Kryesuesi aktual i OSBE-së dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Slllovakisë Miroslav Lajçak, theksoi se në takimin e djeshëm të ministrave të jashtëm të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, askush prej tyre nuk tha që nuk duhet të japim datë për Maqedoninë e Veriut.
“BE ka përgjegjësin për këtë rajon dhe kur partnerët tanë luajtën sipas rregullave tona, neve na takon gjithashtu t’i respektojmë rregullat tona, dhe ky është pikërisht rasti me Maqedoninë e Veriut. Unë thash se dje nuk kishte asnjë nga 28 vendet anëtare të BE që tha, Jo ne nuk duhet të japim datën për Maqedoninë e Veriut. Shumica e vendeve thanë se duhet të jepet data, por nuk mund ta bëjmë tani për shkak të politikave të brendshme në Gjermani. Nëse nuk ndodhë diçka e paparashikueshme negative deri në tetor , unë pres që qartë data të merret në tetor”.
