Agjencia për Zbatimin e Gjuhës dhe IMG zotohen për bashkëpunim në të ardhmen

0

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, priti në takim njoftues Argjent Karain, shef i zyrës së International Management Group (IMG).

IMG-ja është e pranishme në Republikën e Maqedonisë së Veriut që nga viti 2001 dhe kanë një sërë projektesh të suksesshme në sferën e kulturës dhe arsimit, duke përfshirë edhe zbatimin e gjuhës në nivel vendor.

Në takim u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit të Agjencisë dhe IMG-së, si dhe sferat të cilat janë parësore për zbatimin e gjuhës.

Palët u pajtuan që ky takim të japë edhe fryte konkrete, duke bashkëpunuar në realizimin e projekteve të përbashkëta.

Në “luftë për KZAZ-të”, disa të plagosur nga përplasjet në Burrel, Kamëz, Pogradec dhe Gjirokastër

0

Mbështetës të opozitës janë duke u përpjekur, që prej mëngjesit, për të marrë nën kontroll ambientet e KZAZ-ve. Përplasjet midis protestuesve dhe policisë janë përqendruar vetëm në ato bashki që drejtohen nga kryebashkiakët e PD dhe LSI, pas urdhrit të tyre për KQZ-në që të lirojnë ambientet. Këto bashki kanë njohur dekretin e Presidentit për shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.

Qarku Korçë

Në Devoll ka qenë një automjet i tipit ‘BMW’ që ka bllokuar rrugën ku ndodhet KZAZ-ja. Drejtuesi i mjetit është përplasur me policinë pas kërkesës së efektivëve për të liruar rrugën.

Në Bilisht mbështetësit e opozitës janë mbledhur përpara qendrës së KZAZ-së. Ata kanë hedhur shishe dhe sende të tjera drejt qendrës dhe më pas janë larguar. Nuk raportohet për persona të lënduar.

Situatë më e tensionuar paraqitet në Pogradec, aty ku protestuesit janë përpjekur të marrin në kontroll ambientet e KZAZ-së. I pranishëm është edhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili ka debatuar me drejtuesit e policisë. Protestuesit janë zbrapsur nga policia, ndërkohë që situata vijon të jetë e tensionuar.

Qarku Mat

Situatë e rënduar raportohet edhe në Burrel, ku policia ka përdor gaz lotsjellës ndaj protestuesve që kërkuan të marrin nën kontroll ambientet e KZAZ-së 16. Në mbështetje të policisë lokale kanë mbërritur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Nga përplasja ka patur disa të lënduar.

Pranë KZAZ-së nr.17 në bashkinë e Klosit raportohet gjithashtu për situatë të tensionuar. Pas përplasjes me policinë, protestuesit kanë thyer kompjuterat dhe kanë djegur materialet zgjedhore.

Qarku Tiranë

Edhe në Kamëz ka patur përplasje midis protestuesve dhe policisë. Efektivët kanë përdorur sprai me piper për të shpërndarë turmën që tentoi marrjen nën kontroll të KZAZ-së. Nga përplasja raportohet se kanë mbetur të plagosur tre policë dhe një qytetar.

Në Kavajë ka patur tensione që në mëngjes ku protestuesit kanë kërkuar lirimin e ambienteve të KZAZ. Burime për Top Channel bëjnë me dije se protesutesit do të grumbullohen sërish në orën 20:00 në qendër të Kavajës, për të kërkuar sërish lirimin e KZAZ-së.

Qarku Gjirokastër

Nënkryetari i bashkisë Gjirokastër është paraqitur pranë KZAZ-së 78 për të kërkuar lirimin e objektit. Kreu i KZAZ-së ka kërkuar që në mëngjes mbrojtjen nga policia dhe për momentin nuk raportohet për tensione.

Qarku Berat

Pas rreth 1 orë përplasjesh, në KZAZ-në e Skraparit është shpërndarë turma që ndodhej brenda ambienteve të Pallatit të Kulturës. Burimet në vendngjarje konfirmojnë se nuk ka pasur të lënduar dhe se turma ka thyer xhamat e KZAZ. Forca të shumta të policisë dhe FNSH-së ka shpërndarë turmën e mbledhur përpara KZAZ Skrapar. Si pasojë e përplasjeve, një polic ka mbetur i plagosur.

Shpërndahen opozitarët që tentuan të hyjnë me forcë brenda KZAZ 64 në Berat. Pas një ore qëndresë nga ana e policisë, përfaqësuesi i PD-së, Eno Bozdo shpërndau turmën e protestuesve. Gjatë protestës u hodhën edhe tymuese.

Qarku Fier

Bashkia e Mallakastrës i ka dërguar kërkesë Presidencës, Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme për lirimin e ambienteve ku janë depozituar materialet zhgjedhore. KZAZ 61 Mallakastër është spostuar në palestren e shkollës së mesme “Dervish Hekali”, për arsye rikonstruksioni të kinemasë së qytetit. Kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj paralajmëron tensionim të situatës në rast se materialet zgjedhore nuk do të largohen nga ambientet ku janë vendosur.

Qarku Lezhë

Në Lezhë është policia bashkiake që kërkon informacion nëse janë liruar KZAZ 12 dhe 13.

Qarku Kukës

Pas disa momente tensionesh në Kukës, Policia me një marrëveshje me drejtues të bashkisë së këtij qyteti kanë rënë dakord që të largojë materialet e KZAZ. Aktualisht nuk raportohet për përplasje në Kukës./tch

Shoqërohet në komisariat ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi

0

Është shoqëruar në komisariat ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi. Së bashku me Çupin është shoqëruar edhe kryetarja e FRPD-së në Mat, Denisa Vata. Çupi ka konfirmuar në një komunikim telefonik me Top Channel se ndodhet në komisariatin e Matin. Ajo theksoi se është shoqëruar nga policia pa i dhënë asnjë arsye.

Mati ka qenë sot një nga pikat më nxehta sa i përket përplasjeve të policisë me mbështetësit e opozitës, të cilët kanë kërkuar të marrin në kontroll KZAZ-të. Disa protestues dhe efektivë të policisë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjeve të dhunshme.

Më herët ka qenë ish-deputeti tjetër i PD-së, Bardh Spahia që është shpallur në kërkim nga policia, për ngjarjet e ndodhura dje në qytetin e Shkodrës./tch

Lajçak: “Askush nga 28 vendet anëtare të BE-së nuk tha se nuk duhet të japim datë për Maqedoninë e Veriut”

0

Kryesuesi aktual i OSBE-së dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Slllovakisë Miroslav Lajçak, theksoi se në takimin e djeshëm të ministrave të jashtëm të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, askush prej tyre nuk tha që nuk duhet të japim datë për Maqedoninë e Veriut.

“BE ka përgjegjësin për këtë rajon dhe kur partnerët tanë luajtën sipas rregullave tona, neve na takon  gjithashtu t’i respektojmë rregullat tona, dhe ky është pikërisht rasti me Maqedoninë e Veriut. Unë thash se dje nuk kishte asnjë nga 28 vendet anëtare të BE që tha, Jo ne nuk duhet të japim datën për Maqedoninë e Veriut. Shumica e vendeve thanë se duhet të jepet data, por nuk mund ta bëjmë tani për shkak të politikave të brendshme në Gjermani. Nëse nuk ndodhë diçka e paparashikueshme negative deri në tetor , unë pres që qartë data të merret në tetor”.

Dimitrov: “Suksesi i vendit do të jetë sinjal i fuqishëm për gjithë rajonin”

0

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov thot se është shumë e rëndësishme që Bashkimi Evropian të tregojë seriozitet në aspektin e perspektivës evropiane të këtij rajoni. Dimitrov shton se suksesi i vendit do të jetë sinjal i fuqishëm për gjithë rajonin, se dera e Evropës është e hapur.

“Suksesi i vendit do të jetë sinjal i fuqishëm për gjithë rajonin, se dera e Evropës është e hapur, përderisa kjo nuk ndodhë atëherë kjo do të jetë pikë në atë perspektivë dhe mendoj se barra  në muajt e ardhshëm  i bie vendeve anëtare të BE-së. Mos marrja e datës do të ndikojë direkt mbi kredibilitetin e BE-së. Nëse BE nuk do të mund të bëjë dallimin në këtë rajon atëherë do të jetë  e vështirë të besojmë se BE mund të bëjë ndryshime në ndonjë vend tjetër”.

Katrugallos për konkluzionet e Këshillit të Evropës, “Marrëveshja e Prespës është çelës për të ardhmen Evropiane”

0

Shefi i diplomacisë greke, Jorgos Katrugallos mendon se përmendja e Marrëveshjes së Prespës në konkluzionet e Këshillit të ministrave të punëve të jashtme të BE-së, është e rëndësishme për Greqinë, sepse respektimi i Marrëveshjes në tërësi tashmë është kusht për ardhmërinë e vendeve fqinjë në Evropë. Në emisionin debativ në televizionin shtetëror të Greqisë, ERT, ministri i punëve të jashtme të Greqisë, i komentoi konkluzionet për Turqinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, njoftoi korrespondentja e AIM nga Athina. Prespa, e zgjidhi kontestin mes dy popujve dhe na garanton se nëse vjen ndonjë qeveri tjetër, e njëjta nuk do të mund të kthehet prapa në të kaluarën e errët nacionaliste, për shkak se respektimi i Marrëveshjes së Prespës tashmë është kusht për ardhmërinë në Evropë, tha Katrugallos për ERT duke i komentuar konkluzionet e Këshillit të ministrave të punëve të jashtme të BE-së.

Pendarovski kërkon shkarkim të Dodovskës, e propozon Spasovin për anëtar të Këshillit për Eurointegrime

0

Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski ka dërguar njoftim deri te kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime në Kuvend, Ilija Dimovski, se Aleksandar Spasov i cili është docent në Universitetin Sh. Kiril dhe Metodi është propozuar si përfaqësues i kabinetit të Presidentit, si anëtar i Këshillit nacional për eurointegrime. Njëkohësisht, kabineti i Pendarovskit kërkon shkarkim të profesoreshës Ivanka Vasilevska, në të kaluarën Dodovska, e cila ishte përfaqësuese e Këshillit nacional për eurointegrime të kabinetit të mëparshëm. Dodovska aktualisht është anëtare e Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, ndërsa si anëtare e Këshillit nacional për eurointegrime është propozuar nga ish presidenti Gjorge Ivanov.

Shqiponja vendoset pak kilometra larg pikës kufitare me Serbinë

0

Zyrtarët e Komunës së Podujevës nuk marrin pjesë në përurim

Në 20 vjetorin e çlirimit të Komunës së Podujevës është përuruar memoriali “Shqiponja”, që është vendosur pak kilometra larg pikës kufitare me Serbinë.

Ideja për vendosjen e këtij memoriali ka qenë e Florent Hasanit, i cili është edhe asamblist në Komunën e Podujevës nga radhët e Vetëvendosjes, ndërsa investitori është Muhamet Hasani.

Në përurimin e këtij memoriali ka marrë pjesë edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit Rrustem Mustafa, i cili tha se nuk ka ndjesi më të mirë sesa kur nën intonimin e himnit kombëtar me të cilin e kanë përfunduar luftën e UÇK-së të gjenden para monumentit të “Shqiponjës”.

“Po jetojmë në dekadën e parë të shekullit 21, shekulli 21 dekada e parë do të jetë fundi i armiqësive të shqiptarëve me shtete në rajon dhe të përkrahur edhe bashkërisht me NATO-në, ShBA-të dhe shtetet miqësore ne do të ndërtojmë një strategji të re e cila do të ndërtojë miqësi me të gjitha shtetet përreth. Kjo shqiponjë që sot do ta zbulojmë do të fluturojë e lirë, do të rrugëtojë e lirë bashkë me ne”, tha Mustafa.

Në përurim ka marrë pjesë edhe gazetari Marin Mema. Ai tha se respekton veprën e luftëtarëve pasi shumë prej tyre mund të bënin jetë komode, por që kanë zgjedhur të luftojnë, të vdesin për kombin dhe për flamurin.

“Për mua ky monument simbolizon pikërisht sakrificat, lotët, dhimbjet e nënave, baballarëve, e fëmijëve që ende sot e kësaj dite nuk kanë një varr ku të prehen, e fëmijëve, baballarëve, nënave dhe gjysheve që ende sot nuk dihet ku gjende dhe askush nuk e merr përgjegjësinë për ta. Por, në të njëjtën kohë ky monument për mua simbolizon edhe të ardhmen, duhet të tregohemi të aftë të ndërtojmë të ardhmen, askush nuk do të na fal asgjë, jemi vet ne që duhet të ndërtojmë të ardhmen tonë, jemi ne vet që duhet t’i japim udhë asaj që na do zemra, pa e bërë këtë asgjë nuk do të ndodh. Për mua e ardhmja është absolutisht forcimi i ekonomisë tonë kombëtare, sepse nga aty nis gjithçka. Trojet shqiptare janë të pasura, por për fat të keq sot pasuritë e trojeve shqiptare grabiten, masakrohen, dhunojnë dhe ne sot po na ikin të gjithë të rinjtë në trojet shqiptare. Dhe kjo është e pafalshme, prandaj ne sot duhet t ë dimë të gjithë bashkë të ndërtojnë të ardhmen tonë, sepse kaluam luftën, sakrifica, qëndruam në këmbë dhe ky monumenti këtu është pikërisht simboli që ne jemi këtu në këmbë, por tash vërtet duhet të dimë të përballojmë një sakrificë tjetër, të ndërtojmë të ardhmen tonë”, tha Mema.

Ai shtoi se nuk do të lejojë asnjëherë që dikush ta përçajë me vëllezërit e tij në Dardani, pasi sipas tij, gjakun e kanë bashkë dhe të ardhmen nuk mund ta ndal askush që ta kenë bashkë.

Në përurimin e këtij memoriali nuk kanë marrë pjesë zyrtarë nga Komuna e Podujevës./21Media 

Trump fillon fushatën për zgjedhjet e 2020-ës

0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka nisur zyrtarisht fushatën e tij për zgjedhjet e presidenciale të vitit 2020, duke thënë se demokratët po kërkojnë të “shkatërrojnë vendin”.

Trump, gjithashtu tha në një tubim në Orlando, Florida, se nën udhëheqjen e tij do të zhdukej sëmundja e AIDS-it dhe do të zbulohej një kurë për “shumë sëmundje, duke përfshirë edhe kancerin”.

Florida është shpesh një vend i rëndësishëm në zgjedhjet presidenciale të SHBA.

Aty, Trump fitoi në vitin 2016, por disa sondazhe tregojnë se ai nuk po qëndron mirë në krahasim me kandidatët potencialë demokratë për votimin e vitit 2020.

Trump është favorit që të jetë kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Në anën tjetër, më shumë se 20 kandidatë demokratë kanë shpallur synimet për të kërkuar nominimin, derisa sondazhet po i udhëheq, ish-nënpresidentin Joe Biden.

Eskorta e Princit William goditi një grua, policia filloi hetimet

0

Përplasja ndodhi kur Duka dhe Dukesha e Kembrixhit shkonin nga Londra në Windsor

Një hetim policor u nis pasi një grua dyshohet se u godit nga ekskorta e Princit William të hënën në jug-perëndim të Londrës. Përplasja besohet të ketë përfshirë një motor policie dhe ndodhi kur Duka dhe Dukesha e Kembrixh u larguan nga Londra në Windsor.

William dhe Kate ishin “thellësisht të shqetësuar dhe të pikëlluar” nga ngjarja dhe ishin në kontakt me familjen e gruas së moshuar dhe dërguan lule”, i tha një zëdhënës Daily Mail.

Zyra e pavarur për hetime e Policisë tha se gruaja, Irene Mayor 83 vjeçare, ishte dërguar në spitalin e Londrës në një gjendje serioze, por të qëndrueshme.

“Në përputhje me procedurën, shërbimi policor metropolit i referohej përplasjes në IOPC,” tha organi publik në një deklaratë.

Ky cilësohet të jetë incidenti i katërt që përfshin një anëtar të familjes mbretërore në shtatë muajt e fundit./21Media