojnë për lirimin e drunjve. Ai premtoi se deri në fund të vitit të gjithë drunjtë do të lirohen.

“Ne veçmë nënshkruam memorandum bashkëpunimi për t’i liruar ata hapësira të cilët janë të uzurpuara me vite. Nuk janë të bëra tani. Ato janë në afër 100 lokacione për të cilët ne për momentin permanent punojmë në lirimin e këtyre hapësirave bashkë me qytetin e Shkupit dhe me Fakultetin e pylltarisë. Janë në punim e sipër besoj që deri në fund të vitit do të lirohen këto hapësira”, u shpreh Drejtori I NP “Parqe dhe Gjelbërime”, Adrian Muça.

Eli Pesheva nga nisma O2 tha se përfitimet janë shumë të mëdha nga drunjtë që janë të vjetër nga disa dekada për shkak se kanë rol të madh në pastrimin e ajrit.. Fidaneve të reja u duhet kohë deri sa të fillojnë të kontribuojnë për pastrimin e ajrit.

“Për një kohë të shkurtër, në temperatura të larta, 200-300 prej këtyre drunjve do të vdesin. Ky numër nuk mund të kompensohet me fidanë të reja sepse ato nuk do të kenë ndikim të njëjtë në ajrin siç e kanë këta drunj shumë dekadash. Ne nuk e kemi të qartë se pse nuk intervenohet”, deklaroi Eli Pesheva nga Nisma O2.

Qyteti i Shkupit së bashku me Fakultetin e pylltarisë i lirojnë drunjtë e robëruar në Shkup. Tani për tani numri i drunjve të liruar është 20. Qindra të tjerë presin në radhë.

Përgatiti: Arbana Q.Klimenta

DEPONIA ILEGALE NË VIZBEG, SALI: NUK KA VEND MË TË PASTËR SE SHUTKA

0

Zona është e mbrojtur dhe është nën vrojtim. Kështu shkruante në letrën e ngjitur mbi pllakatin e Komunës së Shutkës në deponinë ilegale të krijuar në lagjen Vizbeg të Shkupit, për të cilën Tv21 vazhdimisht ka raportuar.

“Pavarsisht, raportimeve dhe kronikave të Tv21, për deponinë ilegale të krijuar në Vizbeg të Shkupit institucionet lokale dhe qëndrore vazhdojnë të rrinë duarkryq dhe nuk po ofrojnë zgjidhje për këtë problem”, Mevludin Imeri, gazetar.

Për këtë problematikë, kërkuam  përgjigje nga Komuna e Shuto Orizares. inspektori komunal për Ambient jetësor dhe planifikim hapsinor, Faik Sali tregoi se në komunë janë të punësuar tre inspektorë për ambientin dhe tha se po jepet maksimumi por puna është shumë e vështirë për arsye se ka shumë deponi.

“Nuk kam parë aq deponi të ketë në vendet dhe qytetet tjera. Edhe në qytete ka por jo kështu si te ne. Pastrojmë shumë, dy kamionë janë gjithnjë në terren, pastrohet. Dy herë kemi pasur aksion në Vizbeg. I kishim të shkurtra, javore, mujore dhe pastrojmë gjithçka por besoni edhe për bajram kemi kryer disa aksione që të jemi mirë me higjienën dhe besoni aq kemi punuar dhe mendoj se më nuk ka si Shutka, nuk ka më vend më të pastër se ajo”, u shpreh Inspektori Komunal për Higjienë, Komuna e Shutkës, Faik Sali.

Ai tha se në deponinë e krijuar janë vendosur kamera për të kapur ata që hedhin mbeturinat dhe të dënohen.

Ndryshe, Tv21, për deponinë ilegale në Vizbeg ka raportuar edhe herave të kaluara. Për dallim nga sot, herave tjera, Komuna e Shuto Orizares ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me këtë problematikë.

Përgatiti: Mevludin Imeri

MBLIDHEN ALPINISTËT E RAJONIT, EKSPLOROJNË MALET E MATKËS

0

Këngë dhe valle.

Kështu e kaluan natën e së shtunës alpinistët të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës.

Kanioni i Matkës është vendi i cili i mblodhi këto bjeshkatarë bashkë.

Sot në mëngjes u bënë gati që të ngjiten në 750 m lartësi mbidetare në malet e Matkës.

Pak para nisjes prirësi i alpinistëve kishte disa sugjerime para se të ngjiten malit.

“Ju lutem nëse nuk keni ujë atje është qeshmja furnizohuni me ujë se lartë atje nuk ka ujë të pijshëm, tash unë do të jem në krye të kolonës dhe para meje asnjë mos të dal”, tha prirësi i alpinistëve.

Mysafirët që kishin ardhur thonë se janë mahnitur me bukurit e këtij vendi.

“Është hera e parë që vijm në Matkë, me ftesë të posaçme nga shoqata Gryka e Dervenit jemi shum të knaqur, mikpritja ka qenë e jashtzakonshme jemi ndje si në shtpinë tonë natyra që pamë dje ka qenë një prallë e vërtetë kemi pasur një shëtitje shum të bukur me varka, mbrëmje edhe festa ka vazhdu këtu me këngë shqip dhe me valle”, u shpreh Kastriot Faci, “Taraboshi Shkodër”.

“Organizimi është shumë i mirë është knaqësi që jemi mysafirë në mesin e Grykës së Dërvenit përndryshe edhe kur e kanë bë promovomin e parë këtu kemi qenë neve njifemi me ta më herët”, tha Beadin Rexhepi, “Gurri Shtrejtë Shtime”.

Kryetari i shoqatës malore “Gryka e Dërvenit” thotë se ky organizim u bë për shkak të dy vjetorit të shoqatës.

“Ky organzim u bë shkaku i dy vjetorit të themelimit të shoqatës tonë Gryka e Dervenit dhe për këtë arsye e organizuam këtë event”, theksoi Isamedin Saiti, Kryetar i Shoqatës “Gryka e Dervenit”.

Pas dy orëve ngjitje alpinistët aritën në vendin e quajtur “Guri i Shqipes”.

Pas lodhjes ushqimi është dhe këngët janë gati. Kishin ardhur edhe valltarët.

Në këtë organizim morën pjesë afër 200 bjeshkatarë. Organizimi radhës do të jetë javën e ardhëshme nga fshati Tanush deri në Skërtec në kufi me Shqipërinë që do të organizohet nga shoqata alpiniste nga Nivishta e Rekës së epërme.

Përgatiti: Afrim Jonuzi

REAGON LSDM: “VMRO-DPMNE 11 VJET NUK ARRITI TË ORGANIZOJË REGJISTRIM”

0

Reagoi LSDM-ja. Nga kjo parti thonw se VMRO-DPMNE, përveç se përhap të pavërteta, nuk ka asnjë kredibilitet të flasë për regjistrimin për shkak se 11 vjet derisa ishin në pushtet nuk arritën të organizojnë regjistrim të popullsisë. Nga partia në pushtet theksojnë se përgatitjet për organizimin e regjistrimit janë transparente dhe profesionale sipas standardeve ndërkombëtare dhe se  është përfshirë edhe “Eurostat”. Nga LSDM-ja shpresojnë se  VMRO-DPMNE do të organizohet dhe do të gjejë potencial që ta shqyrtojë Kodin Zgjedhor dhe të dalë me qëndrim në lidhje me të njëjtin. Prej atje shtojnë se kërcënimet që vijnë nga VMRO-DPMNE-ja janë tregues se në partinë opozitare asgjë nuk është ndryshuar, por se fjalën kryesore ende e ka Nikolla Gruevski.

VMRO PARALAJMËRON BOJKOT TË REGJISTRIMIT, STOILLKOVSKI: ZAEV PA U KONSULTUAR ME ASKËND PO E PËRPILON LIGJIN

0

VMRO DPMNE ka paralajmëruar se mund të bojkotojë regjistrimin e popullsisë. Nga kjo parti akuzojnë kryeministrin Zoran Zaev se po bënë përpjekje për sjelljen e ligjit për zbatimin e regjistrimit pa u konsultuar me ta.

Zëdhënessi Naum Stoillkovski thotë se Zoran Zaev vazhdon me tregtimin e interesave më të larta shtetërore dhe nacionale, me qëllim që të mbetet sa më gjatë në pushtet. Sipas tij Zaev përpiqet që në procedurë të shpejtë në Kuvend të shtyjë tekst për zbatimin e regjistrimit, pa u konsultuar paraprakisht me askënd dhe pa debat publik.

“Nëse pushteti vendos të vazhdojë që në këtë mënyrë të sjellë zgjidhje ligjore për zbatimin e regjistrimit, shkakton dyshim në lidhje me rezultatet e regjistrimit, lë mundësi që VMRO-DPMNE dhe qytetarët në mënyrë të organizuar të mos marrin pjesë në regjistrimin, gjë që kundërshtohet me proceset demokratike”, theksoi Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE.

DËNOHEN TIFOZËT POLAK, PRISHËN RENDIN DHE QETËSINË PUBLIKE NË SHKUP

0

Tifozët polak morën dënime prej 150 eurove për përleshjen mes vete në Parkun e qytetit në Shkup. Ishin ndaluar 223 tifozë, ndërsa dënimi u shqiptohet për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Të premten, para fillimit të ndeshjes së futbollit mes reprezentacionit të Maqedonisë dhe Polonisë, një grup i madh tifozësh polak u përleshën fizikisht mes vete, me ç ‘rast u ndaluan 223 persona dhe me autobusë u dërguan në stacionet policore në Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Vodë dhe Gazi Babë.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, anulon datën e zgjedhjeve të 30-të qershorit!

0

1. Me shqetësimin e thellë për situatën kritike të krijuar në vend si pasojë e mos-reflektimit të asnjërës palë;

2. Duke patur parasysh domosdoshmërinë e çtensionimit urgjent të situatës dhe të rrezikut të përshkallëzimit të paparashikueshëm të konfliktit në vend;

3. Duke marrë përgjegjësinë e lartë kushtetuese e institucionale, dhe i bindur se mbrojtja e parimeve kushtetuese është më e rëndësishme se çdo afat ligjor, si Kreu i Shtetit dhe duke iu përmbajtur betimit për t’i shërbyer ruajtjes me çdo kusht të stabilitetit, paqes sociale dhe unitetit kombëtar;

4. Me vetëdije të plotë se kushtet aktuale nuk mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kriter kryesor i Kopenhagës dhe në kushtet aktuale, për mungesë përgjegjësie të të dy palëve, po shkojmë drejt votimeve një partiake. Në këtë mënyrë minohet çdo mundësi për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, dëmtohet imazhi si vend anëtar i NATO-s dhe cenohet kryesimi i OSBE-në për vitin 2020;

5. Duke ftuar të gjithë aktorët e përgjegjshëm vendas dhe ndërkombëtarë të bashkojnë kontributet konstruktive për rivendosjen urgjent të dialogut të pazëvendësueshëm politik dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë dhe që i shërben të ardhmes evropiane të Shqipërisë;

Kam vendosur të shfuqizoj Dekretin nr.10928, datë 05.11.2018 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore më datë 30 qershor 2019.

Në komunikimin e parë ditën e hënë, datë 10 qershor, në mëngjes, Institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publikisht me dije të gjithë argumentat shteruese kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi.

U bëj thirrje udhëheqësve të opozitës që protesta e sotme të zhvillohet në mënyrë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune.

Njëkohësisht u tërheq vëmendjen të gjitha palëve që të shmangin çdo provokim që mund të shfaqet gjatë protestës.

Shqipëria e para!
Shqipëria si gjithë Evropa!

QENDRA KLINIKE DO TË NDËRTOHET TEK UNAZA, DERI NË FUND TË VITIT VENDOSET GUR THEMELI

0

Deri në fund të këtij viti do të vihet gur themeli i Qendrës Klinike bashkëkohore në komunën Gjorçe Petrov, më saktësisht në dalje të Shkupit rreth unazës afër vendbanimit Vele Pole. Dje, komuna e Gjorçe Petrovit miratoi Planin e ri urbanistik për ndërtimin e klinikës në sipërfaqe prej 90 hektarësh. Kryetari, Aleksandar Naumovski deklaroi se këshilltarët dhe ekspertët unanimisht kanë vendosur se lokacioni Vele Pole është vendi më adekuat për ndërtimin e Qendrës Klinike.


“Bëhet fjalë për një lokacion të përkryer i cili gjendet në një nivel të caktuar mbi Shkupin dhe me një pamje të mrekullueshme drejt Shkupit. Ka ajër të pastër nga Mali i Sharrit dhe ujë të parë nga burimi Rashçe. Vendi gjithashtu është i qetë. Pacientët para se gjithash kanë nevojë për ajër, mjedis të shëndetshëm dhe qetësi. Ka qasje drejt unazës dhe është vlerësuar se është vend shumë i përshtatshëm”, u shpreh Aleksandar Naumov, Kryetar i Gjorçe Petrov.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se tani duhet të prezantohet para financierëve të huaj.

“Fizibiliti studimi është i gatshëm. Agjencia austriake për shëndetësi gjatë javës së ardhshme duhet të dërgojë një letër dhe pastaj menjëherë të njëjtën bashkë me ministrin e Financave t’ua dërgojmë kreditorëve të mundshëm, bankave komerciale dhe institucioneve ndërkombëtare. Ekspertët konsiderojnë se përgjigje mund të merret brenda 2-3 javëve dhe pastaj të shohim cilat janë kushtet më të volitshme dhe kush do të jetë kreditori”, deklaroi Ministëri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Projekti i cili e kap vlerën prej 400 milionë eurove do të financohet edhe përmes një huamarrjeje nga Banka për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës. Pacientët pritet që shërbimet bashkëkohore shëndetësore t’i gëzojnë duke filluar nga viti 2025.

Përgatiti: Arbana Q.Klimenta