Xhaferi takoi drejtorin e Qendrës për Bashkëpunim të Sigurisë RAKVIAK

0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot e pranoi Gjeneralin Jeronim Bazo, drejtor i RAKVIAK – ut, Qendrës për Bashkëpunim të Sigurisë.

Kryetari Xhaferi, u zotua për thellimin e bashkëpunimit të vendosur me Qendrën Rajonale për Kontrollin dhe Verifikimin e Armatimit dhe ndihmën në implementimin. Njëkohësisht, ai vu aksent mbi parimet për të cilat angazhohet RAKVIAK a për të cilat jemi të gjithë të një mendimi se duhet ti respektojmë, si anëtare të RAKVIAK-utr por edhe si faktorë që duhet të japin kontribut të fuqishëm në sigurinë rajonale.

Gjatë takimit, Gjenerali Bazo shprehu kënaqësi të madhe për takimin e realizuar dhe njëkohësisht drejtoi falënderim për konferencën e suksesshme të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe RAKVIAK-ut, që u mbajt vitin e kaluar në Shkup. Drejtori Bazo i vlerësoi pozitivisht rrjedhat aktuale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe tha se ky është shembull të cilin duhet ta ndjekin të gjitha shtetet.

Në vazhdim, të dy bashkëbiseduesit këmbyen mendime dhe shprehën besim në bashkëpunimin mëtutjeshëm ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe RAKVIAK-ut në të ardhme.

Estonia ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO

0

Parlamenti i Estonisë në seancën e sotme plenare e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO. Nga gjithsej 29 shtete anëtare të NATO-s, Estonia është vendi i 17 që ratifikon Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Ruskoska: Ndaj disa funksionarëve aktual janë ngritur procedura hetimore

0

Shefja e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska deklaroi se për momentin po zhvillohen procedura para hetimore dhe hetimore  për disa funksionarë të caktuar aktual  duke shtuar se lëndët janë për krim ekonomik dhe korrupsion  por pa zbuluar më shumë detaje duke thënë se të njëjtat janë sekret për momentin.. Ndërkohë Federiko Kafeiro De Raho,  prokuror publik për ndjekje të mafisë dhe terrorizmit në Itali i cili sot ishte pranishëm në Maqedoni, i pyetur për përmendoret e projektit “Shkupi 2014” sepse siç është e ditur një kompani Italiane ka punuar shumicën e skulpturave për projektin në fjalë De Raho ka thënë se nuk ka njohuri nëse shkritorja që janë bërë një pjesë e mirë e përmendoreve është ende nen hetim.

 

Porosia që Clinton e dha për kosovarët pranë statujës së tij

0

Ish presidenti amerikan, Bill Clinton i cili po qëndron në Kosovë për të festuar 20 vjetorin e çlirimit ishte edhe pranë statujës së tij në Bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë . Aty u zbulua edhe një pllakë në nderim të Clinton dhe ish sekretares së shtetit Medeline Albrgiht.

Clinton falënderoi popullin e Kosovës për pllakën si dhe foli edhe për statujën e tij.
“Po jetojmë në një kohë më shumë mundësi, mund ta shfrytëzojnë këtë rast në qoftëse njerëzit janë të lirë gjithandej për të ndërtuar jetën e tyre në mënyrën më të mirë që munden, jo të brengosën se ku janë lindur se çfarë përkatësie etnie janë nëse janë gra apo burra, çfarë do ndasie mes qenieve njerëzore të injorohet përderisa jeni njerëz të mirë dhe nëse i trajtoni të gjithë të tjerët me respekt nëse i bindeni ligjit dhe natyrisht të mundet me dashuri urrejtja. Kjo është porosia ime për Kosovën.”, tha Clinton.

Ai po ashtu kujtoi kohën kur bashkëshortja e tij ish sekretarja e shtetit amerikan Hilary Clinton ishte në Kosovë. “ Ajo po tallej me mua sepse kisha një statujë kaq të madhe”, tha ndër tjerash Clinton.

Sot bëhen 20 vjet që kur trupat e NATO-s ishin futur në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave dhe shovinizmit serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës. Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, i kishte paraprirë një lufte të ashpër mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe (ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve) dhe pas shumë masakrave të kryera ndaj civilëve shqiptarë. Hyrja e trupave të NATO-s ishte bërë pas marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjenerali britanik, Mike Jackson. Me këtë marrëveshje, Serbia ishte detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova./21Media

PAS KËRCËNIMIT TË ZAHARIEVËS, QEVERIA SHPRESON SE DO TË KETË MARRËVESHJE ME BULLGARINË PËR GOCE DELLÇEVIN

0

Pas paralajmërimeve të ministres bullgare, Ekaterina Zaharieva se Bullgaria mund të tërhiqet nga puna e komisionit të përbashkët nëse nuk konstatohet se Goce Dellçev është bullgar, zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamed Hoxha, tha se shpresojnë se komisioni do të dal me zgjidhje që do të jetë në drejtim të fqinjësisë së mirë dhe miqësisë. Nuk do të bëjmë kompromis me të vërtetën. Nga Maqedonia e Veriut nuk duam asgjë më shumë se e vërteta, tha ministrja bullgare për punë të jashtme, Ekaterina Zaharieva, me rastin e mospranimit të komisionit bullgar për festimin e përbashkët të Goce Dellçevit më datë 7 tetor.

“Ne shpresojmë që komisioni i cili është formuar ndërmjet dy Qeverive në bazë të marrëveshjes për miqësi të mirë do të gjej zgjidhje në drejtim të miqësisë mirë mes dy vendeve”, theksoi zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha.

BRUKSEL, PENDAROVSKI KËRKON HAPJE TË NEGOCIATAVE, TUSK: JO GJITHA VENDET JANË TË PËRGATITURA PËR TË MARRË VENDIM

0

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski nga Brukseli tha se Maqedonia e Veriut do të jetë më efikase në të ardhmen nëse vendet anëtare vendosin që të hapen negociatat aderuese. Sipas tij ky është realitet politik i Ballkanit. Pendarovski tha se është i vetëdijshëm për mangësitë dhe punën që e presin vendin në të ardhmen.

“Jemi të vetëdijshëm se nevojiten ende reforma dhe pajtohem se kemi dobësi dhe se na pret ende punë, por e kam patjetër të theksoj një realitet politik ballkanik: Ne jemi më efikas kur para nesh kemi punë konkrete ndërsa negociatat për anëtarësim janë mjeti më i mirë i reformave”, deklaroi Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

E ndonëse e pranon se Maqedonia e Veriut, këto dy vitet e fundit i ka dërguar të gjitha sinjalet e duhura që Bashkimi Evropian i pret nga një vend kandidat, Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk i tha Pendarovskit se jo të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë të përgatitura që këto ditë t’i hapin negociatave aderuese.

“Nuk dua t’i paragjykoj vendimet e BE-së. ju bëtë gjithçka që pritej nga ju, por dua të jem i sinqertë me ju, jo të gjitha vendet janë të përgatitura për të marrë vendim për hapjen e negociatave ditëve në vazhdim. Personalisht besoj se mund të jetë vetëm një vendim, negociatat të nisin në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Pyetja nuk është “nëse” por “kur?”. Nëse jam pak i kujdesshëm kjo është për shkak se e di se ndonjëherë arritja e konsensusit mes vendeve anëtare merr më shumë kohë se sa do të doja, por nuk ka dyshim se vendi juaj dhe i gjithë rajonit është në Bashkimin Evropian”, theksoi kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Pendarovski dhe Tusk u takuan në Këshillin Evropian në Bruksel, në kuadër të vizitës së parë zyrtare të Pendarovskit si President. Ai do të takohet edhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së për punë të jashtme dhe siguri Federika Mogerinin, ndërsa do të flasë edhe në tribunën “Miqtë e Evropës”.

Përgatiti: Besir Arifi

U SHTY SEANCA PËR RASTIN “TALIR” PËR MË 28 QERSHOR, GRUEVSKIT DO TË GJYKOHET NË MUNGESË

0

Seanca kryesore për rastin “Talir” të PPS-së është shtyrë për më 28 qershor, për shkak  të vdekjes së një familjari të afërt të përfaqësuesit të personit juridik, VMRO-DPMNE-së. Deri atëherë të akuzuarit duhet të përgatitin fjalët e tyre hyrëse ndërsa Gjykata vendosi që të akuzuarit, Nikolla Gruevskit, t’i gjykohet në mungesë.

Gjykata ka sjell një vendim të tillë pasi që pranoi kërkesën e parashtruar nga Prokurori publik më 2 prill të këtij vitit, që Gruevskit t’i gjykohet në mungesë pasi që nuk është i kapshëm për organet e vendit. Në seancën e sotme pala mbrojtëse, avokati Donço Nakov kërkoi që para se të fillojë procesi, Gjykata të sjell vendim për kërkesën për interpretim autentik për kompetencat e PPS-së që është dorëzuar në Kuvend nga prokurori shtetëror publik në lidhje me mendimin juridik të sjellë nga Gjykata Supreme sipas së cilit PPS-ja nuk është kompetente që të jetë paditës pas 30 qershorit të vitit 2017. Në lidhje me këtë reagoi prokurori publik, Trajçe Pelivanov nga PPS, i cili tha se Gjykata nuk duhet të sjell vendim dhe se vlerëson se Gjykata me veprimin e deritanishëm, dërgimin e ftesave dhe lejimin e mbajtjes së fjalimit nga prokurorët publik të PPS-së, e pranon PPS-në si paditës të autorizuar. Lënda “Talir” e PPS-së është në lidhje me financimin joligjor të VMRO-DPMNE-së.

Kaos në kufirin e Bllacës, Kolona të gjata me kilometra

0

Kolona të gjata me kilometra edhe sot në pikën kufitare të Bllacës. Nga MPB dje thanë se është e është ndryshuar sistemi i vjetër me sistemin e ri dhe si duket tani procedura e kontrollit të dokumenteve po shkon më ngadalë.
Qytetarët thonë se pritjet në doganë janë shtuar ndjeshëm dhe se kjo po shkakton nervozë tek ta.
Ndryshe Autostrada “Arbën Xhaferi” para disa javësh u përurua me një ceremoni madhështore, me çka pritej që qarkullimi të zhvillohet më shpejt, por megjithatë pritjet në kufi janë ato që po shqetësojnë qytetarët./TV21

 

De Raho: Pa ndihmën e shteteve mike nuk mund ta luftoni krimin e organizuar!

0

Pa ndihmën e shteteve mike asnjëherë nuk mund ta luftoni krimin e organizuar kjo ishte porosia e Prokurorit Italian Federico Cafiero de Raho që u dërgoi pjesëtarëve të sistemit gjyqësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

De Raho theksoi se krimi i organizuar dhe terrorizmi është shumë i pasur i cili ndërhyn edhe në politik po edhe në ekonomi. Në ekonomi fshihet pas individëve të caktuar. Federico Cafiero de Raho theksoi se duhet të bisedojnë se si të veprojnë së bashku në teren. De Raho me theks të veçantë tha se informacionet janë kyçe për luftimin e krimit ndërkombëtar, prandaj është shumë e nevojshme edhe komunikimi direkt mes prokurorëve, gjykatësve dhe policisë.

Basha takon aleatët para nisjes së konsultimeve me Metën

0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti mesditën e sotme në një takim krerët e partive aleate.

Takimi u mbyll ne oren 12: 49 dhe vjen para nisjes së konsultimeve me presidentin Ilir Meta për datën e re të zgjedhjeve.

Takimet nisin fill pas kthimit të Metës nga Kosova, ku do të marrë pjesë në festimet e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Nuk dihet se kur do të zhvillohen bisedimet me të majtën në pushtet dhe as nëse kryeministri Edi Rama do ta pranojë apo jo këtë ftesë nisur nga fakti se ka deklaruar se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor edhe pas dekretit të Presidentit për ta anuluar këtë datë./oranews