Nis operacioni për nxjerrjen e anijes së fundosur në Danub

0

Nga aksidenti humbën jetën 20 persona dhe 8 të tjerë figurojnë ende të zhdukur

Policia hungareze nisi mëngjesin e së martës operacionin për nxjerrjen e anijes, që u mbyt në lumin Danub me 29 maj të këtij viti.

Aksidenti detar u shënua në pjesën qëndrore të Budapestit ku anija me 33 turistë, kryesisht nga Koreja e Jugut, u mbyt teksa u godit nga një tjetër anije gjatë kohës që po ankorohej.

Nga aksidenti humbën jetën 20 persona dhe 8 të tjerë figurojnë ende të zhdukur edhe pse konsiderohen të vdekur.

Anija “Hableany” (Sirena) 26 metra e gjatë, që mbante 33 turistë të Koresë së Jugut dhe dy anëtarë ekuipazhi me kombësi hungareze, u përplas me anijen Cruise, “Viking Sigyn”.

Zhytësit e përfshirë në operacionin e shpëtimit nuk ishin në gjendje të shihnin anijen e mbytur për shkak të rrymave të forta në lumë.

Largimi i anijes nga lumi pritet të zgjasë rreth gjashtë orë dhe do të mundësojë dhe një kontroll brenda saj për të nxjerrë të tjerë trupa të pajetë që mund të kenë mbetur brenda saj. Kapiteni ukrainas i anijes “Viking Sigyn” u burgos nga autoritetet hungareze si pjesë e hetimit.

Ai akuzohet për “neglizhencën penale në rrugët ujore publike”.

LSDM: Me reformën e re sociale, të ardhura të garantuara do të kenë mbi 25 mijë familje!

0

Me reformën e re sociale mbi 25 mijë familje do të kenë të ardhura të garantuara minimale, kështu njoftojnë nga LSDM-ja.

Nga LSDM, theksojnë se me reformën sociale bëjmë transformim të plotë të sistemi të mbrojtjes sociale, e cila synon tërheqjen e përhershme nga varfëria. Gjithashtu shfrytëzuesit e ndihmës minimale do të marrin edhe shtesa fëmijërore si dhe shtesa për arsim.

Bekteshi: Republika Çeke është partner i rëndësishëm tregtar i vendit tonë

0

Delegacioni nga Republika e Çekisë, i udhëhequr nga kryeministri Andrej Babish, filluan vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Babish është takuar edhe me Ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, këtë të ditur e ka bërë vet ministri në rrjetin social Facebook i cili shkruan se Republika Çeke është partner i rëndësishëm tregtar i vendit tonë.

Stoltenberg: Bombardimet ndaj Serbisë të domosdoshme dhe legjitime

0

Stoltenberg tha se KFOR-i ka asistuar për një ambient më të sigurt në Kosovë për të gjithë pa dallim

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, deklaroi se bombardimet ndaj caqeve serbe ishin të domosdoshme dhe legjitime.

Sipas tij, historia ka treguar se bombardimet e para 20 viteve ishin për t’i dhënë fund dhunës dhe për t’ju mundësuar refugjatëve që të kthehen në shtëpitë e tyre.

Stoltenberg gjithashtu shtoi se KFOR-i ka asistuar për një ambient më të sigurt në Kosovë për të gjithë pa dallim, përfshirë edhe serbët dhe komunitetet e tjera që jetojnë në Kosovë.

“E di që NATO ende shkakton debat në Serbi. Është shumë e vështirë për ata që kanë humbur më të dashurit. Çdo jetë e pafajshme që është humbur është një tragjedi dhe na vjen keq për këtë gjë”, deklaroi Stoltenberg, përcjell “Balkaneu”.

Kuvendi do të debatojë për mandatin e Gruevskit

0

Nëse dorëheqja e ish-kryeministrit dhe deputetit Nikolla Gruevski, i cili u arratis nga vendi dhe fitoi azil politik në Hungari, do të vendoset në seancën e 102-të të Kuvendit, do të dihet para fillimit të mbledhjes parlamentare.

Pas takimit të djeshëm koordinues në të cilin nuk mori pjesë koordinuesi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi u kumtua se do të mbahen konsultime plotësuese edhe me partin[ë opozitare, pas çka opinionit do t’i kumtohet nëse dorëheqja do të vihet në rend dite të mbledhjes së sotme apo jo.

Në rend dite të mbledhjes së 102-të tani për tani është raporti i Komisionit për çështje të mandateve-imunitetit i cili i propozon Kuvendit marrjen e mandatit të Gruevskit për shkak të mungesës së paarsyeshme prej gjashtë muajve. Që të votohet vendimi, nevojiten 80 vota, përkatësisht shumicë prej dy të tretave.

Deputetët nga pushteti thonë se në këtë rast duhet të veprohet sipas Rregullores dhe Kushtetutës me të cilat parashihet që deputeti personalisht ta parashtrojë dorëheqjen në Kuvend. Në kontekst të njejtë është edhe deklarata e zëdhënësit të LSDM-së, Kostadin Kostadinov.

“Nikolla Gruevski nuk përbën përjashtim nga të gjithë qytetarët e tjerë në shtet. Unë bëj thirrje që Gruevski ka për obligim të kthehet në shtet, ku duhet ta vuajë dënimin me burg, përkatësisht me aktvendim fuqiplotë të gjyqit tani prej dy viteve dhe derisa ka ndër mend personalisht ta dorëzojë dorëheqjen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha dje Kostadin Kostadinov.

Koordinuesi, ndërkaq, i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski thotë se nuk ka arsye përse të mos konstatohet dorëheqja e Gruevskit kur dihet se edhe në të kaluarën ka pasur deputetë të cilët nuk kanë ardhur personalisht në Kuvend për ta arsyetuar dorëheqjen e tyre. Me atë rast i cekin Nikolla TOdorov, Stevo Pendarovski, Billalli dhe të tjerë.

Micevski dje pasdite tha se nuk ka pasur takim me kryetarin e Kuvendit Xhaferi lidhur me dorëheqjen e Gruevskit dhe se nuk ka për çka të bisedojnë, sepse deputetëve ende nuk iu është dorëzuar dorëheqja për ta parë.

Nikolla Gruevski u largua drejt Hungarisë pas proceseve gjyqësore për çka ka edhe aktvendim fuqiplotë gjyqësor me burg, kërkoi dhe fitoi azil politik në Hungari. Ky është rasti i parë që një deputet të kërkojë azil politik në një vend anëtar të BE-së dhe me atë rast deputeti i parë që parashtron dorëheqje nga funksioni për çka nuk ka vendim apo interpretim juridik në jurisprudencën e vendit.

Kryeministri i Çekisë Babish për vizitë në Maqedoninë e Veriut!

0

Një delegacion i Republikës së Çekisë i udhëhequr nga kryeministri Andrej Babish sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri i Çekisë së bashku me delegacionin do të priten me nderimet më të larta shtetërore nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev para qeverisë.

Babish gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, kreun e Kuvendit Talat Xhaferi, zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Koço Angjushev si dhe me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Kryeministri Babish, para ardhjes në Shkup ka paralajmëruar se  mbështet eurointegrimin e Maqedonisë së Veriut.

Babish gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me nikoqirët e tij bisedimet do t’i fokusoj në mundësit për investime çeke në vend.

Gjithashtu kryeministri i Çekisë së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, do të vizitojnë vendkalimin kufitar Bogorodicë.

Sela: Përgjegjësi duhet të ketë edhe nga anëtarët më të lartë të BDI-së

0

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela nga mbledhja e rregullt e udhëheqësisë qendrore që u mbajt në Tetovë në një deklaratë për mediat i komentoi ndodhitë aktuale politike. Ai bëri të ditur se Aleanca për Shqiptarët është për model proporcional me lista të hapura, ndërsa deklaroi se duhet të konfirmohet përgjegjësia e BDI-së rreth zgjedhjes të gjykatësve dhe prokurorëve, njofton Koha.mk

“Ne jemi për ndryshim të kodit zgjedhor duke filluar nga ata votues fiktivë të cilët ende ekzistojnë në shtet, dëshmi më e mirë për atë janë referendumi, zgjedhjet presidenciale etj.  Sepse kjo shoqëri ka nevojë që të demokratizohet, kjo do të fillonte me ndryshimin e modelit të zgjedhjes dhe do të ishte proporcional me lista të hapura. Është koha që të përmirësohet cilësia e atyre të cilët e përfaqësojnë popullin, ndërsa mënyra më e mirë  për këtë është që pikërisht votuesit  t’i zgjedhin kandidatët të cilët i propozojnë partitë”, tha Sela.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët theksoi se në lidhje me bombat më të reja audio të publikuara në opinion do të diskutojnë më gjerësisht në organet e partisë sepse fokusi është vendosur në përgjegjësinë që duhet ta kenë faktorët politikë.

“Gjatë kohës së krizës politike kryeministri aktual, ndërsa atëherë lider i opozitës doli me fakte nga përgjimet ku qartë shihet se si i kurdisnin gjykatësit. Rasti i njëjtë është me bombat e reja që të shohim se sa thellë BDI-ja ka hyrë në kurdisjen e gjykatësve dhe prokurorëve, dhe se sa ai sistem gjyqësor është peng i Ali Ahmetit dhe BDI-së si parti. Duke e pasur parasysh këtë instalim të gjykatësve dhe prokurorëve që BDI-ja i ka bërë në kohën e sundimit të tyre, vendoset në pikëpyetje përgjegjësia edhe funksionarëve politikë dhe ish ministra, deputetë dhe aktualë të BDI-së”, tha njeriu i parë i ASH-së.

Në pyetjen e gazetarëve për arrestimin e nëpunësit nga radhët e BDI-së i dyshuar për marrje të ryshfetit, Ziadin Sela tha se edhe më herët ka theksuar se nuk duhet të ketë arusha të mbrojtura politike.

“Nëse në gjithë këtë proces dhe pritje të drejtësisë dhe së drejtës për të gjithë, nuk kishte asnjë ish funksionar të BDI-së që të përgjigjet penalisht për korrupsionin dhe krimin të cilin e kanë bërë në të kaluarën, në atë rast Zaevi duhej t’ia lëshonte vendin Ahmetit. Ai do të ishte “shumë i pastër”, “i pa korruptuar” dhe ministrat e tij do të ishin të pakorruptuar, që nuk është ashtu. Shpresoj se nuk do të ndalet vetëm me këtë dhe mendoj se nuk do të ndodhë fenomeni që vetëm tre dhe katër funksionarë  të BDI-së që të përgjigjen, por përgjegjësia duhet të fillojë të kërkohet edhe nga anëtarët e Qeverisë dhe në ditët e ardhshme do të shohim raste të tilla dhe të gjithë që kanë problem me ligjin do të përgjigjen”, potencoi Sela. Në mbledhjen e udhëheqësisë qendrore morën pjesë edhe kryetarët e degëve të rinisë.

SKANDALI ME GJYKATËSEN, E NXJERRIN NË YOUTUBE, DYSHOHET PËR RYSHFET PREJ 6500 EUROVE

0

Një e punësuar në Gjykatën Themelore Shkup, në sektorin për konteste ekonomike me iniciale N.T. është incizuar si bën marrëveshje dhe merr ryshfet që të dakordojë një vendim gjyqësor, publikoi portali Dosie.

Në Youtube u publikua video incizim ku shihet personi duke numëruar  para dhe thotë se sigurt nuk po incizohet. E dyshuara e cila është në video incizimin edhe vetë kontrollon nëse dikush e incizon. 

“Për momentin PTHP po bën kontroll të incizimit dhe nëse ka elemente të veprës penale do të veprohet menjëherë”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se ka denoncim për një person që punon në Gjykatën Themelore dhe se po veprohet.

“Në lidhje me këtë rast, ka denoncim dhe MPB po vepron në lidhje me të”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Përndryshe ky nuk është skandali i parë me video incizime në Gjykatën Themelore. Para dy muajve në Youtube u publikua një bisedë për transferim nga vendi i punës dhe aferë dashurie në një nga zyrat e Gjykatës Themelore Shkup – 2. Në video incizimin 40 minutësh shihet dhe dëgjohet se si bashkëpunëtorja ia “rreh” tavolinën gjykatësit dhe i thotë që bashkëshortja e tij do të largohet nga vendi i punës si sekretare dhe se do të jetë mësuese, ndërsa në vend të saj do të sjellë një vajzë nga Gostivari. Për këtë raste është ngritur procedurë dhe hetim. Megjithatë ende nuk ka përgjigje konkrete për pyetjen se kush i ka vendosur kamerat dhe se a është dënuar dikush për këtë rast.

Përgatiti: Arbana Q.Klimenta

KISELLA VODË, BANESA NË FLAKË, TRE ZJARRFIKËS TË LËNDUAR, EVAKUOHEN TË BLLOKUARIT

0

Zjarr në një ndërtese në rrugën “Heronjtë e kombit” në Kisella Vodë të Shkupit.

Shumica që ishin brenda arritën të dalin në kohë, ndërsa disa banorë u bllokuan në apartamentet e tyre.

Për kohë të shkurtër familjarë që ishin jashtë, të shqetësuar u mblodhën për kuptuar më shumë për të afërmit e tyre.

 “Dëgjuam se erdhën zjarrfikësit, se diçka po ndodh dhe ka tym, aq pamë ne”.

“Më lajmëruan me telefon se në ndërtesën tonë po digjet diçka dhe erdha me vrap”.

Ekipet zjarrfikëse arritën ta shuajnë zjarrin dhe të evakuojnë 7 persona të bllokuarit, ndërsa e fundit që doli ishte një grua e moshuar.

“Të gjithë janë shumë mirë. Edhe gruan e zbritëm tani të fundit. Ajo kishte pak problem me frymëmarrjen dhe po mjekohet”, tha Vlladimir Simovski, Komandanti I Brigadës.

Tre zjarrfikës u lënduan.

“Kemi të lënduar 2 zjarrfikës. Njëri u lëndua në intervenimin fillestar, ka djegie në dorën e djathë dhe është në klinikat e Shkupit. Dy të tjerët janë zjarrfikës që thithën tym për shkak se nuk kishte hapësirë për të hapur dritaret, hyrja është ashtu siç është, ndërhyrja ishte pka e vështirë ndërsa tani për tani gjithçka është nën kontroll, nuk është lart asksuh, mbetet vetëm pastrami”, u shpreh Komandanti I Brigadës, Vlladimir Simovski.

Simovski tha se dyshon që arsyet që kanë sjellë zjarrin është instalimi elektrik në kuzhinë. Edhe banorët e ndërtesës thonë se kanë djerë aromë të kabllove të djegura.

“I gjithë korridori kundërmonte kabllo i djegur.

Dhe nga kjo mendoni se është?

“Unë mendoj se është për shkak të kësaj”, teksoi Zhaklina Ackovska, banore.

Të dëmtuarit mund të kërkojnë ndihmë financiare në komunë.

“Komuna ka fonde për situate të këtilla fatkeqe. Procedura, zakonisht presim raport nga Zjarrfikësit ose Ministria e Brednshme dhe me këto raporte më pas qytetarët aplikojnë për ndihmë financiare nga ana e Komunës e që miratohet nga Këshilli I Komunës Kisella Vodë”, deklaroi Filip Temellkovski, kryetar I Komunës Kisella Vodë.

Deri sa gjithçka të jetë e sigurt kryezjarrfikësi tha se nuk do të lejojnë banorët të hyjnë në ndërtesë.

Përgatiti: Besir Arifi

INSPEKTORI ILIEVSKI NUK ZBRAPSET, “ZAEV TË MERRET ME ARBËR ADEMIN DHE AGIM NUHIUN”

0

Inspektorati shtetëror i arsimit distancohet dhe nuk përkrah qëndrimin e inspektorit për arsim të lartë, Gjorgji Ilievski. Ndërkaq Ilievski nuk dorëzohet sa i përket rastit të avancimit të funksionerëve në mënyrë jo të rregullt, siç shprehet ai.

Inspektori Ilievski thotë se drejtori i Inspektoratit shtetëror për arsim, Tome Spirovski, po e mbron Arbër Ademin sepse e ka bashkëqytetar, kurse Afrim Salihu, udhëheqësi i sektorit të mbikqyrjes inspektuese, po e fsheh rastin sepse edhe vajza e tij është e punësuar në UT.

Inspektori Ilievski, thotë se tërë shpresën e ka në Komisionin shtetëror kundër korrupsionit. Ai thotë se tani fjalën duhet ta marrë kryeministri, Zoran Zaev dhe BDI, sepse ata i kanë vendosur në funksion Arbër Ademin dhe Agim Nuhiun.

“Të shoh tani ato që shkuan, posaqërisht udhëheqësi i sektorit të mbikqyrjes inspektuese, Afrim Salihu, që shkoi të shoh për dokumente të tjera, se a do ta shoh edhe dosjen e vajzës së vet, asistente, e cila është aty e punësuar, ku ka konflikt interesesh”, theksoi Gjorgji Ilievski, Inspektor I Arsimit të Lartë.

Nga Inspektorati shtetëror i arsimit thonë se rasti po hetim. Ky institucion me datë 6 qershor ka kryer një inspektim jo të rregullt, ku nga Universiteti i Tetovës janë marrë edhe dokumente shtesë.

“Inspektorati shtetëror i arsimit distancohet nga qëndrimet e tija personale, për çka është ngritur procedurë për vërtetimin e gjendjes faktike të institucionit të arsimit të lart për dhe rreth procedurave të zbatuara për zgjedhjen e personave të përmendur në titujt arsimo-shkencor, për çka është dhënë urdhër ( më 05.06.2019) deri te Udhëheqësi i sektorit për mbikëqyrje inspektuese që të kryhet mbikëqyrje jo e rregullt në Universitetin e Tetovës”, thonë nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit.

Ministri arsimit dhe shkencës, Arbër Ademi dhe zëvendësministri i punëve të brendshmë, Agim Nuhiu, po heshtin. Nuk janë prononcuar ende në lidhje me akuzat e inspektorit, Ilievski edhe përkundër përpjekjeve që TV21 bëri.

Parregullësitë në Universitetin e Tetovë janë konstatuar gjatë një kontrolli rutinor të Inspektoratit për arsim.

Në prill të vitin 2016, Arbër Ademi dhe Agim Nuhiu janë emëruar në postet e ministrit dhe zëvendësministrit. Sipas ligjit për marrëdhënie pune, neni 151, puna që kanë ushtruar në fakultet u pauzohet. Mirëpo të dy funksionarët janë avancuar në Docent derisa ende ushtrojnë detyra zyrtare.

Përgatiti: Almedina Ismajli