QENDRA KLINIKE DO TË NDËRTOHET TEK UNAZA, DERI NË FUND TË VITIT VENDOSET GUR THEMELI

TË FUNDIT

Deri në fund të këtij viti do të vihet gur themeli i Qendrës Klinike bashkëkohore në komunën Gjorçe Petrov, më saktësisht në dalje të Shkupit rreth unazës afër vendbanimit Vele Pole. Dje, komuna e Gjorçe Petrovit miratoi Planin e ri urbanistik për ndërtimin e klinikës në sipërfaqe prej 90 hektarësh. Kryetari, Aleksandar Naumovski deklaroi se këshilltarët dhe ekspertët unanimisht kanë vendosur se lokacioni Vele Pole është vendi më adekuat për ndërtimin e Qendrës Klinike.


“Bëhet fjalë për një lokacion të përkryer i cili gjendet në një nivel të caktuar mbi Shkupin dhe me një pamje të mrekullueshme drejt Shkupit. Ka ajër të pastër nga Mali i Sharrit dhe ujë të parë nga burimi Rashçe. Vendi gjithashtu është i qetë. Pacientët para se gjithash kanë nevojë për ajër, mjedis të shëndetshëm dhe qetësi. Ka qasje drejt unazës dhe është vlerësuar se është vend shumë i përshtatshëm”, u shpreh Aleksandar Naumov, Kryetar i Gjorçe Petrov.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se tani duhet të prezantohet para financierëve të huaj.

“Fizibiliti studimi është i gatshëm. Agjencia austriake për shëndetësi gjatë javës së ardhshme duhet të dërgojë një letër dhe pastaj menjëherë të njëjtën bashkë me ministrin e Financave t’ua dërgojmë kreditorëve të mundshëm, bankave komerciale dhe institucioneve ndërkombëtare. Ekspertët konsiderojnë se përgjigje mund të merret brenda 2-3 javëve dhe pastaj të shohim cilat janë kushtet më të volitshme dhe kush do të jetë kreditori”, deklaroi Ministëri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Projekti i cili e kap vlerën prej 400 milionë eurove do të financohet edhe përmes një huamarrjeje nga Banka për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës. Pacientët pritet që shërbimet bashkëkohore shëndetësore t’i gëzojnë duke filluar nga viti 2025.

Përgatiti: Arbana Q.Klimenta